Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Prokuroria ka nisur hetimin pasuror ndaj biznesmenit në kërkim, Idlir Karkini. Ky i fundit kërkohet për tjetërsimin e pronave në Spille dhe konkretisht për marrjen në pronësi të ish-poligonit ushtarak.
Duke qenë se Karkini është vënë nën akuzë edhe për ?pastrim të produkteve të veprës penale?, ndaj tij ka nisur edhe hetimi pasuror. Prokuroria ka dyshime se investimet e Karkinit në pronat e Spillesë janë bërë me para të pajustifikuara. Kështu, në sitë të Prokurorisë janë të gjitha llogaritë bankare që Karkini ka në Shqipëri.
Gjithashtu, janë dërguar shkresa në Hipoteka për të listuar të gjitha pronat e paluajtshme, që Karkini ka dhe për të verifikuar se si janë blerë ato prona. Vetë biznesmeni ndodhet në Itali dhe reagoi dje për masën e sigurisë ?arrest me burg?, që vendosi Gjykata e Kavajës, raporton Panorama.
Për herë të parë, emri i biznesmenit figuron në Kontrollin e Lartë të Shtetit, gjatë një auditi që ai ka kryer në Ministrinë e Mbrojtjes në vitin 2015. Ai ka qenë përfitues i një tenderi për furnizimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e radarëve të ushtrisë, me vlerë 1 milion euro.
Ai ka marrë edhe më herët tenderë në Ministrinë e Mbrojtjes. Vetë Karkini i ka mohuar akuzat nga Italia, përmes një reagimi, duke thënë se ai ka qenë i pari që ka njoftuar autoritetet për blerjen e ish-poligonit ushtarak. Fakti që Karkini ka qenë fitues në tenderët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe blerja e ish-poligonit ushtarak ngrenë më shumë dyshime te biznesmeni.
Dy ditë më parë, Gjykata e Kavajës vendosi ?arrest me burg? për Karkinin. Në burg u lanë edhe Asim Arkaxhiu, ish-regjistrues në Hipotekën e Kavajës, Aldo Kila, jurist i Hipotekës së Kavajës, Shpendi Duma, juristi i Bashkisë së Rrogozhinës, Arben Daja, sekretar i protokollit të Bashkisë së Rrogozhinës si edhe Artur Tosku, kryeinspektor i IMTV-së së Bashkisë së Rrogozhinës. Gjykata rikonfirmoi masën e sigurisë, ?detyrim paraqitje? për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nurdeninin dhe për Arben Kajën, specialist i IMTV-së së Bashkisë së Rrogozhinës.
Gjithashtu, u konfirmua arresti shtëpiak për noterin Julian Zhelegu. Ky i fundit nuk u paraqit në seancë, edhe pse Policia e Tiranës konfirmoi se ishte njoftuar për gjyqin. Privatizimi i poligonit të qitjes në fshatin Rreth-Greth u zbulua 3 vjet me vonesë, vetëm pas një kallëzimi të forcave të ushtrisë, të cilët kishin parë disa punëtorë që për llogari të Idlir Karkinit, po pastronin shkurret në brendësi të zonës ushtarake.
Sipas dosjes së Prokurorisë, ish-poligoni i ndarë në dy prona, përkatësisht me numër pasurie 97/1 dhe 97/2, i është shitur biznesmenit Karkini nga dy banorë të zonës me vlerën e 3 milionë lekëve të rinj. Njëra është shitur për 1.6 milionë lekë dhe tjetra për 1.4 milionë lekë. Sipas dokumenteve, për bazën ushtarake të forcave ajrore janë përdorur dy akte të marrjes së tokës në pronësi të falsifikuara, që të dyja të vitit 2000 dhe që shfaqin si pronarë shtetasit, Rrahman Qoshja dhe Valbona Elezi.
Te të dy këta persona ishin paraqitur persona të punësuar në shoqërinë ?Idea Tel? të Karkinit dhe duke u marrë kartat e identitetit kishin bërë regjistrimin e pronës. Më pas ishin përpiluar prokurat e posaçme nga noteri Julian Zhelegu, i cili rezulton se ka bërë edhe pagesën për shitjen e këtyre pasurive, nëpërmjet llogarisë së tij bankare.
Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme për qarkullimin e ...
Një makinë e cila mendohet se i përkiste Konsullatës së Përg...
Ndryshimi ekstrem i motit ka përfshirë të gjithë territorin....
Autoriteti i Rrugor Shqiptar ka reaguar pas lajmit të publik...
Një ngjarje e pa precedent është regjistruar pak momente më ...
Media franceze “Republicain Lorrain” trajton hollësisht fati...
Që prej orëve të para të mëngjesit vijojnë reshjet e dendura...
Areco (Arezzo) në Itali njihet si kryeqyteti i floririt. Pik...
Engjëlli mbrojtës “Shëndeti”, përvetësoi 900 mijë euro me an...
Klandestinët shqiptarë, që i mësyjnë Anglisë, tashmë që Port...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bash...
Policia e Elbasanit, ka vënë në pranga një shtetas, nënë aku...
Policia rrugore e Fierit, ka vënë në pranga një shtetas, nën...
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në orët e para...
Reshjet e shiut e të dëborës kanë nisur nga sot në një pjesë...
Rrëshqitja e dherave te “Kryqi i Çarshovës” është bërë shkak...
Ulja e temperaturave dhe reshjet e borës ka evidentuar probl...
Nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike, në Shkodër jan...
Në pikën e kalim kufirit franko-spanjoll të Peage du Capitou...
Policia e Portit të Igumenicës e ndihmuar nga qeni antidrogë...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...