Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Nga Nevila Hoxha
Ndërthurja e fuqishme e potencialeve turistike të veriut dhe të jugut, maleve dhe bregdetit, larmishmëria e theksuar e peizazhit dhe e kushteve klimatike, cilësia dhe përmbajtja autentike e ofertave turistike dhe hoteliere bëjnë që Mali i Zi të plotësojë të gjitha shijet e turistëve .
Të gjithë teleferikët dhe pistat në të gjitha qendrat e skive gjatë këtij sezoni do të jenë në funksion të plotë. Në pista do të organizohen programe argëtuese ditore, promovime, uorkshope me tematikë të caktuar dhe programe për vizitorët të tjerë.
Në sezonin e ri dimëror 2017/2018 Mali i Zi është pozicionuar si një destinacion me administrim shumë të mirë në rajon gjatë festave të Vitit të Ri, dhe është bërë çdo përpjekje këtë vit për të përforcuar këtë imazh përfshirë gatishmërinë e qendrave turistike malore, hotelet e reja të kategorisë së lartë, dhe programe festive të cilat do organizohen përgjatë gjithë bregdetit malazez.
Akomodimi nuk është thjesht ushqimi dhe fjetja, por përfshin spa, pishina, palestër, wellness. Ndërkohë që lahesh në pishinë, shijon bardhësinë relaksuese të borës.
Për aventurierët, ata të cilët pushojnë duke qënë aktivë janë parqet e aventurave, në Kolashinë dhe Savin Kuk, të cilat vijnë me surprizën e të qenit të hapura gjatë sezonit dimëror dhe veror.
Nuk mungon pista e skive në Kolashinë dhe teleferiku nga i cili shijon rrugëtimin drejt pistës së skive.
Është interesant fakti se sa shumë investohet për turizmin e Malit të Zi, duke mos shfrytëzuar vetëm pasuritë e nënës natyrë, por ndërkohë, është planifikuar ndërtimi i sistemeve për dëborë artificiale, me një vlerë afro 9 milionë Euro, ndërsa investimi i ndërtimit të qendrës së skive arrin një shifër prej 22 milionë Euro.
Avantazh përbën dhe fakti që aeroporti është afër pistave të skive, ndaj çdo investim është në dobi të zhvillimit të turizmit të Malit të Zi, si një destinacion turistik dimëror dhe jo vetëm. Investimi për turizmin në Mal të zi, është shtrirë gjithashtu në turizmin rural, aventuresk dhe atë kulturor.
Përveç vizitorëve vendas dhe nga rajoni si ata prej Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Dubrovnikut dhe Serbisë interesim të lartë prej kohësh kanë shfaqur turistët nga Franca. Prej vitesh, ata preferojnë Kolashinën dhe interesimi ka qenë në rritje vit pas viti. Turistët nga Izraeli , Belgjika, Gjermania, Austria , nga Janari dhe deri në fund të Marsit, krijojnë një atmosferë unike multikulturore në Mal të Zi.
Këtë vit, përveç pistave të skive Savin Kuk dhe Javorovaça në Zhabjak, Kolashinë 1450 dhe Vu?je afër Nikshiqit, në funksion do të jenë edhe pistat e skive Lokve në Berane dhe Hajla në Turjak të Rozhajës. Qendrat malazeze të skive ofrojnë çmime konkuruese në krahasim me qendrat e tjera rajonale.
Në Zhabjak për shembull, çmimi i akomodimit privat është 10 Euro për person gjatë sezonit dimëror përveç periudhës së festave të fundvitit ku do të jetë 15-20 euro.
Përveç skive, bording, slitave, balonave të dëborës, ecjes me pallaska dëbore gjatë ditës dhe natës,kalërimit, rafting, jeep safari, ngjitjes në shkëmbinj natyralë dhe artificialë, mund të bëhen dhe xhiro me motorr nëpër bjeshkët Durmitor, Sinjajevina dhe Bjellasica.
Nëse jeni në kërkim, të aktivitete të ndryshme për të luftuar monotoninë, gjatë dimrit në Mal të Zi organizohen Festa e ullirit, Festa e gështenjave, Karnavalet tradicionale dhe shumë evente të tjera.
Për të apasionuarit e garave, në Zhabjak organizohet gara e skijimit alpin ku fituesi merr kupen ?Shqiponja e artë e Durmitorit?, ndërsa në periudhën 1 ? 8 Mars do të zhvillohet edhe festivali i parë snow kite në Europë, me karakter argëtues dhe garues, duke marrë në konsideratë faktin që ky vend ofron kushtet e jashtëzakonshme për snowkiting, dhe do të bashkohen rreth 250 adhurues të këtij aktiviteti sportiv, kryesisht nga Europa Perëndimore.
Në Kolashinë do të mbahet Maratona e Bjellasicës dhe Maratona përmes Sinjajevinës, që lidh Kolashinën dhe Zhabjakun, si dhe gara e IV aventuriere ?Winter Adventure Race ? Bjellasica 2018? që do të mbahet më 23 dhe 24 Shkurt. Në kuadër të këtij manifestimi do të mbahen edhe garat aventuriere në tre disiplina (ecja me pallaska dëbore, skijimi nordik dhe skijimi tur). Gjatë zhvillimit të garave do të organizohet programi i pasur argëtues dhe kulturor në qendrën e skive Kolashin 1450.
Nga viti në vit, numri i njerëzve dhe dëshirave për të vizituar Malin e Zi rritet. Budva mban epitetin e argëtimit më unik në rajon për natën e ndërrimit të viteve, dhe e pëforcon përsëri këtë vit me programin që do mbahet në kalanë e saj përrallore. Programi i Vitit të Ri do të fillojë më 29 Dhjetor me koncerte të grupeve të ndryshme dhe më me zë në rajon. Nuk do të mungojnë aktivitetet e ndryshme dhe në Podgoricë, Tivat, Kotor dhe Hercegnovi. Shumë afër Shqipërisë sonë të dashur, e ndiejmë qe Mali i Zi po na fton në të gjitha mënyrat!!!!
Gjatë emisionit mund të ndodhin shumë gjëra që nuk parashiko...
Një bankë e nivelit të dytë në qendër të qytetit të Laçit ka...
Mbrëmjen e sotme naftëtarët e rafinerisë së Ballshit, iu rik...
Ish-miss Albania, Gentiana Ramadani ishte e ftuar dje në emi...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë Berisha, Besnik Mustafaj, ...
Ndonse jemi në prag festash, reperët e njohur Mozzik dhe Get...
Një bankë e nivelit të dytë ka rënë pre e disa grabitësve në...
Jennifer Lopez organizoi një festë në rezidencën e saj në Lo...
Policia greke është vënë në ndjekje të një shqiptari, pasi d...
Gjykata e Venecias dënoi me 2 vjet burg dhe 4 mijë euro gjob...
Nxënësit turq, por shqiptarë etnikë të klasës së tetë të shk...
Ky mund të jetë artikulli më i çuditshëm që kemi parë ndonjë...
Pas mbylljes së protestave në Tiranë, naftëtarët kanë vijuar...
Shtypi i shkruar (print), kudo në botë po has në vështirësi ...
Nga rrushi, tek thjerrëzat, shegët… këto janë ushqimet që du...
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledjon Rehovic...
Gjykata e Apelit ka dhënë verdiktin e saj lidhur me rastin e...
Një traditë e vjetër në origjinë dhe shumë e bukur.Të gjithë...
Ekzekutohet nga qeveria shqiptare, vendimi I Gjykatës së Str...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...