Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nënkryetari i LSI, Luan Rama akuzon kryeministrin Rama se ka marrë nën kontroll dhe monitorim sistemin e drejtësisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Luan Rama shkruan se Më 22 nëntor 2017, Këshilli i ka miratuar një vendim, dhe konkretisht VKM Nr.673 ?Për riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit?.
Gjithashtu ai thekson se ?në pikën 1 të këtij vendimi thuhet qartë se:
?Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, më poshtë AKSHI, është institucion publik qendror, person juridik, me seli në Tiranë, në varësi të Kryeministrit?.
Sipas Luan Ramës, kjo është në kundërshtim me ligjin pasi Sistemet Elektronike në Sistemin Gjyqësor dhe kryesisht ai i Menaxhimit të Cështjeve në Gjykata, ICMIS apo sistemi i regjistrimit audio-vidio, kanë qenë deri tani në administrim të Ministrisë së Drejtësisë, apo Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor.
Postimi i plotë:
Skandali i rradhës: Kryeministri merr nën kontroll dhe monitorim sistemin e drejtësisë !
Përse hesht EURALIUS ?
Fakti:
Më 22 nëntor 2017, pra pak më shumë se një muaj më parë, Këshilli i Ministrave (kupto: Kryeministri sepse aty askush nuk flet e komenton, pa le më të kundërshtojë ndonjëri!), ka miratuar një vendim, dhe konkretisht VKM Nr.673 ?Për riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit?.
Në pikën 1 të këtij vendimi thuhet qartë se:
?Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, më poshtë AKSHI, është institucion publik qendror, person juridik, me seli në Tiranë, në varësi të Kryeministrit?.
Ndërkaq, në kapitullin III të këtij vendimi ku bëhet fjalë për funksionimin dhe organizimin e kësaj agjencie (AKSHI), në pikën 9 thuhet:
?AKSHI është administrator i çdo sistemi TIK që ka si përdorues institucionet apo organet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave, sipas listës nr. 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi?.
Por në listën Nr.2, që i bashkëlidhet vendimit, nuk gjenden vetëm ato sisteme IT që i përkasin ligjërisht administratës, por gjenden dhe kalojnë nën përgjegjësine e AKSHI-t, pra të Kryeministrit, edhe sistemet elektronike që aktualisht ndodhen de fakto në Ministrinë e Drejtësisë dhe që me ligj duhet t?i kalojnë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndërkohë që me VKM i kalojnë Kryeministrit.
Për të qenë të qartë për publikun, Kryeministri tashmë do të jetë administrator me të drejta të plota edhe në këto dy sisteme IT :
1.Sistemi i menaxhimit të çështjeve të gjyqësorit (ICMIS).
2. Sistemi i menaxhimit të çështjeve të gjyqësorit (ICMIS) në Gjykatat Administrative.
Kundërshtia me ligjin:
Sistemet Elektronike në Sistemin Gjyqësor dhe kryesisht ai i Menaxhimit të Cështjeve në Gjykata, ICMIS apo sistemi i regjistrimit audio-vidio, kanë qenë deri tani në administrim të Ministrisë së Drejtësisë, apo Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor.
Me reformën në sistemin e drejtësisë dhe ligjet e miratuara, të gjitha sistemet duhet të kalojnë respektivisht pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, për ato që janë në funksion të gjyqësorit, dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për ato sisteme në funksion të Prokurorisë.
Mbi këtë qasje, u miratuan ligjet e reja dhe u ndryshuan shumë ligje, për të shmangur cdo lloj kontrolli dhe mbikqyrjeje nga qeveria të këtyre organeve dhe punës së tyre.
Në ligjin nr.115/2016 ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë?, në nenin 92, ku flitet për sistemin elektronik të teknologjisë së informacionit, thuhet se :
?1. Këshilli i Ministrave miraton rregulla për politikat e përgjithshme shtetërore për sistemin e teknologjisë së informacionit për sistemin e drejtësisë, që ndër të tjera parashikojnë:
ç) për organizimin dhe funksionimin e qendrës së teknologjisë së informacionit për sistemin e drejtësisë pranë njërit prej institucioneve të drejtësisë dhe të përcaktojë kompetencat saj.
ç) përcaktimin e rregullave për funksionimin, dhe sigurinë e sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve dhe për mbrojtjen e të dhënave personale të përdorura dhe të ruajtura nga sistemi;
ë) sigurimin e saktësisë dhe sigurisë së të dhënave dhe mbrojtjen e të dhënave personale;
Ndërsa në pikën 5 të nenit 277, të po këtij ligji, thuhet shprehimisht:
?Jo më vonë se 1 muaj nga krijimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, sistemet aktuale të teknologjisë së informacionit, përfshirë edhe kontratat në fuqi për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e këtyre sistemeve, si dhe çdo dokument tjetër teknik ose juridik kalojnë në dorëzim dhe përgjegjësi të Këshillit nga drejtoria përgjegjëse e Ministrisë së Drejtësisë. Këshilli i Lartë Gjyqësor bëhet palë në kontratat ekzistuese ex lege?.
Përfundimi:
Siç mund të konstatohet lehtë prej kujtdo që di të lexojë e të kuptojë atë që lexon, ligji nuk le asnjë ekuivok, por qartë e në mënyrë të kuptueshme, përcakton autoritetin mbi sistemin elektronik të teknologjisë së informacionit të çështjeve. Në kundërshtim me Ligjet e Reformës në Sistemin e Drejtësisë, të cilat vendosën që sistemi i drejtësis?, përkatësisht edhe gjyqësori do të duhet të jetë jashtë ndikimit të qeverisë, Kryeministri me vendim të qeverisë së tij, vendos që këto sisteme kalojnë nën varësinë, nën kontrollin dhe monitorimin e tij.
Ky vendim i Qeverisë është një akt flagrant, dhe në kundërshtim me ligjet e miratuara nga Kuvendi për reformën në sistemin e drejtësisë;
Është skandali i rradhës i një qeverie skandalesh, që po bën të gjitha përpjekjet për kapjen, intimidimin, nënshtrimin dhe shpërdorimin e drejtësisë, në kundërshtim me parimet dhe frymën e reformës në drejtësi!
Ndërkaq, është e habitshme heshtja e misionit EURALIUS-it për këtë çështje!…
Sepse gjatë gjithë diskutimit e miratimit të reformës në drejtësi, qëndrimi i tyre ka qënë parimor dhe në kundërshti të plotë me atë, që është vendosur nga qeveria me VKM-në e 22 nëntorit 2017!
Por, a do të vazhdojnë të heshtim edhe më tej ?…
Shënim: VKM-në nr. 673 datë 22 nëntor 2017 për të cilin bëhet fjalë në këtë shkrim, e gjeni të botuar në Fletoren Zyrtare nr. 209.
Ky shkrim është botuar në gazetën ?Panorama? të datës 28 dhjetor 2017./ CityNews
Rudina Dembacaj është padyshim një nga aktoret shqiptare më ...
Nuk e keni ngjitur ndonjeherë Thethin në dimër? Epo atëherë ...
Shërbimi i Policisë Rrugore ka apeluar të gjithë drejtuesit ...
Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri bëri bujë të madhë në rrj...
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Maliqit, pasi...
Dhjetra nanftëtarë, mëngjesi i sotëm i ka zbardhur duke prot...
Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e tre të rinjv...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm dy pika karburanti në q...
Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka mahnitur me paraqitjen e saj t...
Rreth 12 mijë punonjës policie do t’i nënshtrohen procesit t...
Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia në Kapshticë, pasi...
Të gjithë besoj e keni parë jetën luksoze që bën Dan Bilzeri...
Prokuroria ka vendosur të mbyllë të gjitha dosjet e rëndësis...
Skadon sot afati për deklarimin e shpenzimeve nga ana e gjyq...
Teksa Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka shpallu...
Pjesa e parë e ditës së sotme, mbetet e vranët me shira të i...
Administrata publike në vend , të paktën në syrin e biznesit...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Do merrni bekimin e yjeve gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia m...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i ftuar në s...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...