Ora e apokalipsit, 2 minuta larg nga “mesnata”
Quhet Doomsday Clock dhe është simbol i afrimit të botës me ...
Vangjel Toci lindi më 11 tetor 1920 dhe ndërroi jetë në 27 janar 1999. Vangjeli nuk ishte thjesht babai i arkeologjisë durrsake por një figurë me vlera poliedrike, një shkencëtar i rangut europian dhe njëkohësisht atdhetar i flaktë.
Vangjeli në sajë të puënës së palodhur, dijeve të thelluara shkencore, kurajos civile dhe atdhedashurisë së pikatur arriti t?i ?dhurojë? Durrësit vpera e monumente me të cilat krenohen durrskët sot e padyshim edhe nesër. Në vitin 1945, kur Toci themeloi bibliotekën e qytetit, partizanët injorantë të zbritur nga malet njëlloj si SA-të gjermane 10-11 vite më parë digjnin librat se janë helme të fashizmit. Atëhere Vangjeli e kishte triskën e bukës 800 gramë në ditë dhe ?këshilltari? jugosllav një ish bari derrash nga Shumadija i sugjeronte Naxhije Dumit te Kultura Popullore se Durrësit nuk ka c?i duhet salltaneti i një biblioteke. Në vitin 1947, pasi gjeneralët e kolonelët Balluku-Dume ia pushkatuan pa gjyq e pa faj thjesht me akuzën e antijugosllavizmit Markun, vëllain ish partizan e guerrilas bashkë me dy durrsakë të tjerë, Vangjeli zbuloi mozaikun e mrekullueshëm me motive të Hypokampfit (kalit të detit). Në mars 1951 Vangjeli më në fund e bindi administratën e kohës për të krijuar në Durrës Muzeun Arkeologjik. Në vitin 1959 rizbulon bazuar në shënimet e arkeologut austriak Prashniker mozaikun 2300 vjecar me vlera unike të quajtur ?Bukuroshja e Durrësit?. Ky mozaik sot zbukuron Muzeun Kombëtar Tiranë. Këmbëngulja e Tocit bëri që të zhvendosej pakëz e të modifikohej projekti i ndërtimit të Teatrit ?Aleksandër Moisiu? për të mbrojtur e shndërruar në objekt të vizitueshëm ?Termat Romake? (banjot). Në vitin 1966 nën udhëheqjen e Vangjelit dhe sipas bindjeve shkencore të tijat, i vëllai Ilia (edhe ky arkeolog veteran) dhe të tjerë arkeologë durrsakë filluan zbulimin e amfiteatrit të qytetit, më i madhi në Ballkan.
Vangjeli me të drejtë mund të konsiderohet si ?nuni? i qindra mijëra shqiptarëve në Shqipëri, Ballkan e diasporë, sepse ai pas rreth 20 vjet gërmimesh arkeologjike në nekropolin (varrezat antike) të Durrësit përpiloi një listë me mbi 300 emra tipikë ilirë duke i evidentuar ato nga emrat në stelat (gurët) e varreve. Të tillë emra shqiptarët në tokat e pushtuara ua vinin fëmijëve edhe si gjest rezistence ndaj pushtuesve sllavë. Pikërisht një vepër e tillë patriotike d.m.th. dëshmija me fakte për një popullatë ilire të qenësishme në Dyrahun dhe Dyrrakiumin grek antik e romak i siguroi atij jo vetëm mërinë e historianëve dhe arkeologëve grekë e serbë (jugosllavë), por edhe zilinë e kolegëve mediokër, por komunistë të devotshëm shqiptarë!
Vangjel Toci duke shfrytëzuar maninë e diktatorit Hoxha për t?u hequr si oksidental i kulturuar dhe madje patriot, e bindi atë të investonte shuma jo të vogla për të kryer gërmime të shumta e të vështira arkeologjike në Durrës. Këto investime të kombinuara me guximin shkencor dhe këmbënguljen e Vangjel Tocit bënë, që arkeologjisë durrsake dhe asaj shqiptare t?i shtoheshin zbulime fantastike.
Vangjel Toci me 4 gjuhë të huaja të gjalla e të vdekura, me arsim mjekësie ne Itali, të pa përfunduar për shkak të Luftës së Dytë Botërore ishte pikë referimi për arkeologët e huaj nga Italia në Spanjë, nga Gjermania në ShBA, nga Luksemburgu në Japoni, nga arkeologët e Universiteti të Zagrebit në ata të Universitetit Upsala në Suedi. Vangjeli mbajtës i Cmimit të Republikës, arkeolog me dije të thella me prestigj të paktën europian ndërroi jetë i varfër në apartamentin modest, ndërsa i la Durrësit dhe Shqipërisë një pasuri të jashtëzakonshme materialesh e zbulimesh arkeologjike.
Skulptori Kërtusha
Durrësi dhe politika durrsake ka bërë pak për ta nderuar pas vdekjes Vangjel Tocin ashtu sic aparatshikë e mediokër ziliqarë të kohës së komunizmit bënë cmos për t?ia penguar punën shkencore e për ta nxjerrë sa më shpejt në pension në të gjallë të tij. Fatmirësisht skulptori Qazim Kërtusha ka përfunduar një porteret të Vangjel Tocit në allci. Skulptori Kërtusha i bën apel qytetarisë durrsake dhe pushtetit lokal, që të sigurohen fonde (minimale) për ta derdhur veprën në allci si edhe për të përcaktuar vendin, ku do vendoset ajo në Durrës.
Kryebashkiaku Dako
Që në vitin 2007, kur kandidati humbës Teliti hodhi parrullën Gjush-Betoni e deri më sot (me 3 mandate rradhazi të fituara thellë e më thellë), kryebashkiakut Dako nuk i është ndarë apelativi ?betoni?. Me anë këtij shkrimi publikisht i bëj thirrje Vangjush Dakos jo vetëm si kryebashkiak, por edhe si durrsak, që ta financojë nga xhepi i tij, nga buxheti i Kompanisë ?3D? derdhjen në bronz të portretit të Vangjel Tocit. I kujtoj lexuesve se kam qenë personalisht dëshmitar me dhjetra herë, kur Dako para gazetarëve dhe në prezencë të miqve të huaj (gjeneralë e admiralë, kryeparlamentarë, kryeministra, ministra, diplomatë, miliarderë, sheikë e princër, artistë e regjizorë, shkencëtarë e këngëtarë të huaj u është mburrur me të drejtë për pasuritë arkeologjike të Durrësit, për amfiteatrin, për mozaikët, për muzeun arkeologjik etj. etj. Në zbulimin e shumicës dërrmuese të këtyre pasurive arkeologjike është dora, mendja dhe guximi profesionale qytetar i Vangjel Tocit. Ka ardhur dita , që një portret në bronz i arkeologut të madh Vangjel Toci të zbukurojë fasadën e Muzeut Arkeologjik Durrës. Me një veprim të tillë e me një financim prej vetëm pak mijëra eurosh kryebashkiaku Dako ndoshta mund të arrijë transformimin nga Gjush-Betoni, në Dako mecenat të kulturës durrsake!/ GJERGJ THANASI
Quhet Doomsday Clock dhe është simbol i afrimit të botës me ...
Policia ka bërë të mundur arrestimin shtetasit të shpallur n...
Pasi prokuroria e përgjithshme bëri të ditur se do të verifi...
Shqiptarja Alby Rhydes është një prej aktoreve më të njohura...
Sekretari organizativ në Partinë Demokratike, Eno Bozdo duke...
Në 95 -vjetorin e themelimit të Shërbimit Pyjor Shqiptar, Mi...
Temperaturat në Kazakistan kanë bërë të mundur që kafshët të...
“Ofertat duhet të dorëzohen përpara ose deri në orën 10.00 (...
Chloe Dunstan është një grua e re që në moshën 22 vjeçe mbet...
Ish-kryeministri Sali Berisha tregon një arsye që sipas tij,...
Kapja e morrave në flokët e fëmijës është diçka e pashmangsh...
Pas takimit me aleatët, kryetari I PD, Lulzim Basha tha se n...
Pas takimit me aleatët e opozitës, kryetarja e LSI-së, Monik...
Kremi Nivea ka një kosto relativisht të ulët dhe është një n...
Në një dalje për mediat pas takimit të aleatëve të opozitës ...
Këtë të dielë mbrëma (për Amerikën) dhe pak pas mesnate për ...
Në një dalje per mediat pas takimit të zhvilluar me aleatët,...
Sapo ka mbyllur me sukses projektin e saj të fundit, DWM, ng...
Një ditë pasi shteti shqiptar njoftoi se ka fituar në arbitr...
Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë për katër persona...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...