“Jo sipas karrierës, por kush rri pas Berishës”/ Murrizi: Problemi në PD, mungesa e garës
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...
Debati që shkaktoi ditët e fundit revista amerikane ?Mother Jones? për disa financime të dyshimta të Partisë Demokratike ka rihapur një debat sa të vjetër aq edhe delikat në Shqipëri.
Ku i gjejnë paratë partitë politike? Pra, nga financohen? Kush janë donatorët e tyre? Sa para marrin ato nga anëtarët dhe sa marrin nga favoret që krijojnë kur janë në pushtet apo duke shitur heshtjen kur janë në opozitë?
Asnjëherë nuk ka patur informacione bindëse dhe shterues për financat e partive, të cilat në perceptimin e përgjithshëm funksionojnë si të lidhura me krimin e ekonomik, me industrinë e kanabisit apo si një bankë bakshishesh.
Për hir të së vërtetës, cilësia e përfaqësimit të partive shqiptare, sidomos atyre kryesore, ka ardhur duke rënë në varësi të rritjes së parave që ato shpenzojnë.
Partitë janë gjithmonë e më të pasura në burime materiale dhe gjithmonë e më të varfra ne burime njerëzore. Sa më shumë para, aq më shumë njerëz pa shkollë dhe me të shkuar të dyshimtë.
Paratë kanë trembur apo kanë zbuar intelektin dhe mendjen nga parlamenti dhe lozhat e partive. Vetëm gjatë ditëve të fundit një biznesmen arriti të hyjë në Parlament duke hequr dy gra të cilat ishin pedagoge. Kjo ndodhi para dy vitesh dhe me një deputet të shumicës, i cili më vonë hyri në listën e dekriminalizimit të Parlamentit dhe u larguar pas presionit amerikan mbi qeverinë.
Sidoqoftë, çështja mbetet se ku i gjejnë paratë partitë? Autoritetet shtetërore, siç është KQZ, në këtë rast nuk ka treguar kurrë gatishmëri për të zbardhur burimet.
Aq më pak ka bërë Prokuroria e Shqipërisë dhe me sa duket kjo situatë e mjegullt do te vazhdojë, derisa partitë kryesore të jenë ato që zgjedhin edhe ata që sipas ligjit duhet t?i kontrollojnë ato vetë.
Pra, anëtarët e KQZ, prokurorët dhe gjyqtarët. Rastet e partive shqiptare që blejnë me para të dyshimta apo të deklaruara fotot me presidentë amerikanë janë të pakrahasueshme dhe tmerrësisht dëshpëruese.
Kryeministra apo kryetarë opozite që harxhojnë qindra mijëra dollarë për një foto me Barack Obama-n apo Donald Trump-in nuk ka patur në rajon.
Shqipëria është vendi më i varfër që harxhon më shumë për një foto apo për një kompani marketingu. Nga ana tjetër, nëse llogariten me imtësi kuotat që anëtarët e partive paguajnë, ato janë të papërfillshme për të furnizuar kaq shumë beteja propagandistike.
Në vazhdimësi, autoritete që monitorojnë fushatat shqiptare, siç ishte dhe rasti i vitit të shkuar, kanë parë se shpenzimet janë marramendëse sidomos nga biznesmenë që hyjnë në Parlament duke paguar së pari partitë që i kandidojnë dhe pastaj zgjedhësit që i votojnë.
Për këto arsye, zbardhja dhe reduktimi i parave të partive mbetet një çështje themelore për vendin. Për sa kohë që partitë kanë çdo pushtet dhe prej tyre buron edhe pushteti ekzekutiv edhe ai legjislativ, është e pamundur të pretendosh se pushtetet në Shqipëri do jenë të pastra për sa kohë që burojnë nga para të dyshimta.
Kjo është njëlloj si të pretendosh që përrenjtë janë të pastër edhe kur burojnë nga një lumë i ndotur. /TCH
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, anëtari i A...
Anëtari i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Si...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati tha...
Vllaznia nuk do të jetë vetëm në këtë fazë të kampionatit. N...
Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, në një postim rë rrje...
Në një bashkëbisedim të zhvilluar pasditen e sotme me qyteta...
Shoferi i biznesmenit Ylvi Beqja, Besnik Musai, dëshmia e të...
Deputeti socialist, njëherësh kryetar i Komisionit të Ekonom...
Kryeministri Edi Rama, në prag të ditës së verës, ka zgjedhu...
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në rubrikën “45 Minuta” në R...
Në një prononcim të dhënë për televizionin Klan, ish-preside...
Ish-Presidenti Bujar Nishani, në një prononcim për TV Klan, ...
Kreu i grupit paarlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integr...
Pas lajmeve të publikuara se kryeministri Edi Rama ishte tak...
Është pezulluar nga detyra shefi i Urbanistikës në Bashkinë ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ftuar në studi...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar në lidhje me ...
Partia Socialiste vijon akuzat në drejtim të kryetarit të PD...
PD ka vijuar sërish me akuza kundër Edi Ramës për lidhjet me...
Mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar të Ligjeve është s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...