web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia e Tiranës në aksion/ Zbulohet shtëpia e prostitucionit “on line”, në pranga tutorja 24-vjeçare

20 Shkurt 2018, 08:29, Kronika CNA

Policia e Tiranës ka bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Chat Line 4”.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur arrestimi i dy personave, ndërsa 7 të tjerë janë proceduar penalisht për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.

Gjithashtu u shpallen në kërkim 2 shtetase për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion?.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni “Chat Line 4”

Arrestohen 2 shtetas dhe proçedohen 7 të tjerë për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?

Gjithashtu shpallen në kërkim 2 shtetase për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion?.

Më datë 19.02.2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u finalizua me sukses Operacioni ?Chat Line 4?, dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” shtetaset:

Janë shpallur në kërkim për veprën penale ?Mbajtja e lokaleve për prostitucion? parashikuar nga neni 115 i Kodit Penal, shtetaset:

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasja Anushe Ll., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej nëpërmjet logimit në faqen ?Adult Work?, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Don Bosko”.

Në këtë aktivitet shtetësja Anushe Ll. dyshohet se është futur nëpërmjet shtetëses D. G., të cilën më herët e ka pasur në administrim, në bashkëpunim me shtetasen S. B.

Gjatë kontrollit të njërit prej apartamenteve ku ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm, apartament i cili ishte marë me qera nga shtetasi Met Tali, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 17,4 gr lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale:
?Shfrytezimi i prostitucionit?, ?Mbajtja e lokaleve për prostitucion? dhe ?Prostitucioni? të parashikuara nga nenet 113, 114/2 dhe 115 e Kodit Penal.





Lajmet e fundit nga