Jemi një “makineri parash”, s’do ta besoni sa fiton Facebook nga pëlqimet dhe komentet tona
Nga i fiton Facebook paratë përveç reklamave? Mund të jetë n...
Nga PREÇ ZOGAJ
Me këtë rast, shefi i opozitës ka mundësi të konstatojë nga afër nivelin e pakënaqësisë popullore me qeverinë dhe, kryesoja, gatishmërinë e qytetarëve për të zbritur në sheshet e protestës nën drejtimin e opozitës. Pakënaqësia dhe gatishmëria në fjalë janë dy gjëra të lidhura, por jo të njëjta. Duke qenë sa individuale aq edhe traversale, pakënaqësia është zakonisht më e madhe. Kalimi nga pakënaqësia në protestë, përveçse një nivel të caktuar civilizimi të shoqërisë në tërësi, ka nevojë për një mori elementesh të tjerë ku bëjnë pjesë momenti i zgjedhur për të protestuar, qartësia e objektivave, organizimi, besueshmëria e atyre, që thërrasin dhe drejtojnë protestën, e tjerë. Sa më të unifikuar e të sintonizuar të jenë këto elementë, aq më e garantuar është pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestë.
Si paraqiten realisht këto elementë në vigjilje të protestës së parë opozitare, që pritet të mbahet nga fundi i këtij muaji? Pakënaqësia është në një shkallë shumë të lartë. Kjo shihet, ndjehet, thuhet, shpallet, manifestohet çdo orë e çdo ditë nga një numër shumë i madh shqiptarësh. E tregojnë edhe ato pak sondazhe dhe studime të pavarura për gjendjen. Arsyet e pakënaqësisë janë kryesisht ekonomiko-sociale, por edhe politike. Përfshirja e zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe Policisë në aferën e stërmadhe kriminale të narkotrafikut ? një gjë që dihej, por nuk ishte provuar ende me regjistrime dhe fakte të evidentuara përmes hetimeve të Policisë dhe Prokurorisë italiane ? i ka dhënë pakënaqësisë popullore një vlim revolte që pret të shpërthejë.
Momenti i zgjedhur për të protestuar është i duhuri. Kjo, jo thjesht se protesta kundër një qeverie, që ka blerë votat me paratë e drogës është kurdoherë në kohë, por kryesisht për faktin se shpërthimi i skandaleve të drogës ka krijuar një ndërgjegjësim të ri të publikut të gjerë për atë, që ka ndodhur në Shqipëri para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
Në këtë pikë, opozita duhet të shmangë qartë një ekuivok, që u shfaq gjatë protestave në çadër vitin e shkuar. Është fjala për bashkimin e kauzës së zgjedhjeve të lira me votimin e organeve të vetingut. Edi Rama me aleatët e tij e shfrytëzuan këtë qëndrim të opozitës për ta akuzuar atë sikur nuk kishte hallin e zgjedhjeve, por kishte frikën e vetingut dhe Reformës në Drejtësi. Sado spekulim të kishte në këto sulme, ato mund të bëheshin, çdo qeveri do t?i bënte. PD u vetëekspozua ndaj tyre, kundërshtari i kishte në favor duke qenë se njerëzit, nga natyra, besojnë më shumë kur u thua për tjetrin, i djeg miza, sesa kur i thua po lufton për një ideal. Kësisoj, ekuivoku në fjalë, pati kosto për opozitën. Përvoja e vitit të kaluar duhet të shërbejë si mësim për një ndarje të qartë të motiveve të protestës së re nga angazhimet institucionale dhe politike të opozitës për të çuar përpara zbatimin e Reformës në Drejtësi. Zbatimi i Reformës duhet ta shohë opozitën protagoniste, ashtu siç e ka parë gjatë draftimit dhe votimit të saj në verën e vitit 2016. Për ta thënë në një formë tjetër: në qoftë se ditën e protestës, fjala vjen, opozita duhet të votojë diçka që lidhet me zbatimin e Reformës në Drejtësi, deputetët e saj duhet të shkojnë në Kuvend e të votojnë, ndërkohë që qytetarët protestojnë në shesh. Në këtë mënyrë kundërshtarit i nxirret jashtë luftimit arma, që ka përdorur kundër kauzave opozitare. Në të kundërt, pavarësisht se opozita ka të drejtën me vete, përsa u përket çështjeve të keqqeverisjes, protestat e saj nuk do të kenë shkrepjen dhe suksesin e duhur. Në publik ka një bindje të ngulitur, sipas të cilit zbatimi i Reformës në Drejtësi do të hapë një kapitull të ri në historinë e vendit. Në këtë rrafsh, synimet e opozitës për të rikthyer ligjshmërinë dhe zgjedhjet e lira dhe synimet e Reformës në Drejtësi për të vendosur ndëshkueshmërinë në nivelet e larta përputhen. Ndaj opozita vetëm fiton duke përmbushur me përpikëri detyrat e saj për zbatimin e Reformës.
Çështja tjetër përcaktuese për vërshimin e të pakënaqurve në sheshet e protestës është ajo se për çfarë do të protestohet, ku do të dilet. Ekonomia është gjithnjë një temë gjithëpërfshirëse dhe përbashkuese për qytetarët. Protestat qytetare të kohëve të fundit në Iran shpërthyen, sipas shumë burimeve, si një reagim kundër rritjes së çmimit të vezës me dyzet për qind. Çmimi i vezës mund të ketë qenë pika që derdh gotën, por aty fillon gjithmonë. Në vendin tonë, vetëm gjatë festave të fundvitit, çmimet spekulative fluturuan në hava për shumicën e frutave dhe perimeve. Zyrtarët e lartë të qeverisë e kishin mendjen, si përherë, te shfaqjet ekzibicioniste në ekrane. Qytetarët u lanë pa mbrojtje. Në Iran do të ishte bërë nami, edhe më shumë se u bë. Në Shqipëri qytetarët e hëngrën poshtërimin dhe braktisjen me bukë. Sepse nuk ka organizime qytetare apo sindikale që t?i organizojnë në protesta. Opozitave politike u ka rënë prej vitesh barra të veprojnë edhe si sindikata. Duhet ta bëjnë, por sindikalizmi i partive aq sa shton, aq edhe pakëson njerëz në protestë. Në këtë kontekst, PD dhe opozita e Bashës e ka bërë zakon të mirë që bashkë me denoncimin e gjendjes së rëndë, të paraqesë edhe zgjidhje.
Fatmirësisht, PD ka tani një program konkret për të luftuar varfërinë dhe zhvilluar vendin. Një program, në të cilën reflektohen në dinamikë kërkimet dhe zgjidhjet e reja. Ky program është zhurmuar qershorin e kaluar nga daullet e fushatës. Tani është një kohë e përshtatshme t?u dëgjuar. E shpjeguar thjesht dhe bindshëm, alternativa e opozitës do të mbledhë në sheshe më shumë qytetarë të lirë që s?duan të dinë për partitë. Sidoqoftë, nuk jemi në fushatë elektorale dhe opozita nuk është sindikatë. Ajo zbret në sheshet e protestës për arsye politike dhe me kërkesa politike. Opozita duhet t?i bjerë kokës, të dalë me kryetemën, që meriton një protestë të pandalshme: Kryetema është ilegjitimiteti i qeverisë. Qeveria ?Rama 2? është bërë shumicë me mandate të blera. PS mund të ketë dalë e para (dhe sipas meje ka dalë e para, por nuk ka fituar. Ajo nuk mund të qeverisë. Ilegjtimiteti i saj faktik është burimi i gjithë të këqijave, që vetëm do të shtohen nëse ilegjitimiteti lejohet të vazhdojë.
Shqipërisë i duhet me urgjencë qeveria legjitime. Edi Rama nuk është Kryeministër i ndonjë shumice politike, por i mandateve të blera. Ai duhet të dorëzojë detyrën dhe të negociojë formulën e qeverisë legjitime si kryetar i PS-së, parti e cila në këtë rast mund të ketë në tryezë statusin e partisë së parë.
Qeveria legjitime është një garanci e shtuar, për të mos thënë garancia më e madhe për zbatimin me sukses të Reformës në Drejtësi.
Qeveria legjitime është garancia e vetme për çlirimin e zgjedhjeve shqiptare nga krimi dhe paratë e pista.
Qeveria legjitime ka shumë më tepër shanse për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Është një utopi e pastër të shpresosh se Edi Rama do të ndriçohet dhe do të vijë si anglez ? domethënë para se të shohë popullin në rrugë ? te formula e qeverisë legjitime.
Por mund të shtyhet drejt legjitimitet, mund t?i imponohet largimi nga një masë e madhe dhe kompakte protestuesish, nga një frymë mospranimi e përhapur anembanë vendit. Kjo është ajo që thuhet rëndom si thënie librash ? ?populli të marrë në dorë fatet e veta? ? por që ngërthen një fetë të madhe të historisë së civilizimit perëndimor. Jo për të larguar iksin e vënë ypsilonin nga sheshet. Por për të diktuar ligjin e Republikës dhe zgjedhjet e lira. A do ta bëjnë shqiptarët? Nusja nuk e ka larg të pamët, thotë një shprehje./ Panorama
Nga i fiton Facebook paratë përveç reklamave? Mund të jetë n...
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një analizë të posaçme, pohon...
Në vitin 2016, një sondazh raportoi se numri i vegjetarianëv...
Në një artikull me titull “Si gangsterët e shndërruan Shqipë...
Një grua dhe partneri i saj lidhen nga një ndjenë e fortë dh...
Në tabloidin “The Sun”, në rubrikën e psikologes së njohur D...
Një 35-vjeçar ka paditur në polici avokatin e tij 69-vjeçari...
Një ish-pilot i CIA ka shokuar publikun me një deklaratë ku ...
E mbani mend filmin e famshëm Willy Wonka, ku në paketimet e...
Këngëtari i ndjerë i muzikës pop, i cila u takua me Princesh...
Me rastin e festës së shenjtë të “Ujit të Bekuar” President...
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko e ka një rec...
Dashuria e tyre që nisi 10 vite më parë “tronditi” jo vetëm ...
Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën sot si pasojë e një a...
Gjatë dy ditëve të fundit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si...
Bëhet fjalë për bukuroshen shqiptare e cila jeton në Itali I...
Makina e shefit të policisë rrugore në Gjirokastër, Arten Ho...
PD, nën drejtimin dhe paaftësinë epike të Lulzim Bashës regj...
Hipokrizia dhe dyfytyrësia duket se ka lodhur edhe gazetarin...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Kuçovës, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...