web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndërpritet seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin

23 Shkurt 2018, 10:25, Kosova & Bota CNA

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë seancën e jashtëzakonshme për miratimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Edhe diten e djeshme ka dështuar seanca, pasi nuk është arrit që të sigurohen votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Seanca e sotme u shoqërua me debate. Shefi i grupit të LDK-së, Avdullah Hoti i ka bërë replikë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për gjuhen e përdorur në Kuvend.

Hoti i ka thënë Haradinajt se kush është patriot e kush tradhtar dihet kjo punë.

Po ashtu, ai ka thënë se tri vjet e keni mbajt këtë vend po e mban peng vendin me kauza të rreme, duke shtuar se nuk e votojnë këtë raport.

Ndërkohë ka filluar një pushim i Kuvendit dhe në konsultime kanë shkuar kryetarët e grupeve parlamentare bashkë me kryetarin e Kuvendit.





Lajmet e fundit nga