web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Llalla nën hetime/ Dështojnë tentativat për t’i shpëtuar Vetingut?

18 Shkurt 2018, 10:48, Aktualitet CNA

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të ndërprerë vetingun e Adriatik Llallës ka shqetësuar ndërkombëtarët. Sipas burimeve të gazetës, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit shumë shpejt do të dalë me një konkluzion nëse duhen pranuar dorëheqjet apo jo.

Kjo për faktin se vetëm gjatë ditëve të fundit përveç Adriatik Llallës u largua dhe një gjyqtar i gjykatës kushtetuese. Ndërkohë është mësuar se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, në kuadër të largimit të Adriatik Llallës nga procesi i vetingut por edhe për shkak të një kërkese që Kuvendi i ka adresuar, nëse janë apo jo të ligjshme këto tërheqje nga vetingu, ka nisur një sërë verifikimesh.

Kështu, ONM, duke u bazuar tek çështja e Adriatik Llallës pasi ndaj këtij të fundit ka një numër të madh denoncimesh, po bën verifikime paralele ndaj ish-kryeprokurorit për pastërtinë e figurës, pasurinë dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Dhe nëse gjatë këtyre verifikimeve arrihet të identifikohen shkelje ndaj Adriatik Llallës, ONM do t?i drejtohet Komisionerit Publik. Kjo sepse sipas ligjit do të jetë Komisioneri Publik, ai që do t?i drejtohet Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nëse është i drejtë vendimi për ndërprerjen e vetingut të Llallës apo jo.

Dhe më pas do të jetë Kolegji i Posaçëm i Apelimit ai që do të thotë fjalën e fundit nëse do pranohet tërheqja e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nga procesi i vetingut apo ky i fundit do të duhet kaloj në filtrin e verifikimit. Por si për ironi të fatit Adriatik Llalla mund të jetë në dorë të ish-paraardhëses së tij Ina Rama nëse Komisioneri Publik do i drejtohet Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Sepse ish-kryeprokurorja Ina Rama është një nga anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që do të marrë vendim për Adriatik Llallën nëse ONM vëren shkelje ndaj tij.

Përplasjet ligjore

Ndërprerja e procesit paraprak të verifikimit të Adriatik Llallës dhe Besnik Imerajt po ashtu dhe e disa figurave të tjera ka shkaktuar një sërë dyshimesh.

Kjo sepse ndërprerja e procesit të vetingut në momentin që procesi verifikimit po shkon drejt përfundimit ka shkaktuar përplasje ligjore. Sipas ligjit për vetingun, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të tërhiqeshin nga procesi i verifikimit tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit.

Ndërkohë që ligji ka një vit në fuqi pasi ka hyrë qysh në tetor të 2016-ës. Por pavarësisht këtij fakti është Gjykata Kushtetuese ajo që ka marrë një vendim ku i jep të drejtë gjyqtarëve dhe prokurorëve që të tërhiqen nga procesi verifikimit.

Vendim që po shkakton përplasje sa i takon tërheqjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve nga procesi i vetingut. Megjithatë duke parë këto përplasje ligjore i ngelet në dorë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të  interpretojë se cili nga vendimet është më i drejtë.

Ndërkohë është mësuar se dosja e verifikimit për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla është kopsitur. Dhe nëse në dosjen e tij do të verifikohen shkelje atëherë ky i fundit me shumë mundësi do t?i rikthehet procesit të vetingut pavarësisht vendimit të dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pak ditë më parë, për ndërprerjen e procesit të verifikimit./Sot

 





Lajmet e fundit nga