web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive/ “Shkrihet” Gjykata e Krimeve të Rënda

20 Mars 2018, 12:58, Kronika CNA

Me një vendim të Gjykatës së Lartë të dhënë dje, Gjykata e Krimeve të Rënda pothuajse është shkrirë.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se vendimi ka ardhur pas një konflikti të lindur mes gjykatës së rrethit Durrës me Gjykaten e Krimeve të Rënda.

Vendimi është dhënë dje, duke çuar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me trafiqet, nga Gjykata e Krimeve të Rënda drejt gjykatave dhe prokurorive të rretheve.

Pra, prokuroria e Krimeve të Rënda nuk do ti ketë më në kompetencë hetimet apo dhënien e vendimeve për trafiqet. Nga ana tjetër, mësohet se Gjykata e Krimeve të Rënda do të vazhdojë të ketë në kompetencë grupet e strukturuara kriminale.

Pra, kur kemi raste te trafiqeve, të cilat janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, atëherë do të jetë kompetencë e Krimeve të Rënda. Rastet e tjera, me vendimin e djeshëm të Gjykatës së Lartë, i kanë kaluar prokurorive dhe gjykatave të rretheve./ CNA.al





Lajmet e fundit nga