web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkarkohet zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë/ Ja kush e zëvendëson

11 Shkurt 2018, 21:28, Kronika CNA

Të tjera lëvizje kanë ndodhur në radhët e policisë, pas emërimit të Ardi Veliajt si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Burime zyrtare nga Policia e shtetit thanë se mbrëmjen e sotme është shkarkuar nga detyra e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Rebani Jaupaj, dhe në vend të tij është emëruar Xhovalin Lokaj.

Jaupaj është emëruar Drejtor i Analizës së Informacionit në Policinë e Shtetit, duke zëvendësuar në këtë detyrë Shaban Nexhin.

Rebani Jaupaj u komandua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, pas shkarkimit të Haki Çakos, por me ardhjen e Ardi Veliut, Jaupaj do të mbajë postin e Drejtorit të Analizës së Informacionit. Xhovalin Lokaj ka mbajtur edhe detyrën e Drejtorit të Policisë së Shkodrës. /CNA.al





Lajmet e fundit nga