Votimi për strukturat drejtuese/ Berisha: Kemi ekipin më të mirë në historinë e PD-së
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për med...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për med...
Thuhet se mollëzat e kërcyera në fytyrën e një gruajë janë tipari që i jep hijëshi çdo karakteristike tjetër. Ky tipar, ka qenë gjithnjë i lakmuar nga gratë dhe vajzat. Gjithashtu një tjetër mit që ekziston për mollëzat thotë se sa më të mëdha dhe të dukshme të jenë ato në fytyrën e një gruajë, aq më e pjekur dhe pjellore është ajo.
Sot, duket se është e thjeshtë për ta parë veten me mollëza si ato të Sophia Loren, Gina Lollobrigida, apo Michelle Pfeiffer. Mjafton pak botox dhe kaq!
Sigurisht, ajo që zgjon më tepër kuriozitetin tonë janë gratë e njohura shqiptare me mollëzat më të bukura, por krejtësisht natyrale. Më poshtë kemi listuar 10 prej aktoreve të kinematografisë së vjetër shqiptare, mollëzat e të cilave nuk do t?i harrojmë kurrë!
1. Roza Anagnosti
Një ndër aktoret më të kërkuara nga regjisorët e asaj kohe ishte padyshim Roza Anagnosti. Aktorja e shumë filmave shqiptarë përpos aftësive të saj në fushën e kinematografisë, spikati gjithashtu për tiparet.
Ndonëse cilësia e fotos së mësipërme nuk krahasohet me ato që mund të shkrepen sot, mollëzat e aktores dallohen fare mire nga fytyra me prerje gati perfekte.
Dhe kush më mirë se kjo foto e saj e viteve të fundit e provon këtë. Ato mollëza kanë mbetur po ashtu. Të larta dhe gjithë hijëshi!
2. Tinka Kurti
Mollëzat e Tinka Kurtit nuk mund të të shpëtojnë kurrsesi. Të ngritura, natyrale dhe në harmoni me çdo tipar tjetër të saj.
Vitet mund të bëjnë çtë duan, por mollëzat janë po aty!
3. Ermira Gjata
Aktorja e ‘Shi në plazh’ dhe shumë filmave të tjerë duket sikur nuk ka nevojë për kurrëfarë grimi për t’i nxjerrë në pah tiparet.
Të njëjtat mollëza duket se ka edhe pas shumë shumë vitesh.
4. Elida Janushi
Mësuesja e famshme tek ‘Shoku Ynë Tili’ dhe aktore e shumë filmave të tjerë, ka dalluar gjithnjë për shikimin tipik dhe mollëzat e qeshura.
5. Eva Alikaj
Me shumë gjasa të gjithë aktoren e njohim ndryshe si ‘Elsa’, personazhin e famshëm tek filmi Pallati 176-të. Mollëzat e kapërcyera harmonizoheshin perfekt me fytyrën e imët të aktores.
6. Antoneta Papavli
Që nga koha kur është shkrepur kjo foto kanë kaluar shumë dekada dhe sërish nuk ka asgjë që mund të fshehë mollëzat e aktores së pavdekshme.
7.Matilda Makoçi
Makoçi nuk mund t’i mungonte kurrsesi kësaj liste. Mollëzat dhe buzëqeshja e një prej aktoreve më të bukura të kinemasë ka mbetur për një kohë të gjatë në kujtesën e shqiptarëve.
Pavarësisht viteve, tiparet e Matilës janë po ato të 25 viteve më parë.
8. Pavlina Mani
Përpos tipareve të tjera për të cilat është shquar gjithnjë, aktorja e njohur e shumë filmave vazhdon ende të identifikohet për mollëzat e ngritura. Edhe pse vitet kanë bërë punën e tyre duke holluar pjesën e poshtëme të fytyrës, asaj i mjafton vetëm një buzëqeshje!
9.Merita Zoto
Ishte e pamundur që kur shfaqej ‘Irena’ e famshme e Pallatit 176-të, të mos të mbeteshin sytë tek mollëzat perfekte dhe të qeshura. Aktorja është gjithashtu super frymëzim për këdo që vendos të bëjë mollëzat. Sigurisht, nëse do të mund t’ja realizojnë kështu!
10. Luiza Xhuvani
Luiza Xhuvani me të drejtë konsiderohet si një ndër aktoret më të bukura të kinematografisë shqiptare! Vitet kanë ndaluar për të dhe mollëzat e saj!Burimi:Anabel.al/CNA
Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, publikoi para pak...
Një grua e shëndetshme është tallur shumë në internet për fa...
Romanca e Eva Muratit me djalin e ish-kryetares së parlament...
Luftërat e spiunëve janë të vjetra sa bota, aq sa amerikanët...
Ky vit duke se ka lenë i mbushur me gëzim për vipat shqiptar...
Linda Rei është transgjinorja më e komentuar shqiptare në me...
Me anë të një postimi në “Instagram”, gazetarja e njohur, Fa...
I ftuar dje në emisionin më të ri të TV Klan, “Në Kurthin e ...
E ftuar dje tek “Rudina” ishte këngëtarja shumë e dashur për...
Bukuria përfundimisht është e trashëgueshme dhe Linda Flloko...
Epo, ishte bukur për aq sa zgjati sepse Fifth Harmony, grupi...
Ndoshta mund të duket shumë shpejt, por kur vjen puna për të...
Prej ditësh mediat janë duke shkruar për deklaratat e Mustaf...
Sot pasdite mediat online shkruan për një përplasje mes “Vip...
Kristina Baki është një ndër modelet më të suksesshme shqipt...
Modelja e rrobave të banjës, Olivia Buckland, ka “shpërqëndr...
Kinematografisë i kishte munguar Julia Roberts. Këtë herë ak...
Lajmet për rikthimin e saj me Justin Bieber, dhe më pas për ...
Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i “Facebook”-ut, Mark Zuckerb...
Xhinset e disa viteve më parë po rikthehen dhe këtë sezon në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...