Bie zjarr në një ndërtesë në qendër të Brukselit/ Humbin jetën disa persona
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Nga Artur AJAZI
-Partia Demokratike në opozitë tashmë për mandatin e dytë, duket se po kalon vite të vështira dhe stresante, jo vetëm përsa i takon mënyrës diletante së drejtimit të partisë, por në veçanti mungesës së kurajos dhe guximit qytetar të lidershipit të saj, për të rigrupuar dhe riorganizuar nga e para këtë forcë politike. Viti 2017, do të kujtohet gjatë në gjithë historikun e Partisë Demokratike, si një prej periudhave më të vështira, më të lodhshme, më delikate më të paimagjinueshme të saj. Kjo pasi varej (dhe akoma varet) fati i mbijetesës politike të një partie e cila ka qenë e para force politike që mori pushtetin pas përmbysjes së sistemit komunist, pasi ka qenë forca e parë politike e cila në fillimet e saj numuronte afro 1 milion anëtarë, dhe që sot ka mbetur me as çerekun e tyre.
Kjo rrjedhje ka ardhur graduale, ka ardhur pas gabimeve, dështimeve dhe fajeve trashanike të bëra me dashje dhe pa dashje në një periudhë të mjaftueshme kohore, për të dhënë provat e duhura si lider. PD prej afro dy dekadash u drejtua me ?dorë të fortë? nga Sali Berisha, një figurë sot emblematike e kësaj partie, i cili me të mirat dhe të këqijat e veta, e rrënoi por dhe ribashkoi në kohë rekord atë, duke qenë i vetëdijshëm më në fund, dhe duke e deklaruar se koha e tij si kryetar kishte mbaruar. Ardhja e Lulzim Bashës në PD, ndoshta fillimisht u mendua si një ?prurje e re? e katapultuar nga vetë zotit Berisha, si një element konstruktiv që nesër do të ishte një kandidat potent dhe një konkurent i denjë për postin e kryetarit, gjithmonë me mendësi të veçanta perëndimore.
Dhe rasti nuk vonoi, zotit Basha i ra ?telebingo? nga ku pas dorëheqjes së zotit Berisha, ai tak-fap do të merrte atë që kishte ëndërruar, postin e kryetarit të PD. Pavarsisht se shumica ishin skeptikë apo edhe diçka tjetër, sinqerisht besoja se Lulzim Basha do të sillte një tjetër frymë në Partinë Demokratike, frymën e bashkimit, frymën e besimit, frymën e ringjalljes e konstruktivitetit, frymën e lirive dhe demokracive ndoshta deri diku të munguara në këtë parti, kryesisht brënda strukturave qëndrore e deri në bazë, frymën e hapjes së partisë për të ftuar elitën intelektuale brënda saj, dhe për ta ngritur cilësisht si forcë politike. Por isha gabuar rëndë, (dhe jo vetëm unë) isha gabuar në pritshmërinë time për ribashkimin e PD sepse ajo tashmë është e shumëndarë se kurrë, isha gabuar në pritshmërinë time të besimit, konstruktivitetit dhe lirive, sepse sot PD është kthyer në parti bunker, ku nuk mungojnë gardianët që i bëjnë shërbimet e rastit kryetarit të ri kur është nevoja. Tërmeti politik që tronditi dhe shkërrmoqi nga themelet Partinë Demokratike, prej afro 1 viti (duke mos futur këtu 4 vjeçarin e kaluar) ka lënë pasoja të pariparueshme edhe në bazën e kësaj force politike. Si asnjëherë më parë (pas mbylljes së çadrës së lirisë) pasi pësuan zhgënjimin e parë nga Luli, qindra e mijëra anëtarë dhe militantë të PD, duke mos patur rrugëdalje tjetër, nisën të kërkonin rikthimin e Berishës, një kërkesë që nuk mungon edhe sot.
Si asnjëherë tjetër më parë, pasi po konstatonin drejtimin e gabuar të Lulit si kryetar pas humbjes katastrofike në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, baza e kësaj partie nisi të braktiste mbledhjet, forumet, çadrat, protestat, dhe të kërkonte llogari për humbjen, për listat, për afrimin e emrave që nuk i dinin PD as ku kishte selinë qëndrore të saj. Nën pretekstin ?PD duhet të hapet, deputetët do të dalin nga baza?, Lulzim Basha pergatiti terrenin e afrimit të emrave të rinj në listën e tij, të atyre që u kishte dhënë fjalën apo të atyre me të cilët kishte punuar gjatë, kur kishte qenë qeveritar për 8 vjet. Baza e Partisë Demokratike është lodhur me Lulzim Bashën, ka humbur durimin, ka humbur besimin, ka humbur drejtimin, ka humbur vendosmërinë, dhe ndodhet në udhëkryqin më të rrezikshëm të një vendimarrje politike.
Baza e Partisë Demokratike, është lodhur me thirrjet, ultimatumet, ulurimat, akuzat e denoncimet e kryetarit Basha, është lodhur me retorikën boshe të zakonshme, e cila vetëm iniciativë opozitare nuk promovon në politikën aktuale. Por sikur të mos mjaftonte kjo, të ?lodhur? ndjehen me kryetarin Basha edhe ata që ai ka fare pranë, duke nisur nga zoti Berisha, i cili me nuhatjen e tij perfekte si politikan i vjetër, tashmë e ka kuptuar se ?atij që doli kryetar nga votat e 22 korrikut 2017 , notën më të mirë duhej tja japë baza e partisë? dhe duhet zgjidhje urgjente. Të lodhur me Lulzim Bashën kryetar PD, janë edhe ndërkombëtarët, me të cilët ai prej muajsh ndodhet në ?gjendje lufte?, falë prurjeve të reja që kanë mbushur jo vetëm grupin parlamentar, por edhe korridoret e selisë blu, të cilët zoti Berisha i quajti troç ?këshilltarët e këqinj të tij?. Përballë një mase kaq të madhe njerëzish ?të lodhur? me zotin Basha kryetar PD, duket se nisja e protestave do të mbetet një tjetër argument bindës, për pamundësinë e arritjes së qëllimit të tyre në raport me situatën reale në të cilën ndodhet opozita sot. Të mendosh për protesta antiqeveritare, kur partinë e ke të trazuar, do të thotë të shkosh me dashje dhe qetësisht drejt dështimit të rradhës.
Muret e periudhës romake të Durrësit në PortoromanoNë dhjeto...
Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve...
Deputeti demokrat Agron Shehaj akuzon LSI se ka heshtur në l...
Lori Hoxha është një ndër blogeret më të ndjekura në Shqipër...
Kreu i ALUIZN-t Artan Lame deklaroi se brenda dy viteve të p...
Kjo mund të cilësohet si një prej vjedhjeve më të papreceden...
Getoar Selimi është pa dyshim një ndër reperët më të pëlqyer...
Moti i keq i fillimit të dhjetorit shkaktoi probleme të shum...
Beatrix Ramosaj tregohet shumë e kujdesshme përsa i përket j...
Denny Kwan, 24 vjeçarja nga Kamboxhia është përjashtuar për ...
Konvertimi i Forcës së Sigurisë së Kosvës në ushtripor edhe ...
Vajza e vetme e aktores së njohur Ema Andrea di si të “godas...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili akuzon k...
Një 20-vjeçar në Delvinë është dhunuar dhe grabitur nga pers...
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka paralajmëruar se viti ...
Në mbledhjen e fundit për 2017-ën, një nga vendimet e Këshil...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me ve...
Një person ka humbur jetën sot në një aksident që ka ndodhur...
Princi Harry dhe Meghan Markle së shpejti do të kurorëzojnë ...
Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka zhvilluar pasditen...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...