web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhunuan bashkëshortet/ Në pranga dy persona

19 Janar 2018, 07:59, Aktualitet CNA

Policia e Fierit bënë me dije se dy persona kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kanë rrahur bashkëshortet e tyre.

Të njëjtat burime pohuan se rasti i parë është ai i Eugert Miminit, 28 vjeç, banues në Radostinë Vadhizë, i cili dyshohet se në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.M, 26 vjeçe. Ndërkohë, rasti i dytë bën fjalë për Tomorr Mullajn, 55 vjeç, banues në Ruzhdie të Patosit.

Ky i fundit akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases D.M, 53 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ?Dhunë në familje? parashikuar nga Neni 130/a/2 i Kodit Penal./ CNA.al





Lajmet e fundit nga