web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikohet kënga e Amy Winehouse kur ishte 17 vjeç, të cilën askush nuk e ka dëgjuar më parë

1 Mars 2018, 00:05, Lifestyle CNA

Një Amy Winehouse të padëgjuar më parë është ajo që mund të gjeni tani në You Tube kur kërkoni këngën ?My Own Way? të cilën e ka regjistruar kur ishte vetëm 17 vjeç. Ai që e ka publikuar ka qënë Gil Cang producenti muzikon nga Londra i cili në atë kohë i propozoi këngëtares së ndjerë këtë këngë për të tërhequr vëmëndjen e e firmave dhe shtëpive diskografike të mëdha.

Kjo video e publikuar është një lajm shumë i rëndësishëm në botën e muzikës për të gjithë fansat e këngëtares sepse të gjitha këngët e saj të papërfunduara u shkatërruan.

?Unë në fakt jam menduar gjatë , e gjeta demon javën që kaloi dhe vendosa që ta publikoj e t?i jap mundësi të gjithëve ta dëgjojnë këtë material kaq të bukur nga Amy Winehouse?- u shpreh Cang i cili ka qënë një ndihmë shumë e madhe për këngëtaren. /CNA





Lajmet e fundit nga