Dosja "Toyota Yaris"/ GJKKO dërgon për gjykim me themel ish-oficeren e BKH
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
Burime diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme greke kanë konfirmuar se kryeministri Aleksis Tsipras ka autorizuar fazën finale të negociatave për ?shportën? e çështjeve të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Sipas këtyre burimeve, dy ditë më parë, Tsipras ka dhënë dakortësinë dhe fuqinë ekzekutive për ministrin e Jashtëm dhe ekipin negociator grek, për të kaluar në fazën e shkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve. Në Kretë dhe Korçë, por edhe gjatë takimit të fundit që dy ministrat e Jashtëm kishin në Bullgari, janë detajuar edhe ato pak pika që palët nuk kishin një pozicion përfundimtar.
Top Channel ka mësuar se tashmë konsiderohen të mbyllura marrëveshja e detit, ku palët kanë detajuar çdo pikë të saj, madje kanë dakortuar edhe në hartë për ndarjen e re të vijës bregdetare dhe të zonës ekskluzive ekonomike. Po ashtu, ka përfunduar deri në detaje, madje pritet implementimi ndoshta brenda muajit mars ose prill, heqja e vulës apostile për legalizimet e dokumentave zyrtare shqiptare. Implementimi i kësaj marrëveshjeje, do të kursejë mijëra euro nga xhepat e emigrantëve shqiptare, të cilët humbin ditë të tëra në radhë për të legalizuar certifikata dhe dokumenta zyrtare.
Ka përfunduar marrëveshja për heqjen e ligjit të luftës, ajo e përcaktimit në terren dhe mirëmbajtjen e piramidave të kufirit tokësor, marrëveshja e menaxhimit të krizave mes dy vendeve, çështjet e patentave, ajo e varrezave të të rënëve grekë në Luftën e Dytë Botërore, si dhe disa marrëveshje bashkëpunimi rajonal, çështja e pronave të komunitetit ortodoks, apo zgjerimi i detyrimeve për zonat minoritare, për të cilat, burimet thanë se pala shqiptare është zotuar të zgjerojë si zonat minoritare, por edhe mënyrën e përcaktimin e statusit të zonës minoritare.
Burimet diplomatike në Athinë tregojnë se Tirana është zotuar të përmbushë të gjitha detyrimet që përmban konventa e mbrojtjes së minoriteteve, madje edhe t?i zgjerojë ato, përsa i përket programeve integruese të minoriteteve, kuotave të punësimit në administratë, por edhe me përfaqësimin e tyre politik, si në nivel lokal, edhe me atë qendror.
Ndërsa detajet e fundit po konkretizohen në marrëveshjen e korrigjimit të teksteve shkollore, për të cilën palët kanë dakortësuar heqjen e termave irredentiste apo fyese për dy vendet. Burimet thonë se palët kanë rënë dakord për shmangien e termave gjeografike të cilat përcaktojnë zona si ?Voriepiri? për grekët apo ?Çamëria? për palën tonë, për të cilat është rënë dakord që të mos përdoren në nivelet e larta të politikës.
Burimet në Athinë thonë se pala shqiptare është zotuar për heqjen e termit ?Çamëri? nga regjistri i gjendjes civile, kur bëhet fjalë për personat e lindur në fshatrat e zonës së Thesprotisë. Diplomatët e lartë grekë thanë se kjo çështje do të bisedohet në takimin privat familjar mes Tsipras dhe Ramës në Korçë, pak ditë përpara atij zyrtar që do të mbahet në Tiranë.
Kryeministri Tsipras ka pranuar ftesën e homologut të tij Rama për të kaluar së bashku me familjet e tyre, por edhe nën shoqërinë e ministrave Bushati dhe Kotzias, Pashkët Ortodokse, në datën 6-8 prill, ndërsa mbetet ende e pakonfirmuar data e vizitës zyrtare të kryeministrit grek në Tiranë, ku më e mundshme është përcaktimi i saj në 10-12 prill ose diku rreth fundit të prillit, nëse do të vendoset për firmosje të të gjithë marrëveshjeve të dakortuara.
Burimet thonë se në këtë takim të Korçës do të gjendet një zgjidhje në kuadër të asaj që quhet ?Human Solution? për mospengimin me kufi të çamëve që dëshirojnë të vizitojnë vendlindjen e tyre, por edhe do të kërkohet një zgjidhje për këtë çështje, për të cilën pala greke thotë se nuk ekziston.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që prej një jav...
Shpallja e ish-kryeprokurorit Llalla “Non Grata” nga SHBA is...
Qeveria ka gati planin për të bindur Bashkimin Evropian për ...
Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të ndërp...
Shqipëria pritet të marrë një lajm pozitiv në qershor nga Ko...
Javën që vjen mazhoranca qeverisëse pritet që të nisë një tj...
Referuar të dhënave të INSTAT, Italia është partneri më i ma...
Zbatimi i ligjit të ri për të drejtën e informimit, i konsid...
Këngëtarja Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë më 29 ...
Dita e sotme do të paraqitet me mot të kthjellët në pjesën m...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Marrëdhënia ne çift do jete edhe me e ngrohte gjate kësaj di...
Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet sot në Kosovë...
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, mijëra banorë të fshatit...
I ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Artisti dhe...
Artisti dhe shkrimtari i mirënjohur Maks Velo, i ftuar në em...
Artisti dhe shkrimtari i mirënjohur Maks Velo pasditen e sot...
Rikthehet në skenë, Briseida Shehaj, e cila ishte një nga dr...
Vijon të mbetet temë e debateve politike dhe jo vetëm çështj...
Pedagogu i Universitetit të Tiranës, Agron Gjekmarkaj ka kom...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...