web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Aksident tragjik në Greqi/ Ndërron jetë çifti shqiptar

6 Janar 2018, 15:01, Aktualitet CNA

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti tragjik në aksin rural Xorterou ? Koimisis në Seres të Greqisë.

Mësohet se një automjet ku udhëtonte një familje shqiptare ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat metalike të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi dhe pasagjerja, burrë e grua 35 dhe 25-vjeç.

Aksidentit tragjik i ka shpëtuar vetëm vajza e tyre e mitur, e cila ka marrë plagë të lehta./ CityNews





Lajmet e fundit nga