web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e Devi Kasmit/ Gjykata lë në burg Mario Meshinin

2 Shkurt 2018, 12:38, Aktualitet CNA

Mario Meshini është personi i parë i arrestuar nga policia e Tiranës, disa orë pas vrasjes së Devi Kasmit në kryeqytet. Duke qenë se ai ishte dëshmitar në ngjarje, si dhe personi që përmes një mesazhi në celular i kishte kërkuar Kasmit që të takoheshin, u dyshua si bashkëpunëtor i ekzekutorëve.

Por që në fillim, Mario Meshini dhe avokati i tij mbrojtës mohuan akuzat, duke dëshmuar se ai ishte shok me Kasmin dhe i bashkonte pasioni për palestrën.

Në dëshminë e tij në polici një ditë më parë, Meshini tha se ekzekutori i Kasmit ishte me mjekër dhe trupgjatë.

Ditën e sotme, pritej që Mario Meshini të dilte para gjykatës për t?u njohur me masën e sigurisë, por kjo seancë nuk u zhvillua pasi u arrestua ekzekutori i Devi Kasmit.

Ditën e sotme, pritej që Mario Meshini të dilte para gjykatës për t?u njohur me masën e sigurisë, por kjo seancë nuk u zhvillua në orarin e caktuar pasi u arrestua ekzekutori i Devi Kasmit.





Lajmet e fundit nga