Nis sistemi i patronazhimit/ Gjinekologë nga Tirana shërbim pa ndërprerje në spitalin e Burrelit
Nis nga kujdesi për nënën dhe fëmijën zbatimi i sistemit të ...
Aktorja e njohur që prej “Kripmjaltëzave”, Ajsi Xhaxhaj është përfolur gjatë viteve të fundit për historinë e saj të fëmijërisë, dhe akuzat e saj ndaj Leonard Bombaj për abuzim seksual.
Por Ajsi është rikthyer rreth një vit më parë në ekran dhe duket se tani ka vendosur të lerë gjitçka pas krahëve dhe të jetojë jetën e saj si një vajzë me një të shkuar normale.
Bukuroshja e cila njihet që në vogëli për natyralitetin e saj ka folur në një intervistë për “Panorama”, ku ka thënë se dëshiron të bëjë film jetën e saj, dhe se do të rikthehet në ekran si prezantuese.
Ndër të tjera ajo është pyetur se kujt do t’ia falte zemrën dhe është përgjigjur se sigurisht do të ishte për një mashkull që do ta meritonte. Gjithashtu ka përmendur edhe të vërtetën e adoptimit nga familja Bombaj.
Intervista e plotë:
I kthehesh prezantimit me shoë-n ?Shkodra Fest?, që organizohet nga Elsamed Senaj i ?Big Brother?. Njiheshit më parë dhe çfarë të tërheq në atë spektakël?
Po, i rikthehem prezantimit me ?Shkodra Fest?. Gjithçka nisi nga një bisedë me mikun tim Elsamedin, të cilin e njihja shumë kohë më parë. Pas karrierës sime të hershme, ai më propozoi të bëhesha pjesë e këtij formati, pasi është producenti i ?Shkodra Fest?. Dhe sigurisht kjo nuk është hera ime e parë që prezantoj një festival muzikor, pasi prezantimin e parë të një festivali e kam bërë që në moshën 10- vjeçare për ?Diaspor fest? në atë kohë. Nga ky spektakël më pëlqen se i përkushtohet totalisht talenteve të reja dhe u jep hapësirën e duhur për të shfaqur talentin e tyre.
Në lidhje me punën tënde mes spektaklit, televizionit dhe filmit. Ke marrë ndonjë propozim nga ndonjë televizion dhe ndonjë rol në kinema?
Pasi pres premierën e filmit ?Dashuria s?mjafton?, me regji të Drilon Hoxhës, këto muajt e parë të vitit 2018-të, po mendoj pozitivisht të bëhem pjesë e një televizioni. Por është shpejt të flas për këtë plan të diskutuar. Përsa i përket roleve në kinema, pres duartrokitjet nga publiku për filmin që do të shfaqet tani afër, e më pas pres ftesat nga regjisorët e tjerë.
Është e vështirë të hysh në tregun e televizionit, është kjo një botë e egër për vajzat që duhet të bëjnë kompromise?
Është shumë e vështirë të hysh në botën e televizionit, pasi ose duhet të kesh një karrierë të gjatë, ose duhet të kesh një mik. Dhe për këtë ju siguroj pasi shumë persona, që njoh dhe e duan televizionin, shpesh kanë mbetur në dyert e televizioneve duke pritur me orë për një takim, që nuk kryhet kurrë. Përsa u përket kompromiseve nuk mund të flas me bindje për këtë gjë, por mendoj se nëse bëhen kompromise është një rrugëtim i shkurtër për to.
Nga talentet e një shoëgirl çfarë di të bësh më mirë?
Unë, që prej moshës 8 vjeç, i kam bërë të gjitha nga pak. Kurse aktrimi, kanto, baleti e deri në duele me shpata për një inskenim në skenë. Unë mund të këndoj mund dhe të kërcej, por asnjë nga këto të dyja nuk di ta bëj më mirë se sa prioriteti dhe pasioni im, aktrimi. Dhe në këtë rast po flas për aktrimin para kamerave dhe publikut në sallë pasi në jetë reale jam shumë e sinqertë, aq sa ka raste që mund t?i prish dhe punë vetes.
Kur nuk të shohim në evente apo televizion, cilat janë angazhimet e tua jashtë syve të publikut?
Në fakt, gjithnjë parësore kam pasur shkollën, pasi studioj shumë. Në këtë moment po merem me specializimin e degës sime të Administrimit. Ndërkohë, një angazhim tjetër i imi jashtë syve të publikut është të jem një ?teze? e mirë për mbesën time Majla.
Së fundi, bashkëshortja e Leonard bombaj, Esmeralda rrëfeu te emisioni ?Rudina? se të kishte propozuar të adoptonte kur ishe fëmijë. Çfarë mendove kur e dëgjove dhe si ndjehesh kur të rikthejnë në atë histori?
Në fakt, si atëherë dhe tani, falë Zotit, të dy prindërit e mi janë shëndoshë e mirë si nga ana shëndetësore, mendore, fizike dhe shpirtërore. Ndaj, a nuk mendon se kur ke dhe ke pasur dy diamantë që të presin në shtë- pi me një dashuri dhe përkushtim, do të kisha nevojë të adoptohesha nga dikush?! (Qesh) Më mirë po e lë me kaq.
Të ka shkuar në mendje të luash vetveten në kinema dhe në çfarë gjinie filmi?
Po, më ka shkuar në mendje të bëj jetën time film, por jo të jem protagoniste në të, pasi realizimin e kësaj ëndrre pres ta bëj realitet në një moshë të pjekur timen, pasi të kem krijuar familjen time. Gjinia e filmit, mendoj, të jetë një dramë me fund të lumtur.
Pak ditë më parë mediat shkruan për një polemikë mes teje dhe një komentuesi, i cili përdori fjalë fyese ndaj teje. Të duket rast i veçuar apo ndjen se ekziston një lloj paragjykimi ndaj teje?
Po, është e vërtetë që ka ndodhur një ndodhi e tillë mes meje dhe një fansi (po e quaj të tillë, pasi ai më ndjek në ?Instagram?).Unë u kushtoj shumë rëndësi fansave dhe mesazheve që më vijnë nga dashamirës, ndaj një mbrëmje ndodhi të shihja dhe mesazhin e tij, ku më drejtohej me një zhargon rruge ndaj e publikova. Ky rast është i veçuar, pasi kohët e fundit kam kuptuar se nuk po më paragjykojnë më si më parë, se dhe ndërgjegjësohen njerëzit. Jam e lumtur që ia kam arritur kësaj dite.
Kategorizohesh te bukuria origjinale, si ndihesh karshi bukurive si rezultat i ndërhyrjeve estetike, superiore apo jashtë mode?
Në të vërtetë unë nuk kam kryer asnjë ndërhyrje në trupin apo portretin tim, pasi nuk e kam ndjerë të nevojshme. E, megjithatë, kjo nuk më bën të ndihem asnjëherë jashtë mode, pasi natyraliteti është gjithnjë IN. Por nuk paragjykoj askënd, që kryen ndërhyrje pasi është zgjedhja e tyre.
E kujt mashkulli mund t?ia falësh zemrën me bindje?
Nuk e di nëse ka një përgjigje konkrete për këtë.Por zemrën me bindje mund t?ia fal dikujt që vërtet më meriton mua, pasi nuk dua të shpenzoj kohë dhe ndjenja shpirtërore me dikë, që mund t?i japësh 1000 gjëra kur di të numërojë deri në 10./CityNews
Nis nga kujdesi për nënën dhe fëmijën zbatimi i sistemit të ...
Heidy Pandora është emri i vajzës së bukur 24-vjeçare, e cil...
700 kg kanabis janë sekuestruar nga policia në një zonë të p...
Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e asamble...
Ai njihet tashmë si një biseksual i deklaruar dhe kjo nuk e ...
Ndërkohë që Asambleja e PS-së ishte duke vijuar punimet për ...
Pasi lidhja mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës u bë publike medi...
Shumë nga degët e Partisë Socialiste kanë probleme të thella...
Një shpërthim tritoli është regjistruar mëngjesin e ditës së...
Shkrimtari Theofan Stilian Noli, i njohur si Fan Noli ka lin...
Me siguri të gjithë ju që keni ndjekur telenovelën indiane ‘...
Gjatë 2017-ës njerëzit kanë kërkuar shumë online. Për çdo gj...
*Prof. Dr. Arben Manasterliu(Pjesa 2)Për të drejtuar një par...
Katedralja Ringjallja e Krishtit, e cila ndodhet në qendër t...
Ky fillim viti e ka gjetur moderatoren shumë të dashur për s...
Bregdeti lindor i Shteteve të Bashkuara vazhdon të vuajë god...
Teksa ka qenë i ftuar në aktivitetin e organizuar nga PD Fie...
Astrologia Meri ka bërë një parashikim për të gjitha shenjat...
Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha k...
Prej disa ditësh në mediat greke qarkullojnë thashethemet se...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...