web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetëvendosje padit Hashim Thaçin për tradhti kombëtare

22 Shkurt 2018, 10:19, Kosova & Bota CNA

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pak para fillimit të seancës së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet marrëveshja e demarkacionit, ka njoftuar se partia e saj ka bërë kallëzim penal ndaj Hashim Thaçit.

?Sot në mëngjes kemi deponuar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal kundër Hashim Thaçit për shkak të tradhtisë ndaj vendit?, ka thënë Haxhiu në një deklaratë për media.

Këtë kallëzim penal deputetja Haxhiu e ka arsyetuar me nënshkrimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, sipas së cilës Thaçi këtij shteti fqinj i ka dhënë territor të Kosovës./koha.net





Lajmet e fundit nga