Rriten sërish temperaturat/ Ja sa gradë do të shënojë sot termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
?Mos pyet se çfarë bëri vendi yt për ty, por çfarë bëre ti për vendin tënd?- këto rreshta më nxitën për të bërë një shkrim që shumëkujt i sjell ndërmend një qytet të vetmuar, mes maleve i bekuar, e nga dora e natyrës krijuar.
Vetmi e frikshme, rini që synon metropolet, të etur për dije, njohje e emancipim, që më nuk kthehen.
Shpesh në artikujt e mi e kam parë ?gotën gjysmë boshë?, këtë herë do e lë pesimizmin tutje dhe të përfshihem në emocionet e ndjenjat pozitive që më paraqet qyteti im.
Udhëtimet fizikisht nuk i kam pasur të shpeshta, por në mendjen time ruaj pafund kujtime por ndjej dhe dhembje njëkohësisht për eksodin e heshtur të pukjanëve. Rrugëtimi Shkodër-Pukë më pështjellon zorrët e mendjen por prapë gjejë kohë për meditimin tim, meditim i vonuar në kohë. Gjarpërimet e rrugës janë të lodhshme, por rruga ka fund, mendimet e mija jo, janë më të gjata se rrugët…
Babai më pyeti një ditë papritur:- Pse nuk shkruan për Pukën? E pashë: -Pukën?!- gëlltita fjalët, nuk ishte një pyetje sa për të kaluar radhë, por qëndronte. Nuk kisha asnjë arsye për të mos shkruar për Pukën, dhe kam 1001 arsye për të shkruar për të. Puka meriton shumë më tepër, këto rreshta nuk ja zgjidhin problemet e shumta.
1001 arsyet e mia, fillojnë që nga fakti se Puka është vend-origjina ime. Kam nostalgjinë fëmijërore atje, në një fshat të fshehur mes shkrepave që quhet Kabash. Drejt tij duhet të ecje në këmbë një copë rruge të mirë. Përtej kësaj, ishte i bukur, është, ndonëse ka vite që nuk kam qenë më. Kishte një urë kalimi sfiduese, por ne fëmijëve na pëlqenin sfidat, bora shpesh ishte prezent dhe na nxirrte kokën deri në dritare për ditë të tëra, si në një garë me diellin, por bora e fitonte betejën.
Ura me siguri nuk është më aty…as njerëzit.
Përroi po, ajri brisk të fishkëllente fytyrën në dimër e verë. E adhuroja eksplorimin e maleve përreth. Urat ishin i vetmi mjet lidhës për të shkuar drejt shtëpisë sonë, sepse përroi në dimër vërshonte i tërbuar e në verë ndërronte fytyrë, i qetë dhe i pakësuar, a thua se nuk ishte i njëjti…
Kabashi, fshati ku gjyshi im i ndjerë jetoi e punoi pa u ndjerë. Ndjej mirënjohje për gjyshin e për punën e tij, gjyshërit tanë ishin heronjtë e heshtur real, biografia e keqe i solli dëme, por nuk i?a thelloi dëmet vetës, nuk ankoi, pranoi fatin e tij dhe familjes së tij. Kokulur punonte arën e vet, që nuk ishte më e tija, ani, sa për dy punonte. Bindjet nuk iu lëkunden, vdiq si fanatik i mbretërisë.
Dheu, malet, uji, dielli, ajri, njerëzit, janë ndryshe atje, sepse ende nuk kanë hyrë vinçat për të prishur atë çfarë natyra i ka fal.
Puka dhe njerëzit e saj nuk dëgjohen për gjakmarrje e kriminalitet, të gjithë e njohin njëri-tjetrin dhe gëzojnë respekt.
Feja asnjëherë nuk ka qenë mollë sherri, të krishterë e myslimanë festonin e festojnë Shën sebastianin( shmasjanin), Shëngjergjin e Shenkoll, bajram e pashkë së bashku, i gjenden njeri- tjetrit për të mirë e të keq, pa dallim.
Puka, ka dhe gatime tradicionale të mrekullueshme. Ndjej shpesh nostalgji për ato gatime të shijshme dhe për të hequr mallin vizitoj Hanin e Perparim Laçit që i gjej të gjitha gatimet bio.
Shpesh mendoj, kur do të vij dita që Pukës ti rikthehen bijtë e saj dhe ta shfrytëzojnë atraksionin natyrorë për turizëm në verë e dimër ?! Pukës si krahinë nuk i mungon potenciali njerëzor për ta bërë këtë, por duhet vullnet politik e qytetar, duhet solidaritet sëbashku me vizionin afatgjatë.
Pukës i thuri vargje Dom Ndre Mjeda e Migjeni, pa lënë anash Shtjefën Gjeçovin që i mblodhi e përcolli zakonet e traditat e zonës. Pukën e përjetësoi të varfërueshme vepra e Migjenit.
Puka migjeniane nuk ka ndryshuar shumë që atëherë, duket sikur është lënë qëllimisht e tillë që të mbetet si model unik frymëzimi për migjenianët e tjerë.
Ndonëse investimet infrastrukturore ndjehen, por prapë janë të pamjaftueshme për t?i kthyer mendjen njerëzve për të jetuar atje.
Rrugëtimi im filloi me gjarpërimet e rrugëve, të njëpasnjëshme, faqet e malit më humbin para syve, pishat kundërmonin teksa kuptoj se po i afrohesha qytetit, një tabelë teneqeje më uron mirëseardhjen. Por, mirëseardhja e vërtetë gjendet në zemrat e banorëve të cilët të mirëpresin qofshin të njohur e të panjohur duke të hapur derën me fjalët -? Hajde Bujrum?.
Leonora Laçi
Sokrati lindi në vitin 469, që njihet si një nga themeluesit...
Nga Dukagjin HATAKauza e qëndresës dhe dinjitetit kombëtar ...
Në Galerinë e arteve “Nikolet Vasia” Durrës u cel një ekspoz...
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur...
Gazetari Arian Çani, i ftuar në studion e emisionit “Opinion...
Një grup artistësh po zhvillojnë një takim me ministren e Ar...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike si dhe Kryetari i ...
Zhvendosja e Teatrit Kombëtar dhe projektligji për Artin dhe...
I ftuar në studion e emisionit “360 Gradë” në Ora News, akto...
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka reaguar në lidhje me ...
Pas projektligjit të qeverisë për transferimin e godinës së ...
Pas projektligjit të qeverisë për transferimin e Teatrit Kom...
Zhvendosja e Teatrit Kombëtar te ‘Turbina’ dhe projektligj...
Të tjera zhvillime kanë ndodhur sot në lidhje me protestën e...
Aktorët shqiptarë vijonë protestën e tyre për të mos lejuar...
Fitorja e San remos nga Ermal Meta, në bashkëpunim me këngët...
Deputeti i Partisë Demokratike, ka sulmuar ministren e Kultu...
Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, me anë të një postimi në ...
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, pedagogu dhe akto...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...