web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksioni për kapjen e Balilit/ Reagon vjehrri: Do të bëj kallëzim, më kanë grabitur sende me vlerë

12 Shkurt 2018, 18:08, Kronika CNA

Pas aksionit të papritur të Policisë së Shtetit në Delvinë, për kapjen e të shumëkërkuarit, Kelmend Balili, ka reaguar edhe vjehrri i këtij të fundit, shtëpia e të cilit u bastis nga policia.

Me anë të një reagimi për mediat, Avni Veizi, vjehrri i “Eskobarit të Ballkanit”, shprehet se kontrolli në shtëpinë e tij është bërë pa pasur një vendin gjykatës, dhe se i janë grabitur sende me vlerë.

Ai shprehet se për këtë do të bëjë kallëzim në prokurori, pasi sipas tij kontrolli është i paligjshëm. Më tej ai tha se në banesën e tij nuk është konstatuar e nuk ka asnjë gjë të paligjshme. /CNA.al





Lajmet e fundit nga