Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Gjatësia e trupit mund të fshehë të dhëna mbi rrezikun e prekjes nga një sërë problemesh shëndetësore, të tilla si mpiksja e gjakut. Gjatësia mund të jetë një parashikues i rrezikut për tromboembolizmin venoz, njohur ndryshe si mpiksja e gjakut. Në këtë përfundim ka arritur një studim i fundit i publikuar tek revista Circulation: Cardiovascular Genetics. Rreziku për mpiksje të gjakut është më i ulët tek gratë dhe burrat më të shkurtër dhe rritet me gjatësinë.
?Gjatësia e njerëzve vazhdon të rritet dhe kjo ka kontribuar në faktin që rastet me trombozë janë shtuar shumë së fundmi? thotë dr. Bengt Zöller, profesor i asociuar tek Universiteti Lund dhe Spitali Universitar Malmö në Suedi.
?Mendoj se duhet të fillojmë të përfshijmë gjatësinë në faktorët e rrezikut ashtu si mbipesha, edhe pse duhet të kryhen më shumë kërkime shkencore për të përcaktuar se si ndikon saktësisht gjatësia në çrregullimet e trashëguara të gjakut dhe probleme të tjera shëndetësore.
Rreziku për mpiksje të gjakut nuk është i vetmi shqetësim shëndetësor që lidhet me gjatësinë: kanceri, problemet me zemrën, diabeti në shtatzëni, madje edhe jetëgjatësia lidhen me të.
?Gjatësia e trupit është në përgjithësi një faktor i rëndësishëm? Në studimin e ri u përfshinë të dhëna të më shumë se 1.6 milionë ushtarëve suedezë të lindur mes viteve 1951-1992 dhe grave suedeze të lindura mes viteve 1982-2012. Shtatzënia mund të rrisë rrezikun e mpiksjes së gjakut, prandaj është edhe shkaktari kryesor i vdekjeve të nënave gjatë shtatzënisë.
Pasi analizuan të dhënat fizike të këtyre personave, hulumtuesit shkencorë zbuluan se rreziku për mpiksje të gjakut ulej me 69% tek gratë me shtat më të shkurtër se 1.54 m krahasuar me ato që ishin më të gjata se 1.80 m. E njëjta gjë ndodh edhe për meshkujt rreth 1.60 m të gjatë krahasuar me ata që janë rreth 1.90 m të gjatë.
Tek meshkujt, gjatësia është parë si rrezik për mpiksje të gjakut në mushkëri, e quajtur embolizmi pulmonar, si dhe në këmbë dhe pjesë të tjera të trupit. Ndërsa tek gratë, vetëm rreziku për mpiksje të gjakut në këmbë lidhet dukshëm me gjatësinëA rritet rreziku për kancer me gjatësinë?
Studime epidemiologjike kanë sugjeruar se njerëzit e gjatë janë më të rrezikuar nga kanceri. Një studim i publikuar vitin e kaluar tek revista Plos Medicine, ku u analizuan 63 studime të mëparshme në lidhje me rrezikun për kancer dhe gjatësinë, siguroi të dhëna për një lidhje të mundshme mes gjatësisë dhe rrezikut për kancer kolorektal dhe të mushkërive.
Studimi sugjeron gjithashtu se faktorë të caktuar gjenetikë dhe biologjikë që ndikojnë në gjatësinë e një njeriu mund të ndikojnë edhe në rrezikun për zhvillimin e këtyre llojeve të kancerit.
A lidhet shtati i shkurtër me rrezikun për diabetin e shtatzënisë? G
jatësia lidhet gjithashtu me diabetin gestational, që ndodh kur nivelet e sheqerit në gjak fillojnë të rriten gjatë shtatzënisë. Një studim i kryer tek më shumë se 130 mijë gra shtatzëna të racave të ndryshme në SHBA, ku mbi 5000 gra prej tyre ishin diagnostikuar me diabetin e shtatzënisë, zbuloi se shtati i gjatë lidhej me një rrezik më të ulët për zhvillimin e diabetit gjatë shtatzënisë. Studimi është publikuar në vitin 2013 tek revista Diabetic Medicine.
A lidhet gjatësia me rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës?
Hulumtuesit shkencorë kanë dyshuar gjithmonë se të qenët i shkurtër mund të lidhet me një rrezik më të lartë për probleme të caktuara me zemrën, si ataku apo sëmundje të zemrës.
Nga ana tjetër, fibrilacioni atrial, një problem me shpejtësinë ose ritmin e rrahjeve të zemrës, është hasur më shumë tek individët me shtat të gjatë. Ndërsa një studim afatgjatë në lidhje me gjatësinë dhe rreziqet shëndetësore, i publikuar në vitin 2012 tek Revista Ndërkombëtare e Epidemiologjisë, zbuloi se ?gjatësia lidhej negativisht me vdekjen nga sëmundja koronare, nënllojet e goditjes në tru, problemet me zemrën, kancerin e stomakut dhe atë oral, sëmundja pulmonare obstruktive kronike, çrregullimet mendore, probleme me mëlçinë dhe shkaqe të brendshme.
?Në kontrast, gjatësia lidhej pozitivisht me vdekjen nga aneurizmi aortik, embolizmi pulmonar, melanoma dhe kanceri i pankreasit, sistemet endokrine dhe nervor, kanceri i gjirit, prostatës, gjakut dhe mushkërive. Gjatë këtij studimi afatgjatë u analizuan 121 studime të tjera të mëparshme ku janë përfshirë rreth 1 milion njerëz./CityNews
Ndalimi i një aktivstje të opozitës në pikën kufitare të Mor...
Shëndetësia njeh katër grupe gjaku dhe çdo njeri, përmes një...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili mëngjesi...
Kanceri i gjirit është një sëmundje e cila prek kryesisht gr...
Policia në pikën kufitare të Morinës ka ndaluar një tjetër a...
Mos harroni ti bëni here pas here komplimente partnerit tuaj...
Ka një thënie kineze që thotë “Sa më pak që hani, aq më shum...
Java e parë e këtij viti ka nisur me një luhatje temperatura...
Një prej serialeve me më shumë nominime “Golden Globes” ësht...
Shtëpia, familja, puna, fëmijët janë shumë detyra që një fem...
Sapuni me squfur është ideal për ata që kanë lëkurë të yndyr...
Rrjete sociale, posta elektronike, aplikime bankare, sisteme...
Ndonjëherë të motivohesh për tu ushtruar bëhët më e vështirë...
Njerëzit janë tepër të angazhuar saqë nuk kanë kohë as të ul...
Kush do ta mendonte që rrjeti social më i përdorur, me fotot...
Nga Filantrope tek ikonë stili , princeshë Diana ishte e njo...
Nëse e doni apo e urreni atë, takimet online duhen bërë dhe ...
Është fakt i pamohueshëm nga femrat që meshkujt janë të vësh...
Sulmet kibernetike ndodhin shumë shpesh, dhe të gjithë janë ...
1 milion dollarë, shumë as nuk i kanë parë dhe as nuk i kanë...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...