Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Manuali i FAO për sëmundjen e lëkurës e njohur si dermatoza nodulare (LSD) për veterinerët tani vjen në gjashtë gjuhë, për të ndihmuar në parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së kafshëve që është përhapur në Evropë që nga viti 2015. Kjo plotëson edhe trajnimin e trajnerëve, duke mbuluar edhe një sëmundje tjetër të ripërtypësve, sëmundjen e gjuhës blu, në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
Nxitur nga ngrohja e klimës, shumë sëmundje ekzotike dhe lokale ndërkufitare të kafshëve, janë duke u përhapur shpejt nëpër kontinente dhe territore të reja. Aftësia për t’u përballur me to, ndikon në mjetet e jetesës së shumë rritësve të bagëtive – kryesisht fermerëve familjarë që mbështeten në ekspertizën e veterinerëve.
Ardhur nga Afrika, sëmundja e dermatozës nodulare ka një histori të shkurtër në Evropë por është përhapur në Ballkan, Kaukaz dhe Federatën Ruse dhe po kërcënon të përhapet më tej në lindje në Azinë Qendrore. Megjithatë, shumë veterinerë në terren nuk janë të njohur me tiparet klinike të sëmundjes, rrugët e transmetimit dhe opsionet për parandalimin dhe kontrollin. Gjatë një epidemie të mundshme të sëmundjes, një përgjigje e shpejtë është thelbësore.
Profesionistët e shëndetit të kafshëve mund të përdorin manualin me udhëzime praktike në gjuhën shqipe,angleze, maqedonisht, ruse, serbe dhe turke. Përveç kësaj, kopjet fizike të këtij manuali janë shpërndarë në shërbimet veterinare në Ballkan dhe së shpejti do të transportohen në tetë vende në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore që janë në rrezik për përhapjen e sëmundjes.
“Sëmundja e dermatozës nodulare mund të shkaktojë humbje serioze ekonomike për fermerët, veçanërisht në rastin e fermerëve të vegjël familjarë që mbështeten shumë tek kafshët individuale”, tha zyrtari i FAO për shëndetin e kafshëve, Daniel Beltrán-Alcrudo. “Për më tepër, sëmundja ka implikime serioze tregtare për vendet eksportuese.”
Kafshët e prekura kanë dëmtim në lëkurë, gjë që mund ta cënojë dhe shitjen e lëkurës së tyre të vlefshme. Efektet e tjera të sëmundjes së lëkurës janë ulja e sasisë së prodhimit të qumështit dhe ulje e pjellorisë. Virusi transmetohet kryesisht nga pickimet e insekteve.
Përveç sëmundjes së dermatozes nodulare, FAO gjithashtu ka punuar për të luftuar sëmundjen e sëmundjes së gjuhës blu në rajon. Në fund të vitit 2017, FAO drejtoi një program trainimi për trajnerët në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, duke arritur tek veterinerët zyrtarë dhe privatë në terren.
“Gjithsej, 281 veterinerë morën pjesë në program,” tha Beltrán-Alcrudo. “Ata kanë mësuar për karakteristikat kryesore të të dy sëmundjeve, praninë e tyre në rajon, mënyrat për të trajtuar një epidemi, vaksinim dhe raportim”.
FAO planifikon të vazhdojë me trajnime të ngjashme, duke u fokusuar në LSD në Bjellorusi, Moldavi dhe Ukrainë. Secili prej këtyre vendeve është në rrezik të lartë infektimi./ CNA.al
Hapja e portave të Hidrocentralit të Vaut të Dejës, për shka...
Konfederata e Sindikatave mbështet protestën e aktorëve kund...
Banorët e fshatit Orman në ish komunën e Pojanit, mëngjesin...
Situata në Qarkun e Dibrës vijon të jetë tepër problematike,...
Aktorët në Shqipëri vijojnë protestën në lidhje me një proje...
Sëmundjet tumorale po fitojnë gjithmonë e më shumë terren në...
Stafi akademik i Universitetit të Tiranës ka dalë sot me një...
Pas skandalit të publikuar në media për Universitetin e Tira...
Pas transmetimit në Fiks Fare të historisë së zj. Silvana, m...
Heroida ka qenë e ftuar në emisionin “Ka një mesazh për ty”....
Nëse ti rrëzohesh në një gropë, mos prit që njerëzit që mund...
Një 28-vjeçare ka telefonuar sot në “Aldo Morning Shoë” nga ...
Jemi mësuar shpesh të dëgjojmë kritika për Tiranën dhe mënyr...
Mbulimi i statujës së Skënderbeut mëngjesin e Kurban Bajrami...
Qytetari është i bindur dhe natyrisht i alarmuar njëkohësish...
Për katër vitet e fundit, fotografi Oegger St. Nick, me orig...
“Paqe, dashuri, bashkëjetesë, e gjithë Shqipëria një zemër, ...
Enriketa Osmani, mikesha e Elida Cangonjit rrefen biseden e ...
Fluksi i pacientëve që i janë drejtuar Qendrave Shëndetësore...
Në disa akse kryesore në Tiranë po pilotohet projekti i park...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...