web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjendet e zhytur në det një makinë me targa Italiane

12 Shkurt 2018, 08:46, Kronika CNA

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një makinë tip fuoristradë është gjetur brenda në det në zonën e Plazhit të Vjetër.

Mësohet se makina është gjetur vetëm pak metra larg bregut, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje.

Aktualisht po punohet për nxjerrjen e makinës tip fuoristradë në breg, ndërsa nga hetimet e para dyshohet se ngeci në det në momentin që po transportonte një gomone me karel. Makina është me targa italiane BG 64 3GX./ CNA.al





Lajmet e fundit nga