web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

4 gjëra që nuk duhet t’ia thoni partnerit në shtrat

4 Mars 2018, 16:20, Lifestyle CNA

Komunikimi në çift është padyshim thelbësor dhe i domosdoshëm që lidhja të funksionojë. Megjithatë komunikimi nuk do të thotë që gjërat që duhen thënë në çift të mos kenë një farë limiti. Për këtë kemi vendosur të ndajmë me ju disa gjëra që nuk duhet t?i thoni të dashurit tuaj.

“ISH-I IM BËNTE PIKËRISHT TË NJËJTËN GJË?

Defnitivisht një frazë si kjo nuk do ju ndihmojë as në sherr dhe as në një situatë të përditshme. Të gjithë e dinë mirë se, në përgjithësi zgjedhjet sentimentale kanë cilësi të përsëritura. Një burrë kurrë nuk do të dëgjojë nga goja e të dashurës së tij që i ngjan të dashurit të saj të mëparshëm. Nga ana tjetër, me fraza si këto ai mund të ndjejë se vazhdimisht po e krahason me ish të dashurin tuaj, ose më keq akoma mund ta interpretojë se ju ende mendoni për të.

?SHOQJA IME DHE I DASHURI I SAJ KANË PROBLEME NË KREVAT?

Nuk është se meshkujve nuk u pëlqejnë thashethemet, por vetëm se janë pak më të rezervuar se femrat. Problemi është se atyre nuk u pëlqen të mendojnë se shoqet e të dashurës së tyre mësojnë gjithçka që ndodh në intimitet. Nëse ju i tregoni të dashurit tuaj detaje rreth problemeve seksuale të të dashurve të shoqeve, ai do të mendojë se edhe ju mund t?i tregoni shoqeve tuaja detaje për të dhe njëkohësisht shoqet e tua mund t?ua tregojnë partnerëve të tyre. Na besoni, kjo është shumë e pakëndshme. Duhet të jeni më të rezervuar me gjërat që shoqet tuaja thonë. Sidoqoftë, këto tema bisedash nuk ndikojnë tek partneri juaj dhe nuk është e domosdoshmet?i bisedoni me të.

“KUR TË MARTOHEMI DO TË KEMI FËMIJË?

Është mëse normale që kur jeni në çift të fantazoni në lidhje me mundësinë për t?u martuar, ose për të pasur fëmijë (ose për të dyja). Megjithatë nuk duhet të abuzoni me ketë. Më e mira është t?i bëni këto lloj komentesh dhe supozimesh në momente e duhura. Nga ana tjetër, nëse flisni për temën e martesës dhe fëmijëve ai do të fllojë të mendojë se është ajo që kërkon për momentin. Natyrisht nuk ka asgjë të keqe në këtë, por janë çështje që është më mirë t?i thoni në formë direkte dhe të qarta para se të planifikoni në imagjinatë.

?JAM E SHËMTUAR?

Ka diçka precize që femrat duhet ta kuptojnënjë herë e mirë: kur një mashkull vendos të ketë lidhje me një femër është, sepse jo vetëm që ipëlqen, por edhe e tërheq fizikisht. Thjesht mos tentoni me idenë idiote se jeni të shëmtuara, sepse kjo praktikisht kurrë nuk është e vërtetë.

Shpresojmë t?ju ketë ndihmuar kjo listë e vogël.

Duhet qartësuar se, në shumicën e rasteve këshilla vlen edhe në kuptimin e kundërt, pra që meshkujt t?i aplikojnë me të dashurat e tyre.

Sepse… edhe nëse nuk e keni vënë re meshkujt dhe femrat ngjajnë shumë./CNA





Lajmet e fundit nga