Suprizon moti këtë fundjavë/Ja si do të jenë temperaturat
Fundjava e këtij mesi janari nuk ka për të qenë aspak e ngro...
Vetura e djegur, e gjetur të martën pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit në Mitrovicë, ka origjinën nga Serbia, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti. Po ashtu, kjo makinë, ka zinxhirin e pronarëve në Serbi, ka thënë ai.
Këto informacione, Policia e Kosovës, sipas tij, i ka siguruar përmes organizatave ndërkombëtare, nga të cilat ka kërkuar ndihmë për hetimet rreth këtij rasti. Sidoqoftë, ende nuk është dëshmuar nëse kjo makinë ka lidhje direkte me rastin Ivanoviç, por është një prej pistave të hetimeve.
?Aktualisht po shqyrtohen faktet e mbledhura, siç janë video-xhirimet si dhe janë marrë deklarata nga disa dëshmitarë?, ka thënë Hoti. Sipas tij, hetimet në lidhje me rastin Ivanoviç po zhvillohen me një intensitet të plotë nga ana e grupit punues hetues që vepron nën mbikëqyrjen e prokurorit shtetëror.
?Grupi punues hetimor përbëhet prej punonjësve hetues të policisë dhe ekspertë të nivelit qendror dhe lokal. Kur them niveli lokal, mendoj në Drejtorinë e Policisë Rajonale të Veriut dhe të një grupi punues i policëve hetues nga Prishtina. E gjithë puna zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e EULEX-it?, tha Hoti.
Një rol aktiv në procesin hetimor, ka kërkuar edhe Beogradi, përmes organeve shtetërore të Serbisë. Sipas ministrit të Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë ka kërkuar shkëmbim të informatave rreth hetimeve që po zhvillohen në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviçit.
Tahiri i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës dhe organet kompetente të përfshira në këtë rast, shprehin gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim dhe për ndarjen e informacioneve për zbardhjen e këtij rasti. Por, ka nënvizuar ai, procesi i hetimeve do të zhvillohet nga organet e Kosovës, duke mos lejuar që këtë proces ta zhvillojë një shtet tjetër.
Që të zbardhen dyshimet e mundshme, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lënë të hapur mundësinë që të ftohet për hetime edhe një palë e tretë, por jo nga Serbia. Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ?për të hequr dilemat, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar eventualisht FBI-në që të jetë pjesë e hetimeve?. Ivanoviç, i cili ishte lider i Iniciativës qytetare ?Liria, Demokracia, Drejtësia? është qëlluar për vdekje të martën para selisë së partisë së tij, në Mitrovicën Veriore. Sipas Policisë së Kosovës, mbi Ivanoviçin është qëlluar 6 herë me armë zjarri të kalibrit 9×19 mm, me shurdhues./REL
Fundjava e këtij mesi janari nuk ka për të qenë aspak e ngro...
Vetëm pak ditë më parë ajo dhe bashkëshorti i saj festuan 11...
Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e bodigardit shqipt...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka reaguar pas takimit të dj...
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic do të vijë për vizitë...
Në rajonin e Shkodrës, ku përfshihet edhe Lezha dhe Puka OSH...
Pas ankesës së mësueses nga Rrësheni për mungesën e ilaçeve ...
Në një kohë kur Anna Nordstrom, vajza e biznesmenit të ndjer...
Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka vendosur të ringre...
Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e s...
Një stjuardesë e re ka habitur rrjetin me fotot e saj ku tre...
Moda nuk ikën asnjëherë për veshjet me kuadrate. Në stilin “...
Urime princit William, i cili sapo bëri një ndryshim të madh...
Vilat e vjetra fshehin kalime të fshehta nga dhoma në dhomë,...
Emrat tradicional nuk janë për të gjithë. Ndoshta ju jeni nj...
Aktori turk Burak Tozkoparan ka vizituar Kosovën.Aktori 25-v...
Ka kaluar pak kohë kur ajo solli në jetë fëmijën e saj të tr...
Përdoruesit e hashashit kanë më shumë gjasa të përjetojnë em...
Papa Françesku ka bërë histori duke drejtuar një ceremoni ma...
Kendall Jenner ndodhet në Milano për Javën e Modës dhe ka të...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...