web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Oliver Ivanoviçit/ Presidenti serb tregon qëllimin përfundimtar

20 Shkurt 2018, 17:07, Kosova & Bota CNA

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se konflikti midis udhëheqësit të vrarë Oliver Ivanoviç dhe Milan Radojiçiç zgjati që nga viti 2000.

Siç tha ai, asnjëherë nuk kishte biseduar me Radojiçiçin me telefon ose ?live?: “Ndoshta Radojiçiç ishte në ndonjë takim ku edhe unë isha”, raporton ?B92?, i përcjellë në shqip nga ?Zeri.info?.

Presidenti serb Vuçiç gjatë një interviste në emisionin “Cirilica” tha se “nuk e përjashton mundësinë që ai mori pjesë në atë (vrasje), por ai njeri e dinte se të gjithë do ta drejtonin gishtin drejt tij. E pra, 10, 15 vjet zgjati konflikti i tyre …. Që nga viti 2000. Ai (Radojiçiç) a është budalla apo i çmendur apo çfarë është? Ndoshta ishte mjaftueshëm arrogant, por autoritetet do të përcaktojnë këtë”.

Sipas tij, hetimi nuk po kryhet në të gjitha drejtimet, por vetëm ashtu siç i përshtatet dikujt, dhe shtoi se, “ministria serbe kërkoi imazhet satelitore nga shërbimet e jashtme në lidhje me ditën kritike të vrasjes së Ivanoviçit, por kanë marrë përgjigje se në atë ditë në Mitrovicë ishte mjegull “.

Vuçiç theksoi se shërbimet e huaja i detyruan disa njerëz të thonë se për vrasjen e Ivanoviçit janë përgjegjës disa serbë në veri të Mitrovicës.  Vuçiç tha se e gjitha ishte e organizuar me një “qëllim përfundimtar që veriu i Kosovës të rrëmbehet nga serbët”, dhe se nuk i intereson kush kreu vrasjen, por kush e urdhëroi atë”.

Rikujtojmë se, politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq ka thënë më parë se “Milan Radojiçiç në veri të Kosovës vendos për çdo gjë”.





Lajmet e fundit nga