Hapet “bordello e kukullave të seksit” në Francë, sa kushton 1 orë?
“Bordellot e kukullave të seksit” po shfaqen në të gjithë bo...
Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu
Me datë 27 janar, opozita organizoi një protestë, e cila, sipas saj ishte madhështore. Mediat pro saj e konsideruan madhështore, ato kundër saj e etiketuan si dështim. Problemi i asaj proteste nuk ishte numri 500 mijë apo 5 mijë i pjesmarrësve, pasi me kauzën e duhur edhe 5 veta mund ta rrëzojnë nje qeveri, por dështimi i saj ishte dështimi i lidershipit dhe i qëllimit.
Shpesh në situata të vështira politike diskutohet për skandale, strategji, platforma, manovra e driblime, por ato mbeten dytësore ndaj faktit primar që kur nuk të ngjit një drejtues politik – nuk të ngjit dhe kaq. Dhe nëse ka një lidership opozitar që nuk arrin ti ngjisë në zemër shqiptarëve është dyshja Basha – Kryemadhi.
Duke kujtuar një thënie të Aleksandrit të Madh: “Nuk më frikëson një ushtri luanësh e drejtuar nga një dele, por një ushtri delesh e drejtuar nga një luan,” mund të themi me bindje se Basha është një drejtues dele, i paaftë të frymëzojë apo të ngjisë në zemrat e shqiptarëve. Si një lider i paformë, i papeshë, i ngjashëm me një xhelatinë politike, i dështuar në disa sprova, e vetmja gjë që ka të përbashkët me Kryemadhin është përkujdesja fanatike ndaj flokëve dhe lukut, dhe se të dy së bashku, pavaresisht se tentojnë të duken të bukur, thjeshtë nuk ngjisin tek shqiptarët dhe nuk janë të pëlqyeshëm si drejtues të opozitës sot e të vendit nesër.
Dyshja opozitare duhet të shkëmbejë vendet, Basha të bëhet më burrë e Kryemadhi më grua, ndoshta ndoshta kjo mund të përmirësonte diçka në imazhin e tyre drejtues.
Nëse ky shkrim i imi do lexohej nga z. Basha dhe znj. Kryemadhi, dua ti siguroj që nuk kanë arsye të ofendohen nga komentet e lartpërmendura, por të turpërohen me veten që shqiptarët kanë vendosur që më mirë të harrojnë kanabizimin e vendit sesa t’ju bashkohen ju në protestë; të mbyllin veshët nga vrasjet, ekzekutimet, dhe shpërthimet me tritol, sesa të besojnë në ju; të vuajnë si kurrë më parë nën mungesën e punës dhe shpresës për një të ardhme më të mirë, sesa të kërkojnë shpresën tek ju; të ulin kokën me xhepat bosh dhe të derdhin lotë se nuk arrijnë dot të mbyllin muajin me ushqime e fatura, sesa t’ju bashkohen ju; dhe të largohen nga ky vend, se sa të protestojnë me ju.
Ky duhet të jetë turpi juaj. Mungesa e shpresës që nuk arrini të ofroni është mallkimi dhe së shpejti edhe rrënimi juaj.
Dele Shqipëria ka plot. Kërkohen luanë të drejtojnë. Dhe padyshim një qasje ndryshe në opozitë-bërje. Kjo qasje ka të bëjë me vetë natyrën e politikës shqiptare. Deri më tani si mazhoranca ashtu edhe opozita, si e djeshme ashtu edhe e sotme, zbusin simptomat dhe nuk luftojnë sëmundjen. Kjo ka bërë që beteja të zhvillohet mbi kakarisjen parlamentare, sharjet e ofendimet e ulëta në facebook, dhe jo betejat e ideve.
Rama qeveris me stil por pa substancë. Ndaj edhe opozita të mos merret me stilin e Ramës por me substancën e qeverisjes së tij. Në një qeverisje me zero vende të reja pune, zero investime të huaja, zero rritje pagash, shtim të numrit të vrasjeve, dyfishim të numrit të azilkërkuesve në hapësirën e BE-së, taksa më të larta, asgjesim i shtreses së mesme, dhe megaskandale të paprecedenta në historinë e këtij vendi të lidhjes midis shtetit dhe krimit të organizuar, opozita duhet të ofrojë urgjentisht një platformë qeverisëse alternative. Kjo platformë te mos jetë statuse në facebook apo batuta me gjuhë rrugeçërish, apo çizme fluturuese, por e mirë studiuar dhe e mirë hartuar nga ekspertët më të mirë të të gjitha fushave. Në të kundërt, nëse opozita shpenzon më shumë kohë në Amsterdam sic bën Basha apo tek parukeria sic bën Kryemadhi, Rama do vazhdojë ta ketë edhe më të lehtë me këto dy dele drejtuese të opozitës, të cilat, për ironi, nga njëra anë kanë Gridën e pudrosur të ulet gju më gju me të varfërit, nga ana tjetër kanë çupëlinat e LSI-së të cilat që pa dalë nga bankat e shkollës do zgjidhin ngërçet sociale, ekonomike, politike e gjeopolitike që e kanë zaptuar vendin tonë për një kohë shumë të gjatë.
Në fakt, nga e gjithë kjo politikë absurde e opozitë amatoreske, del një gjë e mirë: shqiptarëve po u largohet dashuria dhe pasioni i madh për politikën të cilën e kanë dashur me gjithë zemër gjatë këtyre më shumë se njëzetë e pesë viteve demokraci, pasi tani rrallë gjen shqiptarë, sidomos nga brezi i ri, që duan ti ngjajnë Ramës, e aq më pak Bashës e Kryemadhit. Madje, nuk duan më t?ia shohin bojën asnjërit prej tyre por të largohen një orë e më parë nga ky vend, sepse këtu shpresa është shuar me kohë.
“Bordellot e kukullave të seksit” po shfaqen në të gjithë bo...
Albion Kapedani 21 vjec ndërroi jetë në Spitalin “San Martin...
Republika e Shqipërisë do të hap edhe dy seli të reja diplom...
Gjatë raporteve seksuale gabime bëjnë si femrat ashtu edhe m...
Anëtari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak Fabian T...
Ok, e dimë që falë teknologjisë, “sexting” ngjan si shpëtimi...
E hedhur në media si marrëveshje për të zbuluar e asgjësuar ...
Vaji i kokosit po i bashkohet uthullës së mollës pasi të dy ...
Pas arrestimit të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH-së,...
Roja bregdetare Angleze 3 ditë më parë shpëtoi nga mbytja nj...
Këtë mendonim se nuk do ta dëgjonim kurrë, por ja studimet e...
Menjëherë pas operacionit të Policisë së Shtetit, që çoi në ...
Media amerikane CNN ka publikuar listën prej 12 destinacione...
Tre studentë të cilët protestuan sot para ministrisë së Drej...
“Çdo subjekt që kërkon të ofrojë agroturizëm, duhet të plotë...
Në konferencën vjetore ndërkombëtare të komunitetit shkencor...
Pas arrestimit të dy ish-drejtoreve të Rrugëve, Shpëtim Xhik...
Disa pamje shokuese janë shpërndarë në rrjet ku shihet një g...
Shumëkush nga ata që e kanë parë të enjten në mbrëmje debati...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish kryeministri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...