Njerëzit që hanë këtë ushqim bëjnë më shumë seks
Në vitin 2016, një sondazh raportoi se numri i vegjetarianëv...
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një analizë të posaçme, pohon se eksportet shqiptare po përballen me sfida, të cilat kërkojnë më shumë përpjekje për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për investime.
FMN rekomandon se, për të lehtësuar kostot e prodhimeve shqiptare, autoritetet duhet të përfundojnë projektet kyçe të infrastrukturës, transportit dhe energjisë. Gjithashtu rritja e kursimeve të brendshme, përmirësimi i qeverisjes, sundimi i ligjit dhe rritja e efikasitetin e tregut të punës janë masa që ndikojnë në përmirësimin e ambientit mbi eksportet. Eksportet në Shqipëri u rritën në vitin 2016, por krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ato mbeten të ulëta. Eksportet u dominuan nga nafta deri në vitin 2013, pesha e së cilës u ul në vitet më pas. Pjesa e tregut në eksporte është rritur, veçanërisht e udhëhequr nga tekstilet dhe këpucët, por me një ritëm më të ulët se vendet e tjera të rajonit, si Bosnjë- Hercegovina dhe Maqedonia.
Raporti i eksporteve të Shqipërisë ndaj PBB-së është i ulët në krahasim me ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas FMN, ecuria evidenton mangësi në konkurrencën e eksporteve krahasuar me fqinjët.
Treguesit e bazuar në anketime sugjerojnë se konkurrenca e Shqipërisë është përmirësuar, por hendeku i konkurrencës me vendet e rajonit vazhdon. Rritja e Shqipërisë në lehtësinë e të bërit biznes u përmirësua, por vendet e tjera të Ballkanit si Bosnjë dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi po konvergojnë më shpejt.
Renditja e Shqipërisë në Raportin e Konkurrueshmërisë Globale të Forumit Ekonomik Botëror gjithashtu ka mbetur në vend, duke zgjeruar boshllëkun tashmë të konsiderueshëm mes Shqipërisë dhe mesatares rajonale. Përqendrimi i eksporteve në sektorët me vlerë të ulët mund të jenë pengesë për rritjen e ardhshme.
FMN analizon se, në dallim nga eksportet me vlerë të lartë të vendeve fqinje si Serbia dhe Maqedonia, eksportet e Shqipërisë janë kryesisht në sektorët e tekstilit dhe këpucëve, si dhe nafta dhe mineralet. Për rrjedhojë, perspektivat e rritjes janë të kufizuara nga pikëpamja afatmesme e nënshtruar për çmimet e naftës, veçanërisht duke pasur parasysh koston e lartë të Shqipërisë për shfrytëzimin e naftës.
Ndërsa eksportet rajonale po rriten, më shumë se gjysma e eksporteve shqiptare shkojnë në Itali. Disa prej këtyre produkteve, veçanërisht tekstileve, përpunohen në Shqipëri nga porositësit dhe më pas rieksportohen në tregje të tjera, një pjesë e madhe janë destinuar për konsum final në Itali, duke e bërë Shqipërinë të varur nga një vend me potencial të ulët rritjeje. Nga ana tjetër, flukset hyrëse të IHD-ve janë rritur kryesisht në sektorin energjetik (tubacionet e gazit, hidrocentralet) dhe sektorët e minierave, por mbeten të kufizuara në sektorë të tjerë të tregtueshëm, gjë që lajmëron se, rritja e Investimeve të Huaja Direkte nuk mund të gjenerojë rritje të konsiderueshme të eksporteve
A mundet Shqipëria të integrohet në zinxhirët e furnizimit europian? Literatura tregon se performanca më e fortë e eksportit në nivel global dhe në Europë ka qenë rezultat i integrimit të suksesshëm me zinxhirët e furnizimit. Ky integrim lehtësohet nga afërsia me shpërndarjen e furnizimeve, hapja ndaj tregtisë, ngjashmëria e strukturave të eksportit, mjedisi i biznesit dhe cilësia e infrastrukturës. Shqipëria është mirë në dy masat e para, por është relativisht e pafavorshme në lidhje me tre të fundit, analizon Fondi.
Pengesat më të mëdha strukturore të Shqipërisë për të eksportuar dhe për të rritur konkurrencën me mallrat e importit, janë:
Së pari, institucionet e dobëta, së dyti, mangësitë në infrastrukturë, së treti një sistem taksash tepër kompleks, së katërti qasje e dobët në financa dhe së pesti mungesë e fuqisë punëtorë të kualifikuar. /Monitor.al
Në vitin 2016, një sondazh raportoi se numri i vegjetarianëv...
Në një artikull me titull “Si gangsterët e shndërruan Shqipë...
Një grua dhe partneri i saj lidhen nga një ndjenë e fortë dh...
Në tabloidin “The Sun”, në rubrikën e psikologes së njohur D...
Një 35-vjeçar ka paditur në polici avokatin e tij 69-vjeçari...
Një ish-pilot i CIA ka shokuar publikun me një deklaratë ku ...
E mbani mend filmin e famshëm Willy Wonka, ku në paketimet e...
Këngëtari i ndjerë i muzikës pop, i cila u takua me Princesh...
Me rastin e festës së shenjtë të “Ujit të Bekuar” President...
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko e ka një rec...
Dashuria e tyre që nisi 10 vite më parë “tronditi” jo vetëm ...
Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën sot si pasojë e një a...
Gjatë dy ditëve të fundit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si...
Bëhet fjalë për bukuroshen shqiptare e cila jeton në Itali I...
Makina e shefit të policisë rrugore në Gjirokastër, Arten Ho...
PD, nën drejtimin dhe paaftësinë epike të Lulzim Bashës regj...
Hipokrizia dhe dyfytyrësia duket se ka lodhur edhe gazetarin...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Kuçovës, ...
Valbona Selimllari është Miss-i i parë shqiptar, e zgjedhur...
Pas përshëndetjes ironizuese të kryeministrit Edi Rama ndaj ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...