web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e studentes/ Mësuesja tregon si i njihte Arielën dhe Aldisonin

22 Janar 2018, 08:40, Aktualitet CNA

Familja e Ariela Muratit ka hapur tashme dyert e mortit. Me lot dhe pikëllim të thellë miq e familjarë kanë mbërritur qe në orët e mbrëmjes në familjen e Petrit Muratit, në fshatin Zharrëz.

Dëshmi të reja vinë nga fshati ku dy të rinjtë kaluan fëmijërinë, si dhe vitet në shkollën ?Sotir Kapo?.

Kështu, drejtoresha e kësaj shkolle, Mireta Nasto, e prekur nga ngjarja e rëndë tregon se Ariela Murati ishte nxënëse ekselente si dhe një vajzë shumë e edukuar.

Mes të tjerash Nasto pohon për ?BalkanWeb? se Aldison Belulaj njihej si një djalë i qetë dhe se kurrë nuk kishte qenë problematik në shkollë.

?Jemi shumë të shokuar nga ajo që ka ndodhur. Ariela ka qenë një nxënëse ekselete, me nota të mira. Vionte nga një familje shumë e mirë. Por edhe djali nuk ka qenë problematik në shkollë. Ariela vinte shpesh herë në shkollë për të pyetur për motrën e tij, pasi ajo është më e vogël. Interesohej shumë për notat e motrës së saj?, tha drejtoresha e shkollës.





Lajmet e fundit nga