web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shembet banesa te Liqeni i Thatë/ Familjarët nxirren me forcë jashtë

2 Shkurt 2018, 12:10, Aktualitet CNA

Tensione të shumta dhe përplasje kanë shoqëruar procesin e prishjes së banesave te Liqeni i Thatë, në Tiranë.

Forca të shumta policie janë mbledhur te shtëpia e familjes Peti, aty ku prej orëve të mëngjesit djali i vogël i kësaj familje, Klajdi Peti, kërcënoi se do të hidhej nga çatia e banesës.

Policia ka nxjerrë me forcë familjarët, të cilët nuk pranuan të lironin banesën e tyre dhe janë përplasur me forca të shumta policie.

Pas negociatave të shumta, ka zbritur nga çatia edhe i riu, i cili është marrë menjëherë nga policia./ CNA.al





Lajmet e fundit nga