Francë/ Arrestohen 6 shqiptarë për heroinë dhe kokainë
Në orën 6 të mëngjesit të 24 janarit policia e qytezës së An...
Ish-presidendi i vendit, Bujar Nishani më anë të një postimi në rrjetet sociale u është drejtuar me një thirrje të fortë shqiptarëve për t?u bërë pjesë e protestës së opozitës me 27 janar.
Ndër të tjera Nishani është ndalur edhe tek arsyet të cilat sipas tregojnë se protesta nuk është partiake.
“Sot është prioritet emergjent shembja e status quo-së, social politike që ka ngërthyer të gjithë vendin. Që nga shtatori i vitit 2013 në Shqipëri u dizenjua dhe implementua një platformë sa fatkeqe aq dhe e papërgjegjëshme. Çuarja e Shqipërisë drejt një kaosi total social ku qytetari humbet cdo orientim dhe dimension normal?, ka shkruar Nishani.
Postimi tij i plotë:
“Protesta sot nuk është partiake! Prej disa vitesh jeta jonë ka marrë jo thjesht një kahje të gabuar por një të tatëpjetë. E në këtë të tatëpjetë jemi duke u përplasur të gjithë, burra e gra, të rinj e të moshuar, të kamur e të varfër, të përgjegjëshëm e të pa përgjegjëshëm, votues dhe abstenues, të djathtë e të majtë, dashurues dhe kundërshtues të pushtetit.
Sot është prioritet emergjent shembja e status quo-së, social politike që ka ngërthyer të gjithë vendin. Që nga shtatori i vitit 2013 në Shqipëri u dizenjua dhe implementua një platformë sa fatkeqe aq dhe e papërgjegjëshme. Çuarja e Shqipërisë drejt një KAOSI total social ku qytetari humbet cdo orientim dhe dimension normal. Ai kthehet në një qënie e varfër, e pasigurtë, e frikësuar, amorfe dhe pa nerv. Ky KAOS menaxhohet nga grupet kriminale dhe ?të fortët?.
Mjerimi i madh nis nga rrethina e Tiranës e cek çdo skaj të vendit, veri e jug, lindje e perëndim, tej e ndanë një hapësire e matshme kjo gjeografikisht jo më shumë se sa e një kryeqyteti evropian.
Kjo meriton reagim dhe protestë!
Institucionet e shtetit janë sulmuar, degraduar dhe nuk ofrojnë as garanci dhe as shërbim.
Për këtë duhet protestuar!
Shteti ynë po humbet çdo ditë nga pak arsyen pse duhet një shtet.
Këtë duhet ta ndalojmë!
Shqiptarët nisën të lëvizin si njerëz të lirë dhe në normalitet që nga viti 2010. Sot trajtimi i tyre në sportelet e kontrollit të vendeve të Shengenit është kthyer siç ai i viteve ?90. E ky nuk është faji i të tjerëve. Nëse ne u dërgojmë drogë, krim dhe pasiguri kufitare, fajtorin e kemi mes nesh.
Ne duhet ta ndëshkojmë atë dhe rikthejmë normalitetin për të gjithë ne!
Për herë të parë në këto 25 vitet e fundit mediat prestigjoze botërore si BBC, Neësëeek, Financial Times, Le Figaro, Süddeutsche Zeitung, La Repubblica etj., po na tregojnë si faqe të zezë e narkotrafikut për shkak të disa faqezinjëve në mes nesh që duhen ndalur.
Edhe protesta është një mënyrë për ta nisur ndaljen e tyre!
Zëri, modeli dhe fytyra e qytetarisë është zëvendësuar me injorancën dhe harbutërinë që tenton të na përfaqësoj të gjithëve.
Për këtë duhet protestuar!
Korrupsioni ka kalçifikuar statusin e të privilegjuarit dhe pandëshkueshmërisë.
Protesta të paktën e denoncon atë!
Urrejtja klasore ka rilindur në formën e vet më revanshiste. Ish të përndjekurve politik ju mohohet e drejta e parashikuar me ligj në procesin e rehabilitimit të tyre. Pronarëve të shpronësuar nga rregjimi stalinist ju është bllokuar e drejta e rikthimit të pronës familjare.
Protesta denoncon këto akte burracakërie!
Kërkesa e shqiptarëve për reformën në drejtësi u shëndërrua në një platformë për kontrollin politik të pushtetit të drejtësisë. Gërma dhe fryma e Kushtetutës miratuar me konsensus u minua harbutërisht në mënyrë të parikuperueshme në këtë status quo. Grupi që dominon të gjithë pushtetin operacional ushtron vullnetin e vet njëanëshmërisht në kontrollin me anë të policisë dhe joshjes të gjithë piramidës së sistemit të drejtësisë.
Për një reformë të vërtetë në drejtësi duhet protestuar!
Përpjekja për arsimim dhe punësim u zëvendësua nga rradhët e gjata për formularët e emigrimit. 300 mijë shqiptarë aplikuan veç të ikin në 2016. Dyfishimi tyre është shënuar në 2017. Një tmerr kombëtar pa fund ky.
Protesta më së paku e denoncon këtë poshtërim ku zullumqari e zhyti qytetarin!
Në këtë ambjent arrogance e tehposhtje
reagimi parlamentar dhe ekstra parlamentar ka rëndësi fondamentale.
Ato parlamentare janë të shumëllojshme dhe do jepnin rezultate të rëndësishme.
Ato ekstraparlamentare janë domozdoshmëri e këtij realiteti që degradon pa ndalim cdo ditë.
Në Shqipëri është atrofizuar demokracia dhe vendi po shkon fatalisht drejt përplasjes së fortë.
Pluralizmi politik po nis të konsiderohet i panevojshëm. Media kur nuk blihet gjobitet. ?Shoqëri Civile?, mbahet si distinktiv ndër rreshtarët militarë.
Ndaj qytetaria duhet të kundërshtoj! pozita ka të drejtën por dhe detyrën të kërkoj fjalën, zemrën dhe nervin e shqiptarëve në Protestë !
Shqiptarët më tej, meritojnë të shohin rrugëtimin e qartë të ndryshimit. Sot, protesta nuk është ?Për? partinë por ?Kundër? status quo-së. Sot, na vyen jo ruajtja e status quo-së por rrëzimi i saj pasi nuk jemi në begati dhe normalitet por anarshi, varfëri dhe kaos”. /CNA.al
Në orën 6 të mëngjesit të 24 janarit policia e qytezës së An...
Nëse dikush – në Prishtinë, Bruksel apo Uashington, mendon q...
Gjykata e shkallës së parë Durrës ka liruar Durim Keçi-n. Më...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas mbërritjes në Davos, ku...
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka mbyllur ko...
Në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga Shoqata e Bashkim...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbaj...
Policia e Shtetit vijon punën për parandalimin e fenomenit t...
Policia e qytetit Evesham ushtroi një kontroll në restorant ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një posti...
Policia e Portit anglez Peel Ports afër Liverpulit të premte...
Eksperti ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i ftu...
Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, në një konf...
Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, ka mbledhur pasdite...
Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar me denoncimet në rrj...
Sekretari Organizativ në Partinë Demokratike, ishte i ftuar ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Durrës. ku...
Një makinë është përfshirë nga flakët në parkingun e hotel “...
Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij belg, ...
Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë janë referuar mater...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...