Aurela Gaçe përlot me dedikimin për vrasjen tragjike të studentes 21-vjeçare
Vrasja tragjike e Ariela Muratit, studentes 21-vjeçare në vi...
Roli i shërbimeve të huaja gjatë regjimit komunist, kryesisht të UDB së ish-Jugosllavisë, KGB dhe CIA-s, do të jenë në fokusin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, gjatë vitit 2018 dhe në vijim, për efekte studimore dhe në kuadër të edukimit qytetar.
Në planin e punës së Autoritetit, i njohur ndryshe si komisioni për hapjen e dosjeve, do të jetë aktiviteti i shërbimeve të huaja në vend, aktivitet i cili do të qartësohet dhe do të marrë trajtë të plotë duke hapur dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit për këtë çështje si dhe duke bashkëpunuar me institucione ndërkombëtare, Drejtorinë e Arkivave dhe me studiues historikë.
Burime nga Autoriteti sqaruan se, ndriçimi dhe studimi i veprimtarisë së shërbimeve të huaja në Shqipëri, përfshin edhe bashkëpunëtorët e tyre në vend, numrin dhe profilet e tyre, ndonëse të dhënat nuk do të ndahen me publikun.
Në këtë kuadër, në fokus të komisionit do të jetë edhe hapja e dosjes të të ashtuquajturit ?grupi i çamëve?, i njohur si një nga proceset më të bujshme dhe të pamëshirshme të ish-Sigurimit të Shtetit. Grupi akuzohej se ishte vënë në shërbim të agjenturave të huaja.
Trazimi i politikës
Që pas rënies së regjimit komunist, çështja e agjentëve të shërbimeve të juaja, ka trazuar herë pas here segmente të politikës shqiptare. Sipas disa dokumenteve të deklasifikuara së fundmi të CIA, UDB jugosllave ka mundur që të rekrutojë qindra bashkëpunëtorë shqiptarë.
Ndërkaq, edhe eksperti i shërbimeve sekrete Luan Pobrati, i cili punuar për shumë vite në Sigurimin e Shtetit, ka pohuar se UDB kishte spiunë në Shqipëri. Ndërsa ish-kreu i Shërbimit të Zbulimit Hasan Luçi, ka pohuar se UDB ishte ulur këmbëkryq në mes të regjimit komunist. Edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka folur për dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të agjenturave të huaja në vend si dhe për zhdukjen e tyre.
Ndërkaq, kohë më parë, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se ka qenë agjent i UDB. Balla nxori edhe një dokument në gjuhën serbe, me pretendimin se vërtetonte akuzën e tij. Gjithsesi, deri më sot, nga dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, nuk kanë dalë dokumente në media për këtë çështje.
Ndërhyrjet
Viron Bezhani, biri i Nazif Bezhanit, kryetarit të komisionit të famshëm për verifikimin e zyrtarëve të lartë për lidhjet me ish-Sigurimin e Shtetit, ka pohuar kohë më parë për Shqiptarja.com se një ish-punonjës i SHIK-ut, i punësuar më pas në ambasadën shqiptare në Belgjikë, ka rrëmbyer dhe zhdukur dosjet e politikanëve dhe pushtetarëve shqiptarë, bashkëpunëtor të UDB së ish-Jugosllavisë dhe të agjenturave të tjera. Bezhani ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur gjatë qeverisjes së parë të Partisë Demokratike.
?Nga 73 disqe që janë vjedhur, 56 kanë qenë me informacione që përfshinin politikanë dhe pushtetarë të lartë si agjentë të shërbimeve të huaja. Përveç disqeve, janë zhdukur dhe dosje me informacione të shërbimit sekret, njëkohësisht është vjedhur dhe truri i skeduar i arkivës së SHIK dhe listat e me emrat e bashkëpunëtorëve të UDB në Shqipëri. Vjedhja e tyre u zbulua në pranverën e vitit ?97. Janë zhdukur në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike.
Personi ka qenë punonjës i Shërbimit Informativ Kombëtar. Kur nisi punën komisioni, u kërkua dokumentacioni. U mblodh i gjithë SHIK-u për të kërkuar disqet. Punonjësi u arratis. Më pas është punësuar në ambasadën shqiptare në Bruksel. Sa i takon datës, duhet të shikoj dokumentet, për të qenë i saktë. Di që babai ka bërë një denoncim në prokurori për vjedhjen disketave, të cilat janë shitur dhe personi i dyshuar për grabitje është larguar nga Shqipëria menjëherë pas zhdukjes së disketave dhe jeton, me sa mbaj mend, në Belgjikë?, ka pohuar Bezhani.
Axhenda
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, gjatë vitit 2018, ka planifikuar gjithashtu kthimin ish-kampit të Tepelenës në muze dhe memorial të kujtesës ndaj krimeve dhe përndjekjeve në regjimin komunist.
Ndërhyrja do të bëhet në bashkëpunim me pushteti vendor, Institutin e Krimeve të Komunizmit dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Po ashtu, Autoriteti ka planifikuar botime veprash shkencore me tematikë nga Sigurimi i Shtetit si dhe konferenca shkencore për të kaluarën komuniste dhe rolin e Sigurimit të Shtetit në shoqëri. /shqiptarja.com
Vrasja tragjike e Ariela Muratit, studentes 21-vjeçare në vi...
Që në orët e para të ditës moti paraqitet me kthjellime dhe ...
Në vijim të investimit për fuqizimin e N/Stacionit Traktora ...
Një aksident me pasojë plagosjen e një 14-vjeçareje ka ndodh...
Kretari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili akuzon kr...
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme n...
Një shtetas shqiptar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjik...
Yura Corporation dorëzon plan biznesi pranë autoriteteve shq...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Përqendrimi i lartë i pasurisë në pak duar ishte shqetësimi ...
Ditë çuditshme për çiftet, kontradiktat mund të zemërojnë pa...
Bjordi Mezini dhe Adelajda Xhamani kanë qenë një ndër çiftet...
Thomas Strakosha duket se i pëlqen shumë prezantueset shqipt...
Mjafton një ditë që një nga influencueset shqiptare të modës...
Vajza e ish-presidentit Barack Obama, Malia tashmë është rri...
Gjithmonë në dietë por nuk bie nga pesha. Ku është gabimi? N...
Kush nuk u rrit me ëndrrën se do bëhej një sportis i famshëm...
Calvin Klein duhet të ketë paguar një dorë të mirë me para, ...
Demi Rose është një ndër mdelet më të kometuara për pamjen e...
Çdo gjë nga jashtë duket perfekte. Por nuk mund të themi të ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...