Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
*Prof. Dr. Arben Manasterliu
(Pjesa 2)
Për të drejtuar një parti politike të suksesshme kërkohet një masë e caktuar tribalizmi si ngjitësi që mban njerëzit të bashkuar. Sigurisht, shumë njerëz mund t?i duket shumë tribale dhe mos të pajtohen me këtë thënie, por ajo është diskutuar në një nga konventat më të rëndësishme partiake të Britanisë, një vend jo vetëm tribal, por shumë progresiv për cdo standard të botës. Megjithatë, ata vlerësojnë tribalizmin brenda partive politike. Ndaj, partitë shqiptare janë janë praktikisht korrekt me natyrën e tyre arkaike. Në vecanti, LSI-ja e cila është ndërtuar e drejtuar nga mbi parimin e tribusë, familjes, krahinës, rangut, kastës, mbretit, shamanit, dhe sigurisht, skllavit. Kjo i ka shwrbyer LSI-së deri më tani të faktorizohet si parti e tretë, por kjo natyrë tribale do jetë edhe rrënimi i saj, pasi PS dhe PD kanë ndryshuar stilin e luftës: tashmë dy partitë e mëdha, dikur kampione të tribalizmit, janë transformuar në aleanca diplomatike e forca strategjike largpamëse e të duruara.
Pas daljes në opozitë LSI-ja kishte rastin të rigjenerohej dhe të transformohej nga një parti tribale në një forcë politike sharmante dhe atraktive. Por që në muajt e parë të opozitarizmit të saj, në vend që të ngrihej në piedestal si forca e rinisë dhe e integrimit, ajo u bë simbol e cizmeve, e histerisë, dhe qesharake në qëndrime e deklarata. Amatorizmi i drejtuesve të saj sa vjen e shtohet duke humbur fokusin dhe misionin opozitar. Për shembull: prej muajsh të tërë drejtues të LSI kanë si target të cdo statusi në facebook ose deklarate televizive vetëm Kryeministrin, familjen e tij, atletet e tij, madje edhe breshkat e tij. Duke harruar që cdo deklaratë duhet të ketë target e shërbejw si mesazh drejtuar shqiptarëve. U bënë disa muaj që shqiptarët e thjeshtë shohin humor e nuk dëgjojnë zgjidhje. Shohin Petrit Vasilin, kryetarin e Grupit Parlamentar të meret me breshkat e Edi Ramës, duke e akuzuar se nuk kupton asgjë nga shëndetësia, dhe duke mos propozuar asnjë alternativë për një shëndetësi më të mirë e cila i nevojitet kaq shumë qytetarëve shqiptarë. Edi Rama vërtetë nuk kupton asgjë nga shëndetësia, por me sa duket as edhe Vasili i cili është edhe mjek, dhe prej shumë vitesh vetëm vegjetoi si Ministër i Shëndetësisë, sikurse po vegjeton edhe tani në mungesë të ideve opozitare për një shëndetësi më të mirë. Dhe shqiptarët dëgjojnë e skandalizohen me thënie të tilla tribale si: ?Qentë e plakur e të tredhur nga matufepsja i lehin vetes dhe pastaj gërmojnë kazanët e plehrave për të gjetur ndonjë kockë apo kafshatë ushqim.? Apo aludime Eleonorash e dashnoresh, nga Elona Guri, e njohur shumë mirë brenda partisë e tribusë si krahu i djathtë i Monës por e panjohur për shqiptarët, të cilët skandalizohen me një opozitarizëm të tillë, të dëshpëruar që cështja e pronës nuk do zgjidhet kurrë sepse askush nuk flet; punësimi nuk do rritet sepse opozita hesht; investimet e huaja do jenë zero sepse askush nuk ia tërheq veshin qeverisë; arsimi do vazhdojë të jetë kaotik sepse shumë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë as nuk janë diplomuar sepse janë ende në bankat e shkollës ose nuk janë diplomuar fare sepse investuan në parti si krerët e tribuve të tyre në fshatrat e qytetet nga vijnë.
Ylli Manjani e quan 2018-ën si viti i opozitës. Skandalet e qeverisë ai i sheh si ? ?një mundësi e mirë që partitë e opozitës të formësojnë një alternativë serioze qeverisëse. Një mundësi që nëse nuk shpërdorohet, mund ti japë hapësirës demokratike një dimension tjetër të paparë deri më sot. Vendit i duhet shpresë, dhe ajo vjen vetem kur opozita të jetë alternativë dhe të ngjallë besim.?
Viti 2018 do jetë padiskutim rrënimi ose ringritja e LSI si rrjedhojë dhe e opozitarizmit shqiptar. Kërkohet një opozitë logjike dhe jo histerike. Batutat me humor pa kripë nga krerët e LSI janë vetëm një besdi prej mize për Edi Ramën, i cili po e përdor LSI-në dhe PD-në si një kosh basketbolli, jo në një ndeshje të vërtetë por thjeshtë për stërvitje. Rama duket se është kilometra përpara politikanëve të tjerë, duke shijuar se si krerët e LSI mundohen t?a imitojnë me batuta e sarkazëm politike, mjete të cilat në të vërtetë ishte vetë ai që i shpiku. Ndaj Rama duket konfident dhe i pafrikësuar nga kopjacët amatorë të asaj që ai vetë ka krijuar. Por Rama ka një frikë të vetme të cilën opozita nuk e ka kuptuar sic duhet. Kjo frikë është e vërteta. Gjendja reale, dëshpëruese, jo ajo propagandistike, ku gjendet vendi është frika më e madhe e Edi Ramës. Ndaj nëse LSI-ja kërkon të fitojë dinjitetin e saj duhet të pushojë së imituari Ramën e të luftojë natyrën e vet tribale, dhe të denocojë gjendjen reale në të cilën gjendet vendi, duke propozuar zgjidhje serioze, konkrete dhe efektive.
Por jo të gjithë brenda LSI-së janë tribalë. Shumë personalitete të kësaj force politike nuk paktohej me këtë stil opozitarizmi të LSI, duke ruajtur qëndrim serioz ose duke mos u përfshirë në debate të padobishme apo duke mos u bërë pjesë e kësaj histerie që ka zabtuar partinë e tyre. Por disa të tjerë po shkojnë përtej kësaj, duke treguar një pragmatizëm të egzagjeruar dhe të rrezikshëm duke flirtuar me mazhorancën. Sipas zërave brenda LSI-së, disa deputetë të saj, në qarkun Shkodër e Fier, e gjetkë, mendohen të vihen në shërbim të Ramës, në shkëmbim të ndonjë pozicioni kryebashkiaku në zgjedhjet e ardhshme vendore, ose interesa të tjera, si përshembull mos-hapja e disa dosjeve kur ata drejtonin ministri gjatë qeverisjes Rama 1. Nëse këto lëvizje realizohen atëherë rrënimi i LSI do jetë më i shpejtë se sa pritet.
Politika është një bërë një hobi i egzagjuar i shqiptarëve. Natyra e vendeve ish diktatoriale karakterizohet me komplekse kulturore, histeri të panevojshme personaliteti, intriga të epokave të shkuara, e vorbulla mendimi të padobishme. Por vendet e mëdha dhe njerëzit e mëdhej që kanë bërë histori edhe situatat më të vështira e më komplekse i shohin dhe i zgjidhin ato me lehtësi. LSI-ja dhe PD-ja apo cilado parti tjetër, nuk duhet të drogohen emocionalisht e të lehin pas elementeve të parëndësishëm të mazhorancës dhe pas lidhseve të këpucëve të Kryeministrit por me qetësi e dashuri, maturi e racionalizëm të gjejnë sekretin e një opozite të vërtetë, i cili është përpara syve të tyre, e gjendet në zemrën e cdo shqiptari. Ky sekret është shpresa. Nëse një parti bëhet shpresë për qytetarët e thjeshtë ajo nuk do rrënohet kurrë, përkundrazi do rritet gjithmonë e më shumë.
A do arrijë LSI-ja të jetë shpresa e gjallë e politikës dhe e opozitarizmit shqiptar apo do njihet si një shpresë e vdekur. ?Na ishte një herë LSI-ja!? apo ?Kujdes, se u rikthye LSI-ja?! Kjo varet nga se sa mirë do e lexojë kjo forcë politike shpresën në zemrat e cdo shqiptari; dëshirën e madhe që lëngon brenda njerëzve të thjeshtë jo për një vend tribal, as një politikë të bazuar mbi interesin vetjak, por një vend të zhvilluar, një të ardhme më të mirë, një shpresë të gjallë.
Katedralja Ringjallja e Krishtit, e cila ndodhet në qendër t...
Ky fillim viti e ka gjetur moderatoren shumë të dashur për s...
Bregdeti lindor i Shteteve të Bashkuara vazhdon të vuajë god...
Teksa ka qenë i ftuar në aktivitetin e organizuar nga PD Fie...
Astrologia Meri ka bërë një parashikim për të gjitha shenjat...
Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha k...
Prej disa ditësh në mediat greke qarkullojnë thashethemet se...
Deputeti Pjerin Ndreu doli në mbrojtje të grupit të burrave ...
Në përfundim të asamblesë së Partisë Socialiste, kreu i grup...
Këngëtarja Rovena Dilo pak kohë më parë është bërë pjesë e p...
Katedralja Ringjallja e Krishtit, e cila ndodhet në qendër t...
Këngëtari dhe aktori i njohur Italian, Adriano Celentano, so...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e PS –së ka radhitur arr...
Kryefjalë e kryeministrit Edi Rama, në asamblenë e PS-së ka ...
Jon Gjebrea, djali i moderatorit të njohur Ardit Gjebrea duk...
Dua Lipa është detyruar t’u kërkojë falje fansave për një s...
Gjatë fjalës së tij të mbajtur në asamble, kryeministri Edi ...
Likuidimi i sotëm i të gjithë korrupsionit kryeministror shq...
Fadil Berisha është një ndër fotografët shqiptarë me famë bo...
Kryeministri Edi Rama, në asamblenë e PS –së, ka thënë, se 2...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...