“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Një prej serialeve me më shumë nominime ?Golden Globes? është ?Feud?.
Seriali me protagoniste Susan Sarandon dhe Jessica Lange rrëfen atë që mund të quhet sherri më i madh në Hollywood: mes Bette Davis dhe Joan Crawford.
Davis dhe Crawford janë shumë të famshme sepse në vitet ?40 ishin në majat e suksesit Hollywood-ian dhe krahasoheshin vazhdimisht me njëra-tjetrën. Por kur luajtën një film bashkë dhe vetëm Davis u kandidua për Oscar, do të shpërthente një sherr që s?kishte shok.
Por s?qenë të vetmet, jo. Artistët paskan qenë racë e poshtër grindavece, lakmitare dhe ziliqare. Prandaj historia e artit është e mbushur me rivalitete që kanë mbetur në kujtesë.
Paul Gauguin VS Vincent Van Gogh
Si nisi?
Kur ata u bënë bashkë në 1888-ën, menduan se do të prodhonin perla. Si mund të ndodhte ndryshe, kur mbaheshin si dy prej piktorëve më brilantë të kohës?
Gabim. Pas dy muajve sherr të përditshëm për ?pikëpamjet e tyre krejtësisht të ndryshme mbi estetikën?, Gauguin kuptoi se s?mund të bashkëpunonte më me Vincent Van Gogh.
Kulmi i kulmeve?
Kulmi arriti gjatë një sherri, kur siç tregojnë, Van Gogh kërcënoi Gauguin-in me një thikë përpara se të priste veshin e vet, të cilin më pas ia bëri dhuratë një prostitute. Madje ka historianë që shkojnë deri aty sa të thonë se veshin ia preu Gauguin-i.
A pati paqe?
Po, pati. Pavarësisht njohjes jo-paqësore, dy piktorët vazhduan komunikimin me letra dhe skeçe derisa Van Gogh vrau veten, dy vjet më vonë.
Coco Chanel VS Elsa Schiaparelli
Si nisi?
Ishin dy dizenjatoret e vetme gra në vitet ?30, kështu që Elsa Schiaparelli dhe Coco Chanel ishin të destinuara për të qenë rivale. Më vonë mbesa e Schiaparelli-t, modelja Marisa Berenson, tha për revistën ?V? se Coco Chanel ishte ?xheloze? për gjyshen e vet.
Kulmi i kulmeve?
Kulmi i sherrit arriti gjatë një balloje, kur sipas ish-redaktores së ?Vogue? Bettina Ballard, Coco Chanel ?e shtyu padashje? Schiaparelli-n drejt qirinjve dhe atë e zuri flaka.
A bënë paqe?
Jo, s?bëhet fjalë. Por Schiaparelli u detyrua të mbyllte atelien e saj për shkak të falimentimit, çka u duk se e qetësoi goxha Coco Chanel-in.
Joan Crawford VS Bette Davis
Si nisi?
Sherri më legjendar në Hollywood nisi në 1935-ën kur Joan Crawford, një prej aktoreve më të shquara, u lidh me Franchot Tone, që Bette Davis e kishte fiksim. Më pas, Crawford dhe Tone u martuan. Që nga ai moment, do të niste një betejë mes të dyjave për prestigj, role dhe pa e fshehur aspak largësinë që mbanin ndaj njëra-tjetrës.
Kulmi i kulmeve?
Pavarësisht interpretimeve të shkëlqyera të të dyjave tek filmi ?Whatever happened to baby Jane??, vetëm Davis u nominua për çmimin Oscar të Aktores më të Mirë.
Por Crawford ia gjeti zgjidhjen: mori në telefon gjithë të nominuarat e tjera, duke iu ofruar ta merrte ajo çmimin në emër të tyre dhe të lexonte fjalimin që do t?i jepnin. Fati i saj i mirë: Oscar-in e fitoi aktorja Anne Bancroft e cila nuk ishte dot e pranishme për të tërhequr çmimin, kështu që Joan triumfuese e tërhoqi në vend të saj, duke e lënë Bette-n me zemër të ngrirë në prapaskenë.
A bënë paqe grifshat?
Jo. Por thuhet se me të dëgjuar për vdekjen e Crawford-it, Bette Davis e la një batutë për të mos u harruar:
?Nuk duhet të thuash kurrë gjëra të këqija për një të vdekur, duhet të flasësh vetëm gjëra shumë të mira. Joan Crawford vdiq. Shumë mirë!?
Michael Jackson VS Prince
Si nisi?
Në 1982-shin, Michael Jackson dhe Prince u përballën kokë më kokë pasi publikuan në të njëjtën kohë albumet e tyre: ?1999?- Prince dhe ?Thriller?- Michael Jackson. Që atëherë, ?Mbreti i pop-it? dhe ?Princi lejla? ishin në sfidë të hapur për primatin në industrinë e muzikës, duke qenë kundërshtarë në skenë dhe jashtë saj. Jackson siç dihet kishte një bazë tejet të gjerë fansash kurse Prince mbahej si më pak komercial dhe më shumë artist.
Kulmi i kulmeve?
Shumë e konsiderojnë si kulmin e rivalitetit mes Prince dhe Michael-it momentin kur Prince refuzoi të ishte pjesë e videoklipit ?Bad? të Michael Jackson-it.
A pati paqe?
Ndoshta. Sipas biografit Tavis Smiley, pasi dëgjoi për vdekjen e Michael Jackson-it, Prince u mbyll brenda për shumë ditë, duke i bërë të gjithë të mendonin se pavarësisht të gjithave, në thelb kishte patur shumë respekt për rivalin e tij.
Tupac VS Notorious B.I.G
Si nisi?
Rivaliteti që frymëzoi reperët në të gjithë botën, përfshirë Noizy-n dhe Unikkatilin, nisi në vitin 1994, kur Tupac u sulmua dhe u qëllua 5 herë në hollin e një studioje regjistrimi në New York. Sipas reporterit Chuck Philips, Notorious B.I.G. ishte në dijeni se ky sulm do të ndodhte, që një javë më parë.
Edhe pse oficerët nuk konfirmuan ndonjëherë që Notorious apo shokët e tij të East Coast-it të kishin gisht, që pas këtij sulmi gjërat mes reperëve sa erdhën duke u nxehur, duke nisur kështu rivalitetin e famshëm mes reperëve të East Coast-it dhe atyre të West Coast-it.
Kulmi i kulmeve?
Gjatë ceremonisë Source Awards në 1995-ën, edhe pse s?pati përplasje fizike me Biggie-t dhe Tupac-ut, grupet thumbuan njëri-tjetrin. Fjalimi i producentit të Tupac-ut, Suge Knight, ku tregoi sesi shtëpia e tyre diskografike ?Death Row Records? e kishte mposhtur atë të Biggie-t, ?Diddy and Bad Boy Records?, është tashmë histori.
A pati ndonjëherë paqe?
Jo, jo, jo. Pas çmimeve Source, Biggie publikoi këngën ?Who shot ya?? (Kush të qëlloi me plumba?), të cilën Tupac e kuptoi si një mburrje për sulmin ndaj tij, kur e kishin qëlluar me 6 plumba.
Si kundërpërgjigje, Tupac publikoi këngën ?Hit ?em up?, vargjet e së cilës përmbanin referenca nga ?Who shot ya??.
?Kush më qëlloi? Por ti s?e çove dot në fund/ Tani bëhu gati për furinë më kërcënuese?
Në 1996-ën, Tupac u vra, kurse Biggie vdiq një vit më vonë. Edhe pas vdekjes, rivaliteti East Coast- West Coast vazhdoi./CityNews
Shtëpia, familja, puna, fëmijët janë shumë detyra që një fem...
Sapuni me squfur është ideal për ata që kanë lëkurë të yndyr...
Rrjete sociale, posta elektronike, aplikime bankare, sisteme...
Ndonjëherë të motivohesh për tu ushtruar bëhët më e vështirë...
Njerëzit janë tepër të angazhuar saqë nuk kanë kohë as të ul...
Kush do ta mendonte që rrjeti social më i përdorur, me fotot...
Nga Filantrope tek ikonë stili , princeshë Diana ishte e njo...
Nëse e doni apo e urreni atë, takimet online duhen bërë dhe ...
Është fakt i pamohueshëm nga femrat që meshkujt janë të vësh...
Sulmet kibernetike ndodhin shumë shpesh, dhe të gjithë janë ...
1 milion dollarë, shumë as nuk i kanë parë dhe as nuk i kanë...
Pas qëndrimit tërë ditën në zyrë apo në hapësirë të mbyllur,...
Për të udhëtuar sot nga Tirana drejt Nju Jorkut, bileta më e...
Nëse vini re se flokët ju bien, nuk duhet menjëherë të bëni ...
Viti 2018 ka nisur me ambicie për këdo. Krahas shëndetit, që...
Arsyeja kryesore se pse specat djegës janë të mirë për shënd...
Telefoni ndonëse është kthyer në një mjet të domosdoshëm, sh...
Gjoksi perfekt? Për meshkujt ashtu dhe për femrat duhet te j...
Korçari më i famshëm i rrjeteve sociale, i cili njihet për v...
Breanne Benson është një pornostare e njohur, me origjinë sh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...