web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çiljeta prezanton dy meshkujt që e mbronin si më e vogla e familjes

2 Mars 2018, 12:50, Lifestyle CNA

Pavarësisht se është fëmijë i vetëm, Çiljeta Xhilaga ka pasur gjithmonë mbështetjen e dy djemve të xhaxhallarëve që për të janë si vëllezër.

Ajo shprehet se ndjehet krenare dhe e lumtur për dy kushërinjtë e saj, që i konsideron pjesë të familjes, ndaj u ka dedikuar një falënderim special në një foto të postuar në Instagram së fundmi.

?Zoti nuk me bekoi në këtë jetë të kisha një motër apo një vëlla por gjithsesi ndihem e bekuar që kam dy djem xhaxhai që gjithmonë kanë bërë rolin e vëllait të madh në jetën time duke më mbrojtur si më të voglën femër të familjes Xhilaga. Jam me fat që ju kam Tani vendin tim e ka zënë Fernando i bekuar nga dy kushërirat në vend te motrave ?, shkruan Çiljeta./CNA





Lajmet e fundit nga