web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të jetosh si alien: Këta të rinj po e bëjnë dhe është shokuese

12 Mars 2018, 13:40, Lifestyle CNA

Emrat e tyre të vërtetë janë Hannah Rose Dalton dhe Steven Raj Bakskaran, dy të rinj përkatësisht të moshave 22 dhe 24- vjeç të cilët kanë përqafuar stilin e të jetuarit si alienë. ?Trans njerëzorë? është emri që ata përdorin për të përkufizuar stilin dhe mënyrën e tyre të jetësës. Hannah dhe Steven të cilët aktualisht jetojnë në Montreal kanë një profil Instagrami i cili numëron rreth 169 mijë ndjekës nga e gjithë bota.

Stili i tyre konsiston në modifikimet trupore, përdorimin e rrobave të cilat i dizenjojnë vetë dhe në këpucë me platformë jashtëzakonisht shumë të lartë. Make-up-i që ata përdorin është një shkollë më vete. Vetulla të rruara, sy të dalë jashtë dhe platforma të cilat transformojnë anatominë e tyre të fytyrës janë elementët bazikë që pamja e tyre kërkon.

Të gjitha fotot që çifti ka në Instagram tregojnë po të njejtën pamje por në forma të ndryshme. Në njërën prej fotove në të cilën shfaqet Hannah dixhitura është: ?Ky nuk është një kostum, kjo jam unë?.

Sado ekstreme mund të duket kjo pamje për sytë tanë, për këta dy të rinj është tejet komode dhe asgjë më tepër se look-u i tyre i përditshëm.

Kjo ide u ka ardhur gjatë kohës që studionin në një shkollë mode në Montreal. Ata nuk ishin asnjëherë dakord me atë çfarë ndodh në fabrikat e prodhimit të veshjeve. Shpërdorimi i copave dhe përdorimi i ngjyrave të cilat dëmtojnë mjedisin ka qenë gjithmonë diçka e cila i ka shqetësuar.

Kjo ishte edhe arsyeja e cila i bëri bashkë, për ta konsideruar njëri-tjetrin si shumë të rëndësishëm. Madje për këta dy ?alienë? kjo është edhe historia e tyre e dashurisë. Tashmë Hannah dhe Steven kanë hapur dyqanin e tyre online të veshjeve.

?Duhet vërtetë ta pëlqesh diçka pëpara se ta blesh, dhe jo vetëm ta blesh sepse është Dior, apo ndonjë markë tjetër,? shprehet Hannah në një intervistë për revistën Vogue.

Ajo tregon se është rritur në shkolla private në të cilat ka patur gjithmonë uniforma. Kjo e ka penguar 22- vjeçaren të krijonte që atëherë stilin e saj individual. Ndërsa i dashuri i saj Steven tregon se kur njohu Hannah-n filloi të kishte kurajon për të bërë gjërat që gjithmonë kishte dashur, të vishte këpucë me platformë dhe të realizonte pamjen e tanishme. Steven shprehet se nëse Hannah nuk do të kishte qenë në jetën e tij dhe anasjelltas nuk do të kishin mundur kurrësesi t?u bënin ballë kritikave.

Sipas tyre pamja që ata kanë shpeshherë kritikohet ashpër, ama kjo varet edhe nga vendi në të cilin ata ndodhen. Për shembull fotoja e intervistës së tyre në Vogue ditën e sotme ishte fshirë nga Instagrami për shkak të raportimeve që kishte marrë./CNA





Lajmet e fundit nga