Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një postim në rrjetet sociale, ka hedhur akuza ndaj kryetari të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se me përgjysmimin e taksës është duke i dhënë një goditje biznesit.
Tabaku shkruan ky vendim I miratuar shkatërron politikat fiskale në favor të biznesit, kjo pasi sipas saj ?punësimi nuk rritet duke shtuar zyrat bosh të atyre që mbajnë peng biznesin, por duke çliruar sipërmarrjen pikërisht prej tyre?.
Postimi i plotë:
Në tepsinë e oligarkëve!
Me vendimin e ditës së mërkurë Erion Veliaj i dha një tjetër goditje mundësisë për të bërë biznes në Tiranë. Sipas vendimit të miratuar me votat e majta në Këshillin Bashkiak, ulja e taksave do të aplikohet për ato sipërfaqe pallati që arrijnë deri në 30 mijë metra katrorë dhe që do të shfrytëzohen për zyra.
Me një justifikim sa të turpshëm aq edhe qesharak, këshilli bashkiak që i majtë është vetëm në letra, por që në fakt e ka kapërcyer me vite dritë ylberin përtej të majtës dhe të djathtës, e miratoi këtë vendim duke shkelur haptazi parimin e barazisë përpara ligjit dhe duke shkatërruar politikat fiskale në favor të biznesit.
Vendimi saktëson vendndodhjen ku do të zbatohet ky vendim. Nuk është habi që harta e shtrirjes së këtij vendimi të përputhet me kullat e reja të betonit që po ndërtohen nga oligarkët. Me sa duket, kryetari i bashkisë ka vendosur që t?i shërbejë deri në fund atyre të cilët pasurojnë dita ditës atë dhe qeverinë që e ka vendosur aty ku është. Fatkeqësisht, tiranasit sot po qeverisen nga një person i cili ka për borxh të linçojë publikisht dhe paturpësisht një qytetar të përgjegjshëm kur ky i fundit e kritikon për metodat e shëmtuara të mënyrës se si takson, dhe nga ana tjetër promovon politika fiskale lehtësuese në shërbim të një grushti njerëzish.
Sot Tirana nuk është më motori ekonomik i Shqipërisë. Por, është vendi ku mbyten në djep sipërmarrjet e reja, si pasojë e verbërisë dhe makutërisë të pushtetarëve që po punojnë përditë për t?i shndërruar shqiptarët në skllevërit e tyre. Vendimi i Bashkisë Tiranë është një tjetër unazë turpi në gjerdanin e bëmave anti-biznes dhe anti-treg që një qeveri e korruptuar lokale dhe qendrore kanë ndërmarrë që në vitin 2013 dhe më tej në 2015.
Kushdo që pretendon se kjo ulje taksash do të sjellë rritjen e punësimit gënjen, pasi punësimi nuk rritet duke shtuar zyrat bosh te atyre që mbajnë peng biznesin por duke çliruar sipërmarrjen pikërisht prej tyre. E për sa kohë sipërmarrjet të jenë nën thundrën e një regjimi të padrejtë fiskal, ato nuk do të shtohen, por do të zvogëlohen. Për sa kohë që sipërmarrësit do ta shohin shtetin si protektor të bizneseve të qeverisë, ato do t?i investojnë paratë diku gjetkë.
Për ne si opozitë, ulja e taksave për të gjitha bizneset dhe lehtësimi i praktikave për të bërë biznes janë shtyllat mbi të cilat ngrihet politika jonë fiskale. Por mbi të gjitha, parimi jonë kryesor është se tregu dhe qytetarët janë ato që vendosin për një biznes dhe jo favorizimet klienteliste dhe fiskale të vendosura nga një individ i caktuar, që për interesa meskine dënon dhe ndëshkon gjithë biznesit, dhe vret shpirtin e sipërmarrjes së lirë.
Kësaj situate, ku oligarkët e sotëm mëkojnë pushtetarët e nesërm, ku bizneset e disave ushqehen me paratë e të gjithëve, ku monopolet më antiproduktive në botë mbështeten haptazi nga qeveritarë vendorë i duhet dhënë fund një herë e mirë.
Fraza më e bukur që është thënë ndonjëherë për sipërmarrjen është kjo: ?një sipërmarrës e pranon përfundimisht se ka dështuar vetëm atëherë kur ai heq dorë nga marrja përsipër e riskut?. Oligarkia shqiptare ua ka hequr sipërmarrësve tanë shansin dhe mundësinë të guxojnë. Është koha të guxojmë për të projektuar zhbërjen e kësaj oligarkie. /CNA.al
Edhe pse më parë punonte si modele, Françeska Jaçe u bë e nj...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur goditjen e një grupi kr...
Aktori Alfred Trebicka ka pësuar një incident në skenë dje, ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar marrëv...
Kryeministri Edi Rama, ka uruar mirëmëngjesin, shoqëruar me ...
Aktorja Rudina Dembacaj e ftuar në PopCulture foli për bashk...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur goditjen e një grupi kr...
Vijojnë hetimet për vrasjen e Devi Kasmit, si dhe detaje të ...
Viti 2018 do të shënjojë finalizimin e zbatimit të Reformës ...
Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm, në ...
Bëhet fjalë për lojtarin e njohur të futbollit amerikan Tom ...
Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje është shënuar më...
Bleona është padyshim një nga këngëtaret shqiptare që ka bër...
Tre liderët politikë të Kosovës janë tërhequr nga iniciativa...
Argjendari “Dragusha” nën pronësinë e shtetasit me iniciale ...
Para disa ditëve reperi Gjiko dhe Elita Rudi kanë kalur push...
Një aksident është regjistruar në aksin Gjirokastër-Kakavijë...
Gazetari serb, Stefan Cvetkoviç ka publikuar disa fotografi ...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 shkurt 201...
Sistemi dhe asfaltimi i rrugës që të çon nga Elbasani në f...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...