web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjekmarkaj: Rama mori peng Senatin e Universitetit të Tiranës

15 Shkurt 2018, 13:29, Sociale CNA

Analisti Agron Gjekmarkaj e ka quajtur të turpshme gjuhën që ka përdorur kryeministri Edi Rama në drejtim të pedagogëve.

Sipas tij, Rama, në një farë mënyrë ai mori peng senatin e  Tiranës dhe gjuha që përdori ishte intimiduese, shantazhuese, ishte një gjuhë e papranueshme për trupën akademike të Tiranës.

?Nuk e kanë përdorur kurrë pedagogët e forumit për liri akademike termin ultimatum. Dëgjova që kryeministri na ka quajtur ?bishti i kavallit?. Në fakt duhet të them se kryeministri u soll si bishti i etikës  çka nuk e prisnim.

Dua të them edhe një gjë tjetër  që më shqetëson. Unë kam respekt për kryeministrin e vendit tim, se është institucion, por nuk e kam frikë për asnjë çast kryeministrin e vendit tim dhe nuk pranoj të përqeshem dhe të tallem nga kryeminsitri i vendit tim?, është shprehur Gjekmarkaj në emisionin e gazetës Ilva Tare.

Më tej Gjekamarkaj tregon se kanë kërkuar që të ndajnë përgjegjësitë, të negociojmë me Qeverinë dhe të hapin një debat të brendshëm për të gjitha gjërat që shqetësojnë Universitetin e Tiranës.

?Qeveria ka detyrim që të bëjë ligj funksionues për Universitetin e Tiranës, sepse ligji që ka dy vjet e gjysëm nuk ka akte nënligjore. Kryeministri tha që ligji nuk ndryshohet.  Ligji  nuk është një piramidë si piramidat e Egjiptit, ligji është i shkruar nga njerëzit për t;u shërbyer njerëzve dhe kur nuk ka diçka që nuk funksionon, ligjit, përmirësohet dhe ndryshohet?, është shprehur Gjekmarkaj.

Sipas tij, Ligji ka krijuar një lloj kolapsi në Universitetin e Tiranës, ka krijuar mundësinë që politika dhe pushteti të ndërhyjnë me emisarë tpolitik dhe që të krijojnë aleanca bllokuese, duke e bërë gjendjen e  Universitetit të papranueshme.





Lajmet e fundit nga