web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha ironizon Ramën: “Piktori dështak” gajas samitet

4 Mars 2018, 11:51, Politikë CNA

Kryeministri Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale ka vënë në qendër të ironisë së tij kryeministrin Edi Rama, duke iu referuar deklaratave dhe qëndrimeve të shefit të ekzekutivit.

Berisha e quan Ramën, ?piktori dështak? apo ?gaztori i samiteve?, ndërsa thotë se samiti i Londrës dhe ai i Sofjes u gajasën me të, pas deklaratave të tij se 25% e turistëve të huaj anuluan udhëtimin në Shqipëri për mungesë vendesh në hotele apo se kokaina u kap pa partnerët e huaj.

Statusi i Berishës:

Piktori deshtak apo gaztori i samiteve!

Dy dite pas samitit te Londres edhe ai i Sofjes u gajas me gaztorin, siç e quajne tani piktorin deshtak!

Te dashur miq, Edi Rama, kudo qe shkon shkakton gaz dhe tallje. Java qe shkoi ishte kulmore ne kete aspekt.
Keshtu, ne fillim te javes ai u perqesh nga e gjithe salla e te pranishmeve ne samitin e Londres sa u detyrua te pyesi edhe vete se ç’ka per te qeshur kur deklaroi esell se kaq i madh ishte vershimi i turisteve drejt Shqiperise saqe vitin e kaluar 25% e tyre per mungese vendesh ne hotele anulluan udhetmin per ne Shqiperi?!!

Pas kesaj, vetem dy dite me vone, gajasje dhe perqeshje te madhe piktori deshtak shkaktoi edhe ne Samitin e Sofjes te lidereve te Ballkanit Perendimor kur deklaroi se kapen pa asnje njoftim paraprak dhe bashkepunim me vendet partnere kontejnerin me 613 kg kokaine qe vinte nga Kolumbia, i cili madje iu shpetoi vendeve anetare te BE. Nderkohe qe te gjithe e dinin se:
-destinacioni dhe boset politike te droges ishin ne kreun e ekzekutivit ne Shqiperi dhe jo ne vendet e BE dhe se
-per kete konteiner me droge, Marina Kolumbiane kishte njoftuar me kohe policine shqiptare qe te priste drogen dhe
Guardia di Finanzia kishte shoqeruar tragetin, nga porti i Livornos ku ishte konstatuar droga, ne portin e Maltes dhe qe andej ne Durres, sikunder i kishte dorezuar informacionin prokurorise shqiptare!

Keshtu, Piktori deshtak, pasi u nxorr jashte nga foto familjare me lideret e rajonit me zevendespresidentin Pince ne Podgorice per atletet e kuqe dhe u be gaz i mediave po per atletet e kuqe ne Samitin e Triestes, tani ka hequr dore nga atletet dhe ka kaluar tek bukvalet, per te cilat fiton me shume perqeshje dhe tallje! sb /CNA.al





Lajmet e fundit nga