A ka lidhje me vrasjen e Invanoviç makina e djegur?/ Zbardhen pistat ku po heton policia
Vetura e djegur, e gjetur të martën pas vrasjes së Oliver Iv...
*Nga Zef Zefi
Lulzim Basha tha se Edi Rama ka propozuar një ligj të posaçëm gjoja si rregullore për të mbrojtur peshqit e mëdhenj.
Ai informoi se Kuvendi Socialist, ka shpikur një biçim rregulloreje mbi-kushtetuese, që e bën Ramen, të marrë në dorë atributet e akuzatorit dhe të gjykatorit njëkohësisht. Edi Rama, nëpërmjet sipërvënies së kësaj rregulloreje socialiste, mbi sistemin e drejtësisë, synon zhbërjen e reformës në drejtësi.
Futjen e Shqipërisë në një kolaps kushtetues, duke rrëzuar Kushtetutën e 140 votave me 73 apo 74 vota socialiste. Nderkohë gjykatave dhe organeve te drejtësisë që kanë tagrin e aplikimit të ligjeve, si për peshkamëdhenjt, ashtu për të vegjël, do tu mbeten vetëm cironkat e krimit.
Ne nuk do ta votojmë, nënvizoi, Kryeopozitari. Ndaj për të mbrojtur reformën në drejtësi, për të prerë “kërthizën” e Ramës ndërlidhur me krimin, për të ndërprerë kërrusjen ekonomike të Shqipërisë, varfërinë ekstreme, ikjen e shqiptarve dhe humbjen e shpresës së këtij vendi, dukuni në Tiranë me dt 27 të Janarit. Asnjë rrugë tjetër demokratike nuk ka mbetur
Mesazhi opozitar i qartë dhe i thukët; me “mbi-ligj” Rama’ruç’balla alias Peshkamadhi i Partisë së Punë-ve të mëdha, i cili për pesë vite me radhë ka demonizuar opozitën si pengesë e reformës në drejtësi, tani me fillimin e implementimit të saj, ka fillu do me lu-jt bishtin. Peshkamadhi me ligj të posaçëm të jashtëligjshëm, do të ketë më shumë të drejtë se të tjerët:
Do të ketë më të drejtë se gjithë sistemi i drejtësisë se bashku me prokurorë e gjykatorë.
Do të ketë më shumë më shumë të drejtë se çdokush qytetar i Republikës së shqipeve, frymorë e jo frymorë.
Peshkamadhi vetëvetingisht, do të hetojë, akuzojë vetë, do të shqyrtojë dhe gjykojë po vetë kolegët dmth peshkamëdhenjtë që kanë thyer ligjën, (nënkupto bllokad kushtetuese)
-Qyre, qyre! Ça nuk shpik për pushtet ky kryeopozitari…,-e mbylli kronikën politike të ditës media-fresku i qeverisë ose siç njihet ndryshe opozita e vertetë e opozitës, duke përshendetur gjumin e popullit sa mban ekrani, me ca rrumbullakësi të silikonuara kardashani.
Ndërkohë në orët e vona të natës nëpër kazane, rrjete e portale, u shpërnda lajmi se Peshkamadhi kishte thirrur me urgjencë në selinë e tij, bironë e ngushtë të byrosë politike të Partisë së Punë-ve të mëdha te rilindjes.
Biroja atë e gjeti të menduar me këmbët mbi skrivaninë e tij, që ngucnin me majë të këpucës maketin e koshit të basketbollit.
Duart i kishte gershetuar mbas kokës tullë dhe bërrylat shihnin tavanin. Goja prej peshkamadhi ishte e hapur. Edhe ajo shihte nga tavani. Herë pas here nxirrte një fije zëri të ujshëm, po fjala akoma ishte e padeshifrueshme.
Njëmijë hamendjet ishin të zakonshme per kokat e biroistëve. Psh e ka marrë Peshkamadhi dozën e mbrëmjes apo s’e ka marrë. Nëse po duhej të dinin sa viza ishin, llojin, kualitetin dhe përqëndrimin e lëndës.
Kohët e fundit mbasi prodhimi vendas kishte njohur maja, pati deklaruar ne biro se nuk do të merrte më “viza” importi, por viza cilësore me erën e trendelinës së vendit
Derisa nga paskuinta u shfaq hija e imët e sekretarit personal, me gishtin e madh “llajk” si në feisbuk, asnjë biroist nuk guxonte ta zgjonte nga faza e haluçinimit. Kush e kishte provuar, kishte dalë me sy të nxirë.
Kur pellushi i poltronit u përpëlit, të gjithë erdhën në vete. Peshkamadhi u përtyp me pak neveri.
“Këtu janë të gjithë ë?”
“Ketu jemi Peshkamadhi ynë me pare të ndritshme”-ia pritën biroistët me një gojë
Peshkamadhi shtyu me bërryl flamurin me shqipe, pastaj atë tjetrin ambasadorial. “Ça janë këto rrecka, mor amon,- sytë me bebëza të përhijtura u ngulën mbi një bust të vogel me shqyt dhie mbi kokë.-Po ky ça bo’ ktu, e di kush të më thotë apo s’di?”
“Skënderbeu i vjetër,”-tha Spiropalja me pathos.
Peshkamadhi i dha buzës një nuancë të lehtë buzëqeshjeje. E këndellte ai zë feminil e pasional. Edhe pse ajo çupkë dashninë e parë e kishte shtirë me Saliun plak, tani po rritej në shtratin e rilindjes.
“Tri janë pikat e pllanit të partisë, për të cilën ju kam thirrur t’ju boj synoptikën, nisi të flasë me zërin e tij të thellë si jehonë guvash Peshkamadhi.
– E para rregullorja do të bënet. Do bënet siç u bë Prokurorja e përveçme e përkoheshme, ashtu do të bënet dhe rregullorja.
E patë si u hodhën përpjetë “armiqtë”? Ça fituan. Këtë… fituan.- Kur peshkamadhi tregoi bërrylin, biroistët e kuptuan se Peshkamadhi nuk tha fjalë të pista, po thjesht bënte politikë. Po ambasadorialiteti, tha gjë ay? Hiç, ça do thoshte. Para fakteve tona, thyejn kokën gjithkush që përpiqet te behet pengesë. Po mirë, do thotë ndokush, pse na shti në telashe të reja me rregullore, kur i kemi të gjitha tani, policinë që duam, SHISH që duam, po dhe Prokuroren që duam. Nuk e dini? Jua them u…,-Peshkamadhi i hetoi të gjithë të pranishmit me superioritetin e duhur. Po jua them që të mbetet ketu brenda përbrenda, kjo rregullore, është saktë saktë “kapistra” në duart tona, si për kushtetutën që s’e deshëm po e votuam, si për prokuroren e përveçme që bëmë. Kush na siguron ne se atë nuk e frymëzon “armiku” i jashtëm ose ky i brendshmi, kur dihet se edhe ajo vjen nga kllasa e armiqve? I teket asaj të çojë para akuzës ndonjë peshkamoth? Asnjë prokuror i demokracive stanjative perendimore nuk e kanë, këtë kapistër, demokracitë në rritje si jona, ajo Erdoganit, Putinit etj e kanë…, nuk mund të rritet demokracia pa rregullore partie.
-E dyta: Protesta e armiqve të brendshëm, të shtypet me pambuk. Policia që duam e njeh këtë gjuhë. Leku të mos kursehet. Blihen ata si qofte zgare, pyeteni Tahirin shoku Xhaf’ aty e ke edhe Çaton. Nuk i prek njeri ata.
Le te fluturojnë çizmet ata. E rëndësishme është qe numrat që shohin kazanët dhe ambasadorët të flasin në favorin tonë.
-Lek, shoku Peshkamadh, nuk kuptoj.-Xhafa uli supet e ngriti vetullat me habi.
-Shejton i modh ky shoku Xhafa, ë shoku Moz’,-tha Peshkamadhi.
Mozi nxori kokordhokët përjashta. Ky është kodi i sigurisë midis tij dhe Peshkamadhit.
“I treti problem dhe i fundit. Siç e dini ambasadorët duan peshk. Jo cironka. Për këtë çeshtje në mënyrë demokratike dua sugjerime nga ju. Si të çojmë peshk tek ambasadorët. Të pakten atyre tu duket i tillë?
-Me leje, -u dëgjua një zë si nga nëntavolina. Zeri i njohur i Braçes.-unë propozoj teorinë e Marksit. Sipas Marksit, Hegeli ka thënë se ndryshimet sasiore çojnë në ndryshime cilësore, jo veç të panoramës po dhe të relievit.”
-Më konçiz Braçe-ziu. Nuk kemi kohë të humbim, -bubulliu Peshkamadhi.
-Po ja shef. Unë them se po tu servirim mbi pjatë një numër të madh cironkash, në formën e një peshkamadhi unik, ambasadorët e qepin.
Nuk jua zëmë në gojë atyre Marksin, po Hegelin. Nuk ka ambasador në botë që ta hedhë poshtë Hegelin e Marksit tonë.
Pasoi një heshtje. Sytë e biroistëve u mpinë për ca çaste mbi fytyrën e Peshkamadhit. Kur spiropalja vuri re pulsin e zbutur të ballit të “skenderbeut” të saj, duartrokiti e para. Pas saj të gjithë. Madje dhe vetë Peshkamadhi këtë herë lu-ajti bishtin i rilaksuar.
Vetura e djegur, e gjetur të martën pas vrasjes së Oliver Iv...
Fundjava e këtij mesi janari nuk ka për të qenë aspak e ngro...
Vetëm pak ditë më parë ajo dhe bashkëshorti i saj festuan 11...
Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e bodigardit shqipt...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka reaguar pas takimit të dj...
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic do të vijë për vizitë...
Në rajonin e Shkodrës, ku përfshihet edhe Lezha dhe Puka OSH...
Pas ankesës së mësueses nga Rrësheni për mungesën e ilaçeve ...
Në një kohë kur Anna Nordstrom, vajza e biznesmenit të ndjer...
Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka vendosur të ringre...
Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e s...
Një stjuardesë e re ka habitur rrjetin me fotot e saj ku tre...
Moda nuk ikën asnjëherë për veshjet me kuadrate. Në stilin “...
Urime princit William, i cili sapo bëri një ndryshim të madh...
Vilat e vjetra fshehin kalime të fshehta nga dhoma në dhomë,...
Emrat tradicional nuk janë për të gjithë. Ndoshta ju jeni nj...
Aktori turk Burak Tozkoparan ka vizituar Kosovën.Aktori 25-v...
Ka kaluar pak kohë kur ajo solli në jetë fëmijën e saj të tr...
Përdoruesit e hashashit kanë më shumë gjasa të përjetojnë em...
Papa Françesku ka bërë histori duke drejtuar një ceremoni ma...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...