Vendimi i qeverisë/ Shqipëria hap ambasadë në këtë vend të BE-së
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Gazetarja Sonila Meço ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për të shpallur ?Vitin e Skëndërbeut?, me rastin e 550 vjetori të vdekjes së tij.
Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja Meço shkruan se ?Nuk ka gjetje më spektakolare për propagandën dhe mjeshtrat e hutimit të vëmendjes së popullit se të shpallin vitin e Skënderbeut atë ku llogaritë për përditshmërinë e shqiptarëve nuk dalin.?
Sipas saj kjo është një taktikë e kryeministrit dhe qeverisë së tij për të shmangur temat ekzistenciale të shqiptarëve.
Postimi i plotë i gazetares:
Nuk ka gjetje më spektakolare për propagandën dhe mjeshtrat e hutimit të vëmendjes së popullit se të shpallin vitin e Skënderbeut atë ku llogaritë për përditshmërinë e shqiptarëve nuk dalin.
Pasi u përdhos Akadamia e Shkencave gjer në ekzistencë, pasi u la studimi të çapitej i pambështetur aulave të universiteteve, pasi u tretën fondet për zbardhjen e denjë të historisë, pasi nuk iu la mundësi instituteve studimorë e të pavarur të bëjnë një punë të paqme e mirfilli profesionale në zbardhjen e historisë me pasurim gjetjesh e jo opinionesh, pasi u varfëruan akademikët dhe u denigruan intelektualët për t?u bjerrur besueshmërinë dhe dinjitetin, pasi iu dha e drejta kujtdo e sido të bëjë opinion pa verifikuar fakte, nëpërmjet shkatërrimit me vetëdije të autoritetit shoqëror, iu la qeverisë dhe emocionit të masës të mbushë vitin me bëmat e Skënderbeut.
Mundësisht apelim ditor patriotizmit për të shmangur temat ekzistenciale të shqiptarëve, mundësisht provokime të çdo pene të 2018-ës për Skënderbeun e shekullit të XV, duke tallavazuar sipas modës së kohës edhe Dominus Albaniae si lajm portalesh pa din e iman.
Mundësisht debate dhe krekosje mediatike për ?zbulimin? e kulisave të ?armiqve? të Shqipërisë ndaj Zotit të Arbërisë për të shmangur kaosin dhe dështimin në projektin absurd ?0 probleme me fqinjët?. Mundësisht persekutim, denigrim, linçim publik, turrje masash ndaj kujtdo që guxon të konsiderojë të padenjë Shqipërinë e sotme të pasardhësve të Skënderbeut duke e konsideruar përpjekje tinzare e sponsorizuar nga grupe armiqësore për të çmitizuar heroin dhe atdheun e tij. Pavarësisht se atdheu ka ndërtuar ?heronj? të rinj që iu përulen edhe bandat e grupet më të frikshme kriminale në botë.
Mundësisht të vritet kapaciteti logjik dhe arsyetues i popullit mbi historinë e vet, duke i prekur çdo emocion e ndjenjë që e bën ende të ndihet krenar pavarësisht pjatës bosh, jetës së varfër dhe avullit të hashashit në vend të oksigjenit.
Ja pra një duartrokitje për kë shpall vite heronjsh, për të vetmin që kemi, që na e njeh, respekton, studion, veneron edhe bota. Asgjë kundra shpalljes së viteve për ngjarje a figura historike, por krejt kundra përdorimit të kësaj të drejte për të vrarë qellimin e mirë e për të justifikuar çdo mjet drejt qëllimit më të keq: gjithçka për të larguar vëmendjen nga kapja e shtetit, ekonomia drejt rrënimit, skandalet qeveritare, ngjizja e një revolte popullore pa parti, ngritja e rrokaqiejve mbi shpinën e kërrusur të shqiptarit që as kokën nuk ka fuqi të ngrejë më për të parë monumentin e heroit të vetëm kombëtar.
Le që ku do duket më edhe në mundshim ai monument i rezistencës ndaj pushtimit dhe zgjerimit osman pas kullave të larta e të bëshme të historisë në kohën e telenovelave turke./ CNA.al
Moderatorja Amarda Toska ka publikuar në rrjete sociale foto...
Naftëtarët që kanë mbetur të papunë, dop të komepshen nga Qe...
Ministria e Financave ka emëruar shkodranin Enertil Canaj dr...
Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati i të dielës në mb...
Inis Gjoni tha se mbesa e saj, Annais Lika, kaloi audicionet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi qytetarët...
Ai është një nga këngëtarët me karrierë të gjatë në muzike d...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri...
Moderatorja Arbana Osmani vijon përgatitjet intensive në mën...
Pas vendimit të qeverisë për pezullimin fondet për trashëgim...
Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka folur për situatën aktuale ...
“Gozhda e fundit që varrosi reformën në drejtësi është mënyr...
Prej disa ditësh Angela Martini dhe bashkëshorti i saj Drago...
Pjesëmarrës në “Big Brother”, por edhe këngëtar i njohur tas...
Në lancimin e Flotës e Solidaritetit, e cila shihet si një ...
Karabinierët e Kazertës arrestuan 4 hajdutë shqiptarë, të ci...
Në mars të vitit 2016 ajo u bë nënë e një vajze për herë të ...
Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, i ft...
Pas thuajse dy vitesh, këngëtarja shqiptare me famë botërore...
Karabinieria italiane ka konstatuar se përkeqësimi i gjendje...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...