Droga 180 milion euro në Durrës/ Basha akuza të forta Veliajt
Në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar,...
Politikanëve të të gjitha rracave, majtas apo djathtas, ka filluar tu hapet oreksi me padi nëpër gjykata, megjithëse në shumicë absolute, paditë e tyre janë rrëzuar, flasim këtu për ato padi që u janë drejtuar mediave, atyre tradicionale apo atyre on line.
Politikanët pretendojnë se kanë imazh dhe po ju cënohet nga shkrimet në media, por mjafton një sondazh publik, dhe nuk ka gjykatë në botë që dënon mediat.
Politikanët shqiptarë kanë imazhin e personave të korruptuar, imoralë, banditë. Mjafton të përdorim akuzat e të dyja palëve, ato që kanë thënë ata që sot janë në pushtet kur ishin në opozitë, dhe çfarë ju thotë atyre pala tjetër.
Ervin Salianji paditi CityNews sepse kishin thënë që ishte ortak me Henri Çilin. Nga çmenduria e politikanit dha një intervistë gjatë kohës që gjyqi kishte rreth 6 muaj që zhvillohej dhe në intervistë pranoi që kishte bërë biznes me Henri Çilin. Mjaftoi kjo dhe avokati, ndoshta shumë profesionist ngeli si ?presh? në Gjykatë. Klienti i tij tjetër kishte kërkuar kundër medias e tjetër thoshte publikisht. Gjykata e rrëzoi.
E përditshmja TEMA sot njofton se ka një padi në gjykatë për shkak të një shkrimi ndaj Grida Dumës, e cila pretendon se i është prishur imazhi. Ndoshta Grida ka të drejtë, por vetëm në rastin kur politikanët kanë imazh, këtu nuk bën përjashtim as Grida.
Ajo mund të jetë e bukur dhe sharmante, por është një politikane ashtu si dhe gjithë të tjerët. Është nga ato që humbi turpësisht në Durrës dhe ndoshta është e para Sekretare e Marrëdhënieve me Publikun që akuzon një media, qoftë ajo në opozitë me partinë e saj.
Ne nuk bëjmë avokatin e TEMA-s as nuk kemi ndërmend ta bëjmë atë, por kurrësesi nuk mund të bëjmë avokatin e politikanëve tanë të korruptuar, të lidhur me drogën e krimin, të lidhur me padi në gjykatë apo prokurori, politikanë që shkallët e karrierës i kanë ngjitur në mënyrë të dyshimtë. Grida është një nga ata.
Së fundi mund të themi se me hyrjen e Gridës dhe Salianjit në lista, PD ka 230 mijë vota më pak. Pra, hyrja e tyre duke hequr ca të vjetër nuk forcoi imazhin e PD-së, ku bën pjesë Grida dhe Ervini.
Imazhi i tyre në opinionin publik nëse duan ta dinë të vërtetën është i rrënuar për shkak se i përkasin një kaste politikanësh pa vlera dhe kontribute në politikë, që i ngjisin shkallët me shpejtësi të mbështetur nga klientelat e universiteteve private, se kandidojnë në lista se bëjnë kamikazin e kryetarit, por edhe sepse kanë me dhjetëra e dhjetëra gafa apo budallalliqe të thëna në opinionin publik, të cilat janë kthyer në rrjetet sociale në hite, që kanë thyer audiencën.
Tani kërkojnë dëm se kanë imazh. Në fakt ata që bëjnë dëmin e Shqipërisë janë politikanët, dhe nuk e kanë dëm kundër një personazhi apo një media, por dëm kundër Shqipërisë. Imazhi i tyre ka rrënuar Shqipërinë dhe fytyrën e saj kudo në botë, ndërsa ata pretendojnë se vërtetë kanë imazh.
Shfaqja pritet të vazhdojë. Show është edhe më i bukur tashmë. Politikanë me një imazh të rrënuar që kërkojnë dëm nga imazhi i tyre i prishur. Kjo ndodh në Shqipërinë tonë nga qesharakët e politikës, që përfaqësojnë shqiptarët në parlament./ CNA.al
Në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar,...
Dje në Durrës u kap një sasi prej 613 kg kokainë e pastër, e...
Po bëhen gati tre javë nga publikimi i një video-skandali, k...
Mbledhja e sotme e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Info...
Para pak ditësh në një studio televizive, ish-kryeministri S...
E keni provuar atë ndjesinë e çlirimit pasi keni kryer disa ...
Ndërkombëtarët dhe mazhoranca duket se kanë futur në kurth t...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Ditën e sotme vijon ndikimi i kthjellimeve të shkurtra me vr...
DASHI21. mars – 20. prill Mos jini shumë të ashpër me të da...
Një apartament në zonën e “Don Boskos” është përfshirë nga f...
Pas interpelancës së ministrit të Brendshëm Ditimir Bushati ...
Kreshnik Çollaku, kryetar i Grupit të Këshilltarëve demokrat...
Pas kapjes së 613 kilogramëve drogë të llojit kokainë nga Po...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka reaguar pas lajmeve t...
“Ndërkohë që aty bëhej debat, dhe kreut të grupit parlamenta...
Operacionin e kapjes së 613 kilogramëve drogë, të llojit kok...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, is...
Pas kapjes së 613 kilogramëve drogë të llojit kokainë, detaj...
Policia e Shtetit arriti që në kuadër të operacionit, “Last ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...