web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Britney-t i kërkohen para nga pasuria!

24 Shkurt 2018, 21:10, Lifestyle CNA

Britney-t do ti duhet të japë disa para për ishin e saj. Ish bashkëshorti i saj, Kevin Federline, duke parë suksesin e korrur nga Briteny në Las vegas, duket se po kërkon më shumë para në mbështetje të fëmijëve të tij, edhe pse aktualisht ai merr një shumë prej 20 mijë dollarësh në muaj nga ylli i popit.

Kevin, i cili aktualisht është i martuar me lojtaren e volejbollit, Victoria Prince, ndjen se Britney i ka borxh më shumë para duke pasur parasysh rrethanat që kanë të bëjnë me kujdestarinë e plotë të djemve të tyre Preston, 12 vjeç dhe Jayden, 11 vjeç.

Nga ndarja me Kevin ajo pësoi një depression të madh, ku filloi dhe përdorimin e lëndëve narkotike./CNA.al





Lajmet e fundit nga