web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Edi Rama prezanton në Berat projektet e Berishës

23 Shkurt 2018, 18:44, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë në Berat, ka prezantuar edhe planin e zhvillimit për këtë qytet.

Ndër projektet për zhvillimin infrastrukturor të qytetit dhe më gjerë, Rama u ndal dhe prezantoi projektin për “Boshtin Qendror të Jugut”.

Por nëse do të kthehemi pak mbrapa në kohë, ky projekt është i ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai duke përuruar urën e Gorricës në shkurt të vitit 2009 në Berat, qe shprehur se ajo bënte veprën e parë në Boshtin Qendror të Jugut.

?Boshti Qendror i Jugut do të fillojë ndërtimin që këtë vit dhe se ky do të jetë projekti më madhor i mandatit të dytë të qeverisë sime?, qe shprehur ish-kryeministri Berisha në këtë inaugurim. Ashtu siç edhe pati premtuar, Berisha e filloi këtë projekt dhe në fund të mandatit të dytë të tij, inauguroi atë që quhet si segmenti i parë i Boshtit Qendror të Jugut, aksin Tiranë-Elbasan, duke shmangur Qafën e Kërrabës dhe duke e afruar Elbasanin ndjeshëm me kryeqytetin.

Edi Rama e ka gjetur gati projektin në fjalë, madje të vënë në zhvillim, por ishte ai që e bllokoi atë. Edi Rama e bllokoi për 5 vite projektin e qeverisë Berisha, duke i penalizuar qytetarët, e sot del para tyre me po të njëjtin projekt, por të vonuar për 5 vjet. /CNA.al





Lajmet e fundit nga