web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aktorja kujton makthin para se të zhvishej NUDO në film

1 Mars 2018, 00:30, Lifestyle CNA

Ndërsa të gjithë mezi po presim premierën e filmit të saj më të fundit ?Red Sparrow?, aktorja Jennifer Laërence vendosi të reagonte për skenat e shumë përfolura nudo.

?Kur mu propozua roli, mu desh shumë kohë për të thënë nëse do të pranoja ose jo. Por duhet të theksoj se pasi përfundova xhirimet u ndjeva shumë e fortë?.

Në një intervistë me televizionin australian, aktorja gjithashtu rrëfeu:

?Unë nuk kam fjetur një natë para nisjes së xhirimeve, sepse ishte sikur të kisha makthin e të qenit tërësisht e zhveshur në klasë?.

Në intervistën për programin ?60 Minutes Australia? aktorja e ?X-Men? dhe ?Joy?, shtoi:

?Kuptova se kishte një diferencë në mënyrën e të bërit me apo pa konsensus, ndaj dhe ditën e parë u paraqita dhe e bëra. Ndjeva sikur diçka që më ishte marrë dhe tashmë më ishte rikthyer dhe në këtë mënyrë përdora artin tim?.

 

Laërence gjithashtu tha se ajo ndihej e frikësuar, duke kujtuar se si ndihej pasi disa vite më parë ajo ishte viktimë e piraterisë kompjuterike në 2014-n, kur disa nga fotot e saj intime u bënë publike.

?Vjedhja e këtyre fotografive ishte një dhunë e pashembullt. Ndjeva sikur kisha sulmuar të gjithë planetin?./CNA





Lajmet e fundit nga