I shoqi poston foto “hot”, Anxhela Martini nuk i përmban fjalët
Pak javë më parë Anxhela Martini dhe i dashuri i saj, Dragos...
Lefter Muça tregon se prej vitesh ka shërbyer si shofer për transportin e nxënësve në Maqellarë të Peshkopisë. Por tani bashkia ka lidhur një kontratë me një tjetër kompani, duke shkelur vendimin e datës 4 Maj 2017 të qeverisë, që këtë proces duhet ta menaxhojë DAR-i rajonal. Ndërsa kontrata e re është lidhur në 16 Gusht 2017.
Këtë problem e pohon edhe drejtori i shkollës në Maqellarë. Nxënësit e shkollës 9-vjeçare vazhdojnë të shkojnë e të vijnë nga shkolla me Lefterin.
Nënkryetari i Bashkisë Peshkopi, Ilir Vraniqi pranon se kontrata e re nuk është e ligjshme dhe ia kalon problemin Zyrës së Prokurimeve në Bashki dhe DAR-it Peshkopi.
Për dy ditë, që grupi i xhirimit i emisionit ?Stop? qëndroi në Peshkopi, kryebashkiaku Muharrem Rama ?u zhduk? nga qarkullimi.
?Pasi bëra 2 vite e gjysmë punë dhe pasi bëra kisha bërë disa rrugë me mësues për trajnime në Peshkopi, më paraqitet një shofer dhe më thotë që ti këtë punë duhet ta lesh, pasi unë kam fituar tenderin në Bashki. Komuniteti i prindërve dhe i nxënësve nuk është dakort që fëmijët e tyre t?i çojnë me atë shofer, pasi ai nuk është pjesëtar i fshatit dhe as i komunës që ne jetojmë. Ai vjen nga komuna Mur, me një distancë rreth 60 km dhe fëmijët nuk e njohin. Deri në këtë moment që po flasim këta nxënës transportohen nga unë falas. Ka gati 4 muaj e ca që mua nuk më është dhënë asnjë lekë?.
Fëmijët pohuan se Lefteri vazhdon t?i shoqërojë në shtëpi. Gazetari i emisionit ?Stop? iu drejtua Bashkisë Peshkopi për të mësuar më tepër rreth këtij tenderi.
Ilir Vraniqi, nënkryetari i Bashkisë u shpreh se tenderimi ka nisur më 2 Qershor 2017, ndërsa kontrata është lidhur më 16 Gusht me të vetmin subjekt pjesëmarrës në tender.
Përsa i përket vendimit të Këshillit të Ministrave, që ia kaluar kompetencën Drejtorisë Arsimore për të zhvilluar tendera për transportin e mësuesve dhe nxënësve, nënkryetari tha se nuk ishte në dijeni dhe ia kaloi problemin Zyrës së Prokurimeve.
Pra, kontrata e lidhur për shërbimin e transportit për nxënësit dhe mësuesit, e cila mban firmën e kryetarit të Bashkisë Peshkopi, Muharrem Rama, është e jashtëligjshme.
Nxënësit sëbashku me prindërit e tyre shkuan pranë bashkisë për të protestuar, pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga peticionet që i kanë drejtuar Drejtorisë Arsimore dhe drejtorisë së shkollës 9?vjeçare.
?Kemi këtë shoferin, Lefter Muça që u ka shërbyer fëmijëve tanë, jo vetëm në kohën që ka hyrë në punë, janë rritur fëmijët me këtë njeri. Ne i kërkojmë bashkisë të paguhet personi dhe të vazhdojë punën derisa të na mbushet mendja ose përndryshe do të nxjerrim fëmijët nga shkolla?, u shpreh një prind.
Ndërsa një tjetër shprehet se shoferi duhet të jetë banor i fshatit, duke thënë: ?Është mëse normale që shoferi të jetë prej fshatit. Ka borë, shi, ka çdo gjë, vjen s?vjen shoferi tjetër. Është problemi që ai përshembull i merr në mëngjes, pasdite nuk i sjell!?
Kryeplaku i Maqellarës i kërkoi Bashkisë Peshkopi që të paguajnë Lefterin si shofer, sepse fëmijët nuk do të transportohen nga shoferi që kanë përzgjedhur ata.
Kryetari i bashkisë, Muharrem Rama, pas një investigimi të mëparshëm të emisionit ?Stop?, kërkoi që të paralajmërohej për çdo vizitë të saj, në mënyrë që ta mirëpresin.
Por sapo mori vesh për rikthimin e emisionit ?Stop? në Peshkopi u ?zhduk? për dy ditë.
Dita e parë
Kryetari i Bashkisë ? Po prit mo njëherë! Duro, o burrë i dheut, sepse unë i kam punët lëmsh, ti i merr hov muhabetit. A ? gjit boj duro, mo njeri!
Lefter Muça ? A do takohemi apo do flasim në telefon?
Kryetari i Bashkisë ? Po do takohemi, por jo sot se jam në një? Do lëviz, do shkoj deri në Maqellarë.
Dita e dytë
Gazetari ? Është kryetari?
Punonjësi i Bashkisë ? Jo ?
Kjo çështje duhet të ndiqet nga prokuroria, u shpreh Saimir Kodra, pasi kryetari i Bashkisë Peshkopi ka firmosur jashtë kompetencave të tij, duke shkelur një vendim të Këshillit të Ministrave.
Pak javë më parë Anxhela Martini dhe i dashuri i saj, Dragos...
Republika Nova Makedonija( Republika e Maqedonisë së Re), Re...
Soni Malaj është një nga këngëtaret e cila komplimentohet sh...
Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, ...
I ndodhur në tryezën e emisionit “360 gradë”, ku si temë qen...
Policia Kufitare e Muriqanit sekuestron 4 kilogramë e 476 g...
Deputeti i Lulzim Bashës, Ervin Salianji, është i ftuar në s...
Kim Kardashian ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të tretë ...
Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story”...
Nese fotot panoramike të mëngjesit në facebook-un e kryemini...
Leonora Laçi/Shkodër,2018I lexoj më endje, etje, me një frym...
Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin “Real Story”...
Më 18 janar 2018, shqiptarët kudo ndodhen, kujtuan me nderim...
Këngëtari i mirënjohur, Blero Muharremi ka publikuar në rrje...
Ndërkohë që Presidenti i Maqedonisë Gjeorge Ivanov, nuk dekr...
«Serbët nuk e kanë të panjohur ta heqin qafe cilindo politik...
Historiani Kastriot Dervishi ka vijuar me publikimin e dokum...
Ish-drejtori i Agjencisë Ushtarake të Sigurisë serbe dhe ish...
Në pjesën e Raportit të Dhomës së lartë të parlamentit brita...
Presidenti i fondacionit “Shoqëria e Hapur” miliarderi Georg...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...