web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pa censurë/ Video e plotë e deputetit Salianji

13 Shkurt 2018, 08:16, Aktualitet CNA

Dje CNA.al në orët e vona të pasdites publikoi një video të deputetit demokrat Ervin Salianji me një komunikim me mesazhe me G.D.

Pasi siguruam videon debatuam gjatë për publikimin e saj, morëm dhe konsultat e duhura juridike. Të gjithë ishin dakort, video duhej publikuar.

Vendosëm ta publikonim, së pari sepse video nuk kishte një përgjim, por një filmim nga kamerat në ambjentet e parlamentit shqiptar.

Nuk ka asnjë çështje private që diskutohet në godinën ku Ervin Salianji shkon të ushtrojë detyrën e deputetit, por në fakt ai komunikon me një fjalor banal, dhe mesa duket i kushton më shumë kohë problemeve të tij personale sesa detyrës për të cilen ai paguhet.

Pra, një video e një deputeti, e filmuar në sallën e parlamentit, gjatë një seance plenare, me mesazhe të forta që tregon se cila është kultura dhe etika e deputetit të Lulzim Bashës.

Shumë media e morën, të tjerë vendosen censurë. Deputeti vetë ka heshtur. Shumë zbuluan bashkëbiseduesen/in. Për ne ka qënë gjithmonë G.D, që duket një personazh i afërt me deputetin. Ne në asnjë rast nuk kemi thënë se kush është G.D. megjithëse dje në orët e mesdites, një deputete e PD-së ndërhyri në redaksinë tonë, ka telefonuar dhe ndërhyre edhe në shumë redaksi të tjera, ku nuk e kanë publikuar videon. Rastësisht ka të njëjtat iniciale. U vendos një farë censure, por kjo i përket një tjetër shkrimi.

Ne po sjellim të plotë videon pa censurë, ashtu siç është dhe sllogani jonë. Tani ata që dyshojnë për autencitetin e videos, ata manjakë të mjerë që mendonin dhe ngrenë teza se është montazh, të verbër me sy politik, tani shiheni të plotë videon. Pa censurë! Dhe kjo është vetëm pjesa e parë e një seriali që nuk do ndalet sepse ndërhyn politika. Sa më fort të godasë ajo, aq më të pandalshëm dhe të pathyeshem jemi në rrugën tonë pa kthim. Në misionin për të vërtetën, misionin për të mos thënë asgjë më shumë sesa thonë shqiptarët cdo ditë, kush janë politikanët tanë që paguhen me taksat tona dhe që e shfrytëzojnë sallën e parlamentit për biseda perverse.

Tani ata që justifikim patën logon dhe montazhin me titra ja ku e kanë falas./ CNA.al

Më poshtë video e plotë:

 

Ekskluzive-Video e deputetit në bisedën perverse/Shk……, pleh.., q..

Fotot dhe teksti i plotë i bisedës së deputetit/ …vetëm më dërrmove

Megaskandali/ CNA do të sjell video mesazhe erotike të një deputeti





Lajmet e fundit nga