FOTOLAJM/ Adoleshentët gara me motorë e skuterë në Parkun e Liqenit, policët bashkiakë me sy në telefon
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Menjëherë pas ardhjes së Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme dhe largimit të disa prej drejtuesve të njohur si mbështetës të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, një pjesë e dosjeve të mbetura pezull ndër vite u riaktivizuan, raporton Vizion Plus.
Kështu në Elbasan, hetimi që u denoncua nga prokurorja Amanda Xhaferri se ishte vjedhur nga ish-kreu i prokurorisë Dritan Gina përfundoi në gjykatë.
Në dosjen e skemës mashtruese përfunduan në gjykatë administratori i kompanisë ?Kurum?, drejtori i blerjeve, si dhe vetë kompania turke për një dëm prej 1.5 milionë dollarëve ndaj shtetit.
Por mes dosjeve të denoncuara prej saj, se i ishin marrë pa të drejtë nga ish-kreu i prokurorisë, ishin dhe abuzimet në segmentin Elbasan-Gjinar ndërsa në Tiranë kallëzimi i KLSH-së ishte bërë për autostradën Tiranë?Elbasan.
Menjëherë pas kësaj më 1 shkurt të këtij viti erdhën dhe fletëarrestet e para.
Dy ish-drejtorët e Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Xhika e Andi Toma ranë në pranga për abuzime në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar.
Bashkë me dy ish-zyrtarët e lartë u ndaluan edhe 4 ish funksionarë për të cilët gjykata dha masën e arrestit shtëpiak.
Gjashtë persona të tjerë u shpallën në kërkim ndërsa prokuroria paralajmëroi se do të ketë edhe arrestime të tjera për këtë çështje e cila ndodhej në skedarët e saj që prej prillit të vitit 2017.
Por ditën që dy ish zyrtarëve iu komunikua masa në Gjykatën e Elbasanit, Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi dy fletëarreste të tjera për ta.
Kësaj here shpërdorimi i detyrës bënte fjalë për autostradën Tiranë-Elbasan.
Në pranga ranë dhe ish- drejtorët e menaxhimit të projektit Aksel Qorduka dhe Albens Alite.
Në verifikim veç të arrestuarve është dhe ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto.
Ai pritet të shpjegojë pozicionin e tij në atë që prokuroria e ka përllogaritur si një dëm prej 80 milionë dollarësh ndaj shtetit.
Prokuroritë e Durrësit dhe Kavajës ndërkohë kanë përfunduar hetimet për dy dosje të abuzimit me tokat ndërsa në pranga kanë përfunduar në total 10 persona ish zyrtarë të hipotekave apo dhe ish kryetarë komunash, të cilët kishin përvetësuar tokë ranore në Gjirin e Lalzit dhe në Spille të Kavajës.
Një tjetër dosje e madhe, e cila u rikthye për hetim është dhe ajo e CEZ-DIA.
Në kohën e Adriatik Llallës akuzat u pushuan dhe dosja u mbyll, por në dhjetor gjykata vendosi rihapjen e saj.
Deri më tani në pyetje janë marrë djali i ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha dhe ish-ministri i Energjetikës Genc Ruli, ndërsa dëmi ndaj shtetit përllogaritet në 414 milionë euro.
Nga Artur AjaziPrej 5 vitesh Lulzim Basha po mundohet dhe po...
Pedagogët e të gjitha universiteteve publike janë pa rroga n...
Pas kundërpërgjigjes së ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmeta...
Konflikti me Serbinë është akoma i pazgjidhur. Megjithatë, m...
Për herë të parë, reklamat në median online i kanë kaluar at...
Të gjithë figurat kryesore të LSI-së janë hedhur në një sulm...
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, partia ZGJIDHJA, e...
Nga ARTUR AJAZIKur ambasadori i SHBA zoti Donald Lu ka fol...
Presidenti Donald Trump nuk ka lejuar nxjerrjen e një dokume...
Komisioneri evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Jo...
Gazeta e njohur amerikane “New York Times”, ka sjellë histor...
Bisedimet për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë ...
Pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në spitalin e Kukësit ...
Deputetet e Partisë Demokratike të Qarkut të Tiranës, Oriola...
Mëngjesin e sotëm Lulzim Basha e ka nisur me sulme ndaj Qeve...
Kanë dalë sot para gjykatës së Elbasanit të arrestuarit në k...
Në një koment në rrjetet sociale Majlinda Bregu ka treguar s...
Në një deklaratë për mediet, deputetja e Partisë Demokratike...
Nga konferenca e rektorëve e organizuar nga Kolegji Universi...
OJF-ja Lëviz Albania në bashkëpunim me Fakultetin e shkencav...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...